Vaksina anti-Covid dhe ndikimi në menstruacione dhe ciklin menstrual

Rritja e stresit, ndryshimet e peshës, ushtrimet fizike intensive dhe sjellje të tjera të stilit të jetës ndikojnë në ciklin menstrual dhe në këto kohë pandemie të gjithë këta faktorë janë bërë të zakonshëm.

Studime të ndryshme janë kryer për të zbuluar lidhjen me vetë virusin, pasi gra që u infektuan përjetuan ndryshime në kohëzgjatje, rregullsi, intensitet të fluksit dhe dhimbjen e ciklit të tyre menstrual.

Prandaj është e arsyeshme të shohim nëse këto ndikime mund të shtrihen dhe në efektet e vaksinave (Pfizer apo të tjera), sidomos pas shenjave të treguara nga disa gra pas marrjes së vaksinës.

Pikë së pari duhet të sqarojmë dy përcaktimet, edhe pse të thjeshta:
Menstruacionet janë humbja e gjakut dhe indeve që ndodh çdo muaj, dhe njihet dhe si ‘fluksi menstrual’

Ndërsa me ciklin menstrual ne nënkuptojmë grupin e fazave hormonale dhe ndryshimet fizike që ndodhin nga

VAKSINA COVID DHE CIKLI MENSTRUAL

Arsyet e mundshme për çdo vonesë të ciklit janë nga më të ndryshmet, dhe kjo është normale të ndodhë gjatë viteve qoftë sistematike apo rastësore, por disa grupe studiuesish po studiojnë nëse vaksina anti-COVID mund të shkaktojë ndryshime të tilla.

Çdo sinjalizim (të themi të rrëfyer nga gratë, pa përfaqësuar një kampion statistik domethënës) përfshijnë kryesisht: menstruacione që vijnë më herët, vonesë të ciklit, fluks më i bollshëm i menstruacioneve, dhe menstruacione më të dhimbshme.

Sigurisht, një numër i madh faktorësh mund të shkaktojnë ndryshime të përkohshme të ciklit menstrual që është rezultat i një grupi delikat dhe kompleks të ndërveprimeve biokimike midis indeve (nga truri tek organet riprodhuese), qelizave dhe hormoneve. Nga kjo pikëpamje, përgjigja imune ndaj vaksinës është e besueshme se mund të luajë një rol shqetësues, ashtu siç ndodh në situata stresuese ose kur ju prekeni nga ndonjë sëmundje që përfshin në mënyrë aktive trupin në organizimin e një përgjigje të përshtatshme.

Megjithatë nuk është e lehtë të gjesh në mënyrë objektive efektet e vaksinës dhe faktorëve të tjerë, pasi është natyrale për qenien njerëzore të jetë gjithmonë në kërkim të një lidhjeje shkak-pasojë për të shpjeguar një anomali të mundshme. Prandaj është e qartë se kryerja e vaksinimit ka premisë për një gjendje mendore në të cilën çdo shqetësim do të shfaqet si pasojë e injektimit, edhe kur anomalia është ndoshta rezultat i rastësisë ose i lidhur me ngjarje të ndryshme (një ndryshim në regjim ushqimor, fillimi i një sport, stres profesional, …)

Janë raportuar ndryshime menstruale pas vaksinimit me të gjitha llojet e vaksinave, vektor viral dhe mRNA, çka tregon në mënyrë hipotetike se lidhja mund të jetë rezultat i një përgjigjeje imunitare ndaj vaksinimit, apo me një përbërës specifik të vaksinës (edhe vaksina ndaj HPV është e lidhur me ndryshime menstruale), hipotezë e mbështetur nga një studim mbi gratë në moshë fertiliteti, sipas të cilit një në katër gra është ankuar për vonesë të ciklit gjatë apo pas infektimit natyral me COVID-19.

Mekanizmat biokimikë që mund të lidhin përgjigjen imunitare me ciklin menstrual mund të kenë të bëjnë me hormonet që rregullojnë ciklin dhe efektet e ndërmjetësuara nga qelizat imune të gjetura në mukozën e mitrës, degjenerimi natyror mujor i të cilave ndodh në thelb në gjak dhe në gjurmët e indeve që nxirren jashtë gjatë menstruacioneve.

PYETJE PERGJIGJE MBI TEMEN

A mund të vonojë vaksina menstruacionet?
Po, është e mundur për arsyet që u përmendën më sipër.

A janë shqetësuese këto ndryshime?

Studimet nuk kanë përfunduar ende, por sot pjesa më e madhe e grave që kanë raportuar ndonjë ndryshim të ciklit menstrual post-vaksinim, i janë kthyer normalizimit që në ciklin pasardhës.

Mund të merret vaksina nëse je me menstruacione?

Marrja e vaksinës nuk udhëzohet të meret nëse ke infeksion akut dhe të rëndë, por menstruacionet nuk janë sëmundje, kështu që vaksina mund të merret pa problem.

A ka vaksina pasoja mbi fertilitetin?

Nuk ka sot prova që vaksina mund të ndikojë në fertilitet, hipotezë e mbështetur në faktin se:

Shtatzënitë e padëshiruara kanë ndodhur me ritme të ngjashme në grupet e vaksinuara dhe të pavaksinuara.

Në klinikat e IFV-së, masat e fertilitetit dhe normat e shtatzënisë janë të ngjashme në pacientët e vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Cilët faktorë shkaktojnë vonesë?

Mes shkaqeve më të zakonshme vërehen:
Gjendja e shtatzënisë,
Ndryshimet hormonale, që mund të ndodhin si zakonisht dhe nga stresi
Infeksione dhe sëmundje të tjera të përkoshme, si një grip i rëndë
Aktivitet i tepërt fizik
Efekte të padëshirueshme të ilaçeve
Vezorja polikistike
Per-menopauza e afërt
Çrregullime ushqimore si anoreksia nervoze apo bulimia
Mosfunksionim i duhur i tiroides
Sasi e tepërt e prolaktinës në qarkullim
Diabeti i kontrolluar keq
Sindroma e Cushing, një gjendje ku ka nivel të lartë të hormonit të krotizolit, që trupi përdor si përgjigje ndaj stresit./ MeMjekun.com

 

Burimi referues: BMJ

 

Shënim: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago