Skadenca e ilaçeve është data deri në të cilën garantohet efikasiteti i një ilaçi në paketimin e tij origjinal, para se të hapet apo të ruhet në mënyrën e duhur.
Ligjërisht, është vendosur një kufi maksimal skadence prej 5 vitesh. Megjithatë, mund të jetë dhe më pak por në çdo rast tregohet në paketim.
Data e skadencës së ilaçit është periudha gjatë së cilës prodhuesi siguron dhe tregon me studie shkencore se produkti ruan 100% përbërësit e tij aktiv.
Mund të shprehet në formatin 00/0000, dy shifra që tregojnë muajin dhe katër shifra që tregojnë vitin.
Data reale e skadencës është dita e fundit e muajit që tregohet. Pra bëhet fjalë për skadimin e garancisë së qëndrueshmërisë dhe efikasitetit. Kur arrihet kjo datë, vetitë e ilaçit mund të ndryshojnë.
Qëndrueshmëria e një ilaçi varet nga faktorë të ndryshëm mes të cilëve përmendim:
Temperatura
Një nga faktorët që ndikon më shumë në ruajtjen e një ilaçi është temperatura. Për këtë këshillohet që të mbahen në vende të freskëta dhe të thata. Përveç kësaj, është e rëndësishme që të mos kalojnë ndryshime të papritura të temperaturës.
Forma farmaceutike dhe skadenca e ilaçeve
Nëse forma farmaceutike është e lëngshme, si solucionet, shurupet, do të jetë më pak e qëndrueshme se sa forma e ngurtë. Në rastin e formave solide farmaceutike vëmendje duhet ti kushtojmë ndryshimit të ngjyrës dhe4 pamjes, që tregon degradimin e mbështjellësit, por jo të përbërësit aktiv.
Ilaçet me shumë doza janë ato që hapen shumë herë për ti marrë, si shurupi apo ilaçi me pika. Kjo mund të ndryshojë qëndrueshmërinë e ilaçit dhe sjell rreziqe potenciale mbi efektshmërinë dhe sigurinë e ilaçit.
Kur hapen, periudha e vlefshmërisë nuk është më ajo e datës së skadencës, por specifikohet në fletën udhëzuese dhe është shumë më e shkurtër.
Për tu kujtuar se kur e keni hapur, këshillohet të shkruani në paketim datën kur e keni filluar atë. Në çdo rast, gjëja më e mirë është të hidhni ilaçin që mbetet sapo të keni përfunduar trajtimin.
Nëse bëhet fjalë për ilaç me pika dhe nuk ka një paketim apo nuk jepet koha e vlefshmërisë kur hapet, këshillohet të ruhet jo më shumë se 4 javë.
Sipas ekspertëve, kur kalon data e skadencës e dhënë nga laboratori, ilaçi mund të jetë ende efikas. Sidoqoftë, duke menduar se ka ka siguri se ilaçi nuk e ka humbur efikasitetin dhe nuk përmban substanca toksike.
Një ilaç i skaduar prej dy muajsh jo gjithmonë mund të japë efekte të padëshirueshme. Megjithatë, nëse ilaçi i skaduar ka humbur efikasitetin e vet apo është bërë toksik janë dy aspekte shumë të ndryshme.
Janë bërë shumë kërkime në vitet e fundit dhe në shtete të ndryshme për të kuptuar pastërtinë apo fuqinë e një ilaçi që ka kaluar datën e skadencës. Megjithatë, duhet të themi se ilaçet që janë objekt studimi janë mbajtur në kushte të mira.
Rezultatet ishin të habitshme, një përqindje e lartë kishte ruajtur të paktën 90% të përbërësve të saj aktive pas datës së skadencës, shifër e konsideruar e pranueshme për standardet minimale të efikasitetit apo fuqisë që pritej nga studiuesit.
Pasi të hapen ilaçet duhet të ruhen në mënyrë korrekte pasi ato që i mbajmë në temperaturë të lartë, lagështirë dhe dritë priren të bëhen jo efektive dhe toksike.
Duhet të hiqni dorë nga mbajtja e ilaçeve në banjë apo kuzhinë, pasi këto dhoma janë shpesh të lagështa dhe i nënshtrohen ndryshimeve të papritura të temperaturës.
Ilaçet duhet të mbahen në vende të thata dhe të ajrosura, në dollapë të mbyllur mirë dhe në lartësi që nuk arrihen nga fëmijët. Gjithashtu kur udhëtoni duhet të dini se ilaçet nuk duhen ruajtur brenda makinës por në bagazhet e dorës dhe nuk duhet të lihen në ulëset e pasagjerëve kur mjeti është i ndaluar dhe në diell.
Përsa i përketu antibiotikëve shurup kini kujdes pasi mund të ruhen vetëm në frigorifer.
Nëse do të duhet të konsumin gjysmën e një tablete, ndajeni atë me mjetin special që mund të blihet në farmaci dhe gjysmën e mbetur mbështilleni me letër alumini dhe mund të përdoret brenda 48 orësh./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…