Dermatologji

NDIHMA E PARË/ Djegiet nga avulli apo uji i nxehtë, trajtimi dhe këshillat

Djegiet nga avulli apo uji i nxehtë janë ndër incidentet më të shpeshta në shtëpi. Mund të mos ndikojnë në inde, por në të vërtetë mund të shkaktojnë dëme serioze. Prandaj është e rëndësishme të njohim trajtimin e tyre.

Kur flasim për djegie, në mendje na vjen gjithmonë ajo e shkaktuar nga zjarri. Por megjithatë, sipas asaj që thotë CDC, Qendra amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit, ky lloj incidenti prek mes 33%-58% të pacientëve të shtruar në Shtetet e Bashkuara.

Në përgjithësi, ka shkallë të ndryshme të djegies që ndahen në bazë të thellësisë së saj. Mund të shkojnë nga shkalla e parë në të tretën, më e rënda që mund të prekë indet, muskujt dhe nervat.

SHKAQET

Pjesa më e madhe e djegieve ndodhin në shtëpi, gjatë aktiviteteve të përditshme.

Kur uji arrin pikën e vlimit, transformohet në avull. Gjatë këtij procesi, grimcat bëhen më të vogla por mbajnë temperaturën 100 gradë Celcius.

Qoftë uji i nxhetë e qoftë avulli mund të shkaktojnë djegie të rënda. Sipas ekspertëve në fakt, uji i ngrohtë dhe në 60 gradë Celcius mund të shkaktojë në një fëmijë në tre sekonda djegie të shkallës së tretë.

Djegiet ndodhin kryesisht gjatë gatimit të ushqimit. Në veçanti kur prek sende të përdorimit të përditshëm, si zjerës i ujit, avullues apo tenxhere me presion.

Kur uji kthehet në avull, zgjerohet në hapësirën e zënë; pra ka tendencën të dalë me një farë presioni nga ena ku ndodhet. Për pasojë, dëmi i shkaktuar në inde është më i madh.

Sipas CDC, pjesët më të prekura të trupit janë duart e krahët me një incidencë prej 42%, ndërsa këmbët janë në vendin e dytë. Në këtë rast, dinamika lidhet më shumë me derdhjen e lëngjeve të nxehta.

SIMPTOMAT

Simptomat e shkaktuara nga këto lloj djegiesh variojnë sipas shkallës së djegies. Në të gjitha rastet japin dhimbje dhe djegie në zonën e prekur, të lidhura me dëmtimin e indeve të shkaktuara nga kontakti me ujin e nxehtë apo avullin.

Në djegiet e shkallës së parë, përveç djegies, do të ketë dhe skuqje të zonës së prekur dhe një ënjtje të dukshme. Në këtë rast është shtrati sipërfaqësor i lëkurë që preket, dhe dëmet do të jenë të vogla.

Nga ana tjetë, kur uji i nxehtë apo avullin shkaktojnë djegie të shkallës së dytë, shfaqen plagët dhe flluskat në zonën e prekur. Kjo vjen për shkak të penetrimit të nxehtësisë në shtresat më të thella të lëkurës, duke shkaktuar ndarjen e saj i rezultat i mekanizmit mbrojtës të trupit.

Djegiet e shkallës së tretë karakterizohen nga flluska dhe zona ku ekspozohet indi i thellë. Mund të shoqërohet me kufizim të funksionalitetit të asaj zone, për shkak të dëmtimit të fijeve nervore.

NDIHMA E PARË

Duke pasur parasysh shpeshtësinë që ndodhin këto incidente duhet të dimë masat e ndihmës së parë. Ndërhyrja e menjëhershme ndihmon në lehtësimin e dëmeve dhe parandalimin e komplikacioneve të mundshme.

Largoni personin e prekur nga burimi i nxehtësisë

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të largojmë personin nga burimi i nxehtësisë. Pra, të shmangim djegie të tjera në zona të tjera të trupit.

Ftohni plagën dhe hiqni rrobat në kontakt me lëndimin

Në momentin që personi është larguar nga zona e rrezikut duhet freskuar plaga. Për këtë zona e prekur vendoset në ujë të vakët për 20 minuta. Kjo do të freskojë indet dhe do të shmangë vazhdimësinë e djegies. Mos vendosi në asnjë rast akull, pasi i ftohti mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

Pasi të keni freskuar plagë, hiqni veshjen apo aksesorë të mundshëm në zonën e prekur. Në këtë rast, është më mirë të prisni veshjen për të shmangur dëmet. Nëse rrobat janë të ngjitura pas lëkurës, nuk duhen hequr absolutisht.

Mbuloni zonën e prekur

Pasi të keni hequr veshjet, këshillohet të mbulohet zona e prekur me një garzë sterile apo një pecetë të lagur. Nëse zona e prekur nuk është shumë e madhe mund të vini një fashë për të mbrojtur pjesën, por mos e ngjeshni.

Në këtë pikë, nëse dhimbja është intensive mund të merrni analgjezikë si paracetamoli apo ibuprofeni. Në rastin e djegies së gjerë, temperatura e trupit ka tendencën të ulet. Për këtë arsye duhet të përpiqemi ta mbajmë në vlerat normale.

Mos i pëlcisni fluskat dhe mos aplikoni substanca në zonën e djegur

Mos i pëlcisni fluskat. Kjo procedurë mund të ndiqet vetëm nga mjeku kur është e nevojshme. Çarja e tyre, në fakt, e ekspozon ndaj infeksioneve dhe komplikacioneve të tjera.

Nga ana tjetër, është kundërproduktive të aplikosh substanca si pastë dhëmbësh, kafe, gjalp etj., pasi rrisin rrezikun e infeksionit bakterial. Përdorimi i pomadave apo vajrave bëhet vetëm nën kontrollin e rreptë mjekësor.

KUR DUHET TË SHKONI TE MJEKU

Në pjesën më të madhe të rasteve, djegiet nga avulli apo uji i nxehtë janë të shkallës së parë apo të dytë, dhe përgjithësisht nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Në këto raste zbatoni masat e dhëna më sipër dhe do të shërohet shpejt.

Megjithatë është mirë të konsultoheni me mjekun kur është e madhe sipërfaqja e djegur apo bëhet fjalë për djegie të shkallës së tretë. Kjo e fundit është e rëndë e sidomos tek fëmijët, dhe mund të vërë në rrezik jetën e njeriut.

Situata të tjera ku është i nevojshëm konsultimi me mjekun janë:

Dhimbje, skuqje apo ënjtje që nuk zhduken
Temperaturë mbi 38 gradë Celsius
Prani e lëngut purulent (qelbit) në plagë
Shërimi i ngadaltë i plagës
Kur përfshin sytë dhe rrugët e frymëmarrjes

Disa studime thonë se 30%- 40% të pacientëve të prekur nga djegiet janë më pak se 15 vjeç. Në këtë rast, është mirë ti drejtoheni urgjencës, pasi fëmijët janë më pak rezistentë ndaj këtyre lëndimeve dhe mund të hasin më shumë dëme se të rriturit. Fëmijët janë më të prekurit nga djegiet e avullit dhe ujit të nxehtë. Kjo mund të ketë lidhje me natyrën e tyre kurioze./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago