Okulistike

Mioza (bebja e zvogëluar e syrit)/ Shkaqet, simptomat, rreziqet dhe trajtimi

Përmasa normale e bebes së syrit tek të rritur varion me diametër nga 2-4 mm në dritë të plotë deri në 4-8 mm në errësirë. Mioza është ajo gjendje ku bebëzja rezulton me përmasa më të vogla se normalja, ndërsa ndryshimi i diametrit mes dy bebëzave përcaktohet si anizokoria.

Mioza mund të klasifikohet si:
Reagent, kur bebja ngushtohet si përgjigje ndaj stimujve të dritës;
Fikse kur situata e shtrëngimit të bebes nuk lidhet me dritën e jashtme.

Ajo mun të jetë e njëanshme nëse prek vetëm njërin sy dhe zakonisht shfaqet si pasojë e një shkaku patologjik, apo i dyanshëm kur prek të dy sytë si në ndryshimn e ndriçimit, edhe pse nuk përjashtohet edhe shkaku patologjik apo farmakologjik.

Gjithashtu, mund të jetë një shenjë edhe e rëndë si përshembull lezion neurologjik, traumë të kokës, lezion okular, apo pasojë e përdorimit të substancave të drogës si heroina apo morfina.

Mjeku referues është oftamologu i cili mund dhe tju referojë tek specialistë të tjerë kur dyshohet se mioza lidhet me gjendje të tjera mjekësore.

VËSHTRIMI ANATOMIK

Bebja e syrit është ai rrethi i zi në qendër të irisit, pjesës me ngjyrë të syrit, përmes së cilës hyn drita; rritet apo zvogëlohet në përmasa si përgjigje ndaj ndryshimit të dritës:
Kur ka pak dritë irisi zvogëlohet dhe bebja e syrit zgjerohet.
E kundërta ndodh kur ka shumë dritë kur bebja zvogëlohet në përmasa.
Rregullimi i përmasave të bebëzs është një fenomen që ndodh falë efektit të kombinuar të dy muskujve, muskulit sfinkter të irisit dhe muskulit zgjerues të tij. I pari ësht ëpërgjegjës për miozës (mbylljen) e bebes në bazë të dritës mjedisore, ndërsa i dyti i zgjerimit (midriaza) në përgjigje të stimujve emotiv dhe të dhimbshëm dhe jo ndaj dritës.

SHKAQET

Shtrëngimi i bebëzës, ashtu si dhe zgjerimi i saj, është një gjendje fiziologjike që ndodh në përditshmëri kryesisht për shkak të:

Rritjes së dritës diellore apo ndriçimit artificial
Aktivizim i sistemit parasimpatik
Plakja apo dobësim i muskulatër pupilare.

Miozë mund të shkaktohet nga:

Përdorimi i drogës (heroinë apo morfinë, opioidë dhe derivate)
Përdorimi i ilaçeve specifike ( për shembull antispazmatikë apo antihistaminikë)
Përdorimi i ilaçeve miotikë (për shembull pikat e syve pilocarpine apo fizostigmine)
Ekspozim ndaj gazit nervor

Në disa pacientë mioza fikse mund të jetë dhe trashëgimi gjenetike.

Gjendjet patologjike që shkaktojnë miozë janë:

Pezmatimi (inflamacioni) i brendësisë së syrit që pengon msukulaturën pupilare (për shembull uveiti)
Sindroma Horner (paraliza e pleksusit brakial inferior), apo një gjendje deficiti të komunikimit mes trurit dhe syrit; kjo sindromë karakterizohet nga një treshe diagnoze: miozë, ptozë dhe ndryshim i djersitjes
Lezione të kockës që ndërton orbitën okulare
Lezione neurologjike
Trauma të kokës
Encefaliti
Iktusi (goditja në tru)
Lezione okulare
Mavijosje të syrit
Koma hipoglikemike

SIMPTOMAT

Vetë mioza është një simptomë që shfaqet me shtrëngimin e bebëzës së syrit në një diametër më të vogël se 4 mm. Përsa i përket simptomave të tjera, ato janë të lidhura ngushtë me shkakun kryesor që ka çuar në një ngushtim jonormal të bebëzës.

DIAGNOZA

Mioza fikse (pra që nuk i përgjigjet stimujve të jashtëm) është një gjendje që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore, pasi është potencialisht tregues i patologjive ndonjëherë dhe të rënda.

Diagnostikohet nga oftamologu (mjeku okulist) pasi në radhtë të parë është një shfaqje oftalmologjike, por vlerësimi i tij bën pjesë dhe në “bagazhin” e specialsitëve të tjerë si mjeku neurolog. Në radhë të parë bëhet anamneza për të kërkuar shkakun primar përgjegjës për gjendjen, prandaj nevojitet dhe bashkëpunimi i mjekëve të tjerë specialistë për diagnostikimin e gjendjes patologjike themelore.

TRAJTIMI

Trajtimi i miozës fokusohet kryesisht në njohjen dhe trajtimin e shkakut. Nëse mioza shkaktohet nga pezmatimi i syrit, trajtimi parashikon përdorimin e pikave si atropina, që zgjerojnë diametrin e bebëzës.

Mioza fiziologjike është një fenomen që nuk shkakton shqetësime; ndërsa ajo e shkaktuar nga përdorimi i substancave të drogës duhet të heqin dorë për mirëqënien e përgjithshme të tyre.

Në përgjithësi nuk është shkak për shqetësim edhe nëse lidhet me gjendje gjenetike, marrje ilaçesh apo pikat miotike të syve./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago