Mirëqenie

Çfarë është RSV, virusi i ftohjes që prek fëmijë e të rritur

Virus Sincicial Respirator (Syncitial Respirator Virus) i njohur gjerësisht me shkurtimin RSV është një virus respirator i zakonshëm dhe që shkakton infeksione në mushkëri dhe në përgjithësi në rrugët e frymëmarrjes.

Ai është virusi përgjegjës për ftohhjen, por nëse prek rrugët e poshtme të frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksione serioze, si polmoniti apo bronkioliti. Për shkak të papjekurisë së sistemit imunitar të porsalindurit preken më shpejt.

Përgjigja imune ndaj këtij virusi respirator nuk jep imunitet, as tek të rriturit prandja prekenherë pas here, edhe pse vërehet një ulje e agresivitetit për shkak të antitrupave që qarkullojnë.

SHKAQET

RSV-ja është një virus ARN (i klasifikuar si pneumovirus); është shumë i përhapur, aq sa pothuajse të gjithë fëmijë preken brenda vitit të katër të jetës, kjo edhe falë shkallës së lartë të infekimit.

Përhapja më e madhe vërehet në muajt e dimrit apo në fillim të pranverës (në Shqipëri, sipas ISHP-së, periudha epidemike është nga tetori në mars, me pikun e saj në janar-shkurt).

Mund të prekë këdo, por veçanërisht fëmijët në moshën nën 5 vjeç për shkak të një sistmei imunitar ende të pazhvilluar në mënyrë të mjaftueshme dhe janë më të ekspozuara ndaj zhvillimit të formave të rënda.

Infektimi dhe transmetimi

Virusi përhapet nga njeriu te njeriu përmes infektimit të drejt për drejtë, pra tështimave e kollitjes, duke folur, qeshur apo puthur. Gjithashtu dhe përmes infektimit jo të drejt për drejtë si prekja e sipërfaqeve të kontaminuara nga pështyma e personit të infektuar, nga duart e palara.

Një person i infektuar është ngjitës për 3-8 ditë, por të porsalindurit, të moshuarit dhe të sëmurët imunodepresivë mund ta përhapin virusin deri në 4 javë.

RSV mund të mbijetojë për disa orë në sipërfaqe të forta si tavolina, dhe për më pak kohë në sipërfaqe të butë si duart apo rrobat.

Faktorët e rrezikut

Kushdo mund të infektohet nga RSV, të rritur e fëmijë, por duke pasur forma të lehta në përgjithësi, kryesisht ftohja; por në rrezik më të lartë për tu prekur rrugët e poshtme të frymëmarrjes janë ata me sistem të dobët imunitar si:
Të porsalindurit prematurë
Të porsalindurit dhe fëmijët nën 5 vjeç
Të moshuarit mbi 65 vjeç
Të sëmurët kronikë
Personat te imunosupresantë

SIMPTOMAT

Përgjithësisht simptomat shfaqen 4-6 ditë nga infektimi (periudha e inkubacionit), duke shfaqur shqetësimet e njohura të ftohjes si:
Rrjedhje hundësh
Ndjesi e të qënit sëmurë
Dhimbje koke
Zvogëlim të oreksit
Kollë
Tështima
Temperaturë të lehtë

Këto simptoma shfaqen në mënyrë progresive, jo domosdoshmërisht të gjitha apo të gjitha njëherësh. Ndërsa tek të porsalindurit mund të vërejmë nervozizëm, vështirësi në frymëmarrje, zvogëlim të aktivitetit fizik.

KOMPLIKACIONE

RSV mund të shkaktojë dhe infeksione më të rënda si bronkioliti, pezmatimi i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, dhe polmoniti, infeksion i mushkërive.

Në këto raste simptomat janë më të rënda:
Temperaturë e lartë
Kollë më intensive
Fëshfëritje e frymëmarrjes
Vështirësi në frymëmarrje (dispnea, në përgjithësi pacienti ndihet më mirë në pozicionin ulur se sa shtrirë)
Rritje e frekuencës respiratore (takipnea)
Ngjyrë mavi të gishtave dhe buzëve (cianozë)
Përgjumje, sidomos tek të porsalindurit që kanë tendencën të refuzojnë gjirin për ushqyrje

KUR DUHET TI DREJTOHENI MJEKUT

Këshillohet të shkoni menjëherë te mjeku apo pediatri në rast se simptomat përkeqësohen, dhe në Urgjencë në rastet kur:
Ka vështirësi në frymëmarrje,
Ngjyra mavi e gishtave dhe buzëve (shenjë e mungesës së oksigjenit)
Shenja të rëndësishme të dehidratimit, sidomos tek të porsalindurit (buzë të thara, e qarë pa lot, panolino e thatë) dhe tek të moshuarit.

Lexo edhe- Stina e virozave, çfarë duhet të dimë për ftohjen

RSV dhe COVID-19

Duke pasur parasysh se RSV dhe COVID-19 janë të dyja viruse respiratore, disa simptoma mbivendosen’ tek fëmijët në përgjithësi COVID019 shkakton simptoma të lehta me temperaturë, hundë të bllokuara dhe kollë, ndërsa tek të rriturit (sidomos të pavaksinuarit) evoluimi i saj mund të jetë më i rëndë.

Duhet të dimë se nëse prekemi nga një verus respirator si RSV-ja, mund të reduktohet aftësia e përgjigjes imunitare të organizmit, duke rritur kështu rrezikun e infektimit nga infeksione të tjera si COVID-19. (Burimi: MAYO)

DIAGNOZA

Në përgjithësi episodet e infeksionit nga RSV nuk diagnostikohen si të tilla, po përgjithësisht si sindroma para gripi (që mund të shkaktohen nga viruse të llojeve të ndryshme); kur është e nevojshme diagnoza mund të përcaktohet përmes analizave laboratorike të mukusit apo mostrave të tjra biologjike si pështyma.
Në rastet e komplikacioneve mund të kërkohen dhe analiza radiografike apo të gjakut.

TRAJTIMI

Pjesa më e madhe e infeksioneve jo të komplikuara kalojnë në mënyrë spontane brenda 1-2 javësh; nuk ka ilaçe specifike për trajtimin e RSV-së, dhe për këtë arsye trajtohen simptomat për të lehtësuar të sëmurin:

Ilaçe për temperaturën dhe gjendjen e sëmurë (paracetamol dhe/ose antiinflamatorë)
Rihidratimi i duhur (duhet të pinin shumë lëngje)

Sidomos të porsalindurit mund të kenë nevojë për shtrim në spital (në përgjithësi për shkak të dehidratimit dhe/ose vështirësi në frymëmarrje) për të marrë lëngje në rrugë endovenoze, dhe të marrin oksigjen përmes intubimit apo ventilimit mekanik. Në pjesën më të madhe të rasteve shërimi ndodh brenda pak ditësh.

PARANDALIMI

Për të reduktuar rrezikunn e infektimit/transmetimit/ përhapjes së virusit këshillohet:
Të mbuloni gojën gjatë kollës/tështimës me një shami apo me pjesën e brendshme të bërrylit.
Lani shpesh duart me ujë e sapun për të paktën 20 sekonda
Shmangni kontaktin e afërt si puthja, përqafimi, shtrëngimi i duarve, përdorimi i përbashkët i enëve.
Pastroni sipërfaqet që prekni më shpesh si dorezat e dyerve dhe sipërfaqet e tavolinës në shtëpi apo punë.
Vetëizolim për pacientin e rritur
Ideale do të ishte që një person që ka simptoma të ftohjes duhet të shmangë ndërveprimet me fëmijë, të moshuar apo të rritur imunosupresues.
Deri sot nuk ka vaksinë, ndërsa tek fëmijët nën dy vjeç dhe që konsiderohen me rrezik të lartë komplikacionesh vlerësohet injektimi mujor i antitrupave monoklonal (palivizumab, emri tregtar i të cilit është Synagis) gjatë stinës së ftohtë. Kjo ka vetëm qëllim parandalues, por jo të trajtojë infeksionin kur preket prej tij./ MeMjekun.com

Burimi: Thoracic.org

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago