Mirëqenie

Ushqimi ndikon jo vetëm shëndetin!

Trupi juaj është një ekosistem, por gjithashtu është i lidhur me ekosistemin e madh planetar në të cilin jetojmë.
Ushqimi që hamë nuk është vetëm një zgjedhje personale, por lidhet me pothuajse gjithçka që na rrethon dhe na intereson.
Zgjedhjet tona personale kanë pasoja Globale!

Çfarë bëjmë me trupat tanë ja bëjmë Planetit dhe atë që bëjmë me Planetin ja bëjmë trupave tanë!
Mënyra se si ne e rrisim ushqimin, si e përpunojmë, si e transportojmë, si e përgatisim dhe e shpërdorojmë atë sot, po nxit shumicën e krizave globale.
Obeziteti tani prek mbi 2 miliardë njerëz në mbarë botën!

Sëmundjet kronike, të lidhura me dietën tonë, vrasin më shumë njerëz se çdo gjë tjetër!
Kostoja është marramendëse (gati gjysma e rrogës na ikën për ushqim të panevojshëm) dhe përkeqësohet çdo ditë. Ne po harxhojmë para dhe burime nga shërbimet publike të tilla si kujdesi shëndetësor falas, arsimi, mbështetja sociale, infrastruktura, inovacioni, kërkimi dhe më shumë.

Padrejtësia dhe sëmundjet shoqërore përkeqësohen në bashkësitë me ngjyrë dhe komunitetet e ulëta socio –ekonomike, të cilat janë duke luftuar për të pasur ushqim të vërtetë. Varfëria, kënetat e ushqimit dhe shkretëtirat e ushqimit përjetësojnë një rreth vicioz. Fëmijët tanë kanë vështirësinë shkollë për të mësuar, vështirësia në përqendrim, problemet në sjellje, janë shpesh rezultat i një diete të dobët.
Sistemi ushqimor është shkaku numër një i ndryshimeve klimatike, shterimit të Tokës dhe ujit të pijshëm si dhe humbjes së biodiversitetit të bimëve, kafshëve, insekteve, madje edhe mikrobiologjisë së Tokës.
Sistemi ushqimor po degradon në shpyllëzim, erozion të Tokës, në bujqësinë e kafshëve të fabrikuara, në dëmtim agrokimik të Tokës.

Transporti, ngrirja frigoriferike (ruajtja) dhe përpunimi i mbeturinave ushqimore kolektivisht, kontribuojnë në rreth 50% të të gjitha emetimeve të gazrave serë. Për shembull, Toka është grumbulluesja më e madhe e Karbonit në Planet, shumë më e madhe se pyjet e Amazonës. Ajo ka kapacitetin për të mbajtur tre herë sasinë e Karbonit që është aktualisht në atmosferë, e cila është 1 trilion ton. Në fakt, nga ai 1 trilion ton CO2 që nxit ndryshimin e klimës, një e treta vjen nga humbja e Karbonit të Tokës nga erozioni dhe shkatërrimi i jetës së Tokës, e cila ruan Karbonin.

200 miliardë Kg plehra Azotike janë një tjetër nxitës kryesor i ndryshimit të klimës. Ato kërkojnë rreth 2% të të gjithë prodhimit global të karburanteve fosile (kryesisht si gaz natyror) për tu sintetizuar(prodhuar) dhe kur aplikohen në Tokë, vrasin jetën mikrobike dhe prodhojnë oksid Nitrik. Oksidi nitrik është gaz serë 300 herë më i fuqishëm sesa dioksidi i karbonit.
E gjithë kjo tingëllon e zymtë, por këtu është e vërteta!Nëse problemi është sistemi ushqimor, atëherë edhe zgjidhja është sistemi ushqimor.

Hapi i pare kryesor është të bëhesh një riciklues. Krijoni një mënyrë jetese, një mënyrë ushqimi që rigjeneron shëndetin e njeriut dhe shëndetin Planetar. Nuk është e lehtë, por ndërsa më shumë njerëz kërkojnë ndryshim, aq më shumë sistemi do të ndryshojë.

Bujqësia rigjeneruese fillon me farën, tokën dhe fermën, duke rritur ushqimin në një mënyrë që rikthen tokën, ruan ujin, rrit biodiversitetin, përmbys ndryshimet klimatike, prodhon ushqim më të pasur me lëndë ushqyese, të pasura me fitonutrientë, ndërsa e bën fermerin shumë më tepër të pasur financiarisht në fakt.

Ekosistemet e lokalizuara rigjeneruese të bujqësisë po përhapen në nivel global. Unë besoj se kjo është e vetmja zgjidhje e vërtetë për prodhimin e ushqimit në të ardhmen dhe secili prej nesh mund të jetë pjesë e asaj zgjidhjeje.

Kur zgjidhni një dietë të vërtetë, të plotë ushqimore, ju kontribuoni për një planet më të shëndetshëm.
Kur blini në tregjet e fermerëve të vegjël në vend dhe mbështesni bujqësinë rigjeneruese, ju kontribuoni për një planet më të shëndetshëm.
Kur blini prodhime organike, anashkaloni plastikën dhe minimizoni mbeturinat ushqimore, ju kontribuoni për një planet më të shëndetshëm.
Pra, pranoni që kur hani për shëndetin tuaj, po hani për shëndetin e ekonomisë sonë, kafshëve, burimeve dhe komuniteteve tona.
Po hani për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tane!
Kjo i bën zgjedhjet tuaja edhe më me ndikim nga sa mund ta kishit imagjinuar më parë.

Artikull nga Dr.Gerald KOLA
Mjek Internist dhe Këshillues Mjeksor

Nr Tel: +355 67 207 1231

Klinika Tirana Health Clinic

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago