Të njohim ilaçet/suplementet

Nivel i lartë i magnezit në gjak, çfarë tregon

Hipermagnezemia është përqendrimi i lartë i magnezit në gjak. Tek të rrituri vlera normale e këtij minerali është mes 1.5 dhe 2.5 mEq/L. Kur në fletën e analizës është nivel më i lartë se kjo flasim për hipermagnezemia.

Kjo gjendje sjell çekuilibër hidroelektrolitik në organizëm. Magnezi është një elektrolit në trup. Kjo do të thotë që transporton një ngarkesë elektrike kur shkrihet në lëngjet e trupit.

Në çdo mënyrë, hipermagnezemia është një gjendje e rallë, dhe shpesh e lidhur me çrregullime të veshkave dhe haset tek personat që vuajnë prej pamjaftueshmërisë së veshkave.

MAGNEZI NË TRUP

Magnezi është një element thelbësor për të gjitha qeniet e gjalla dhe përbën një mineral themelor për jetën. Ai është i pranishëm në qeliza dhe luan një rol vendimtar për ekuilibrin dhe funksionimin e duhur të tyre.

Ka më shumë se 300 enzima që kërkojnë magnez për të kryer funksionet e tyre më të rëndësishme. Fillimisht, janë vetë qelizat që rregullojnë fluksin e magnezit. Prej aty, ky element aktivizon dhe moderon reaksione të ndryshme biokimike në trup.

Mbajtja e qëndrueshme e nivelit të magnezit është e rëndësishme për shëndetin. Mungesa apo teprica e një elementi të tillë mund të shkaktojë probleme në zemër dhe/ ose sistemin nervor. Prandaj hipermagnezemia është një gjendje delikate, që mund të ketë pasoja të rënda.

SHKAQET E NIVELIT TË LARTË TË MAGNEZIT

Veshkat janë organi përgjegjës për sekretimin e magnezit. Çdo ndryshim apo dëm në një organ të tillë shkakton nivel të lartë të magnezit. Mes shkaqeve kryesore janë:

Pamjaftueshmëria e veshkave: shkaku më i shpeshtë. Pengon prodhimin natyral të magnezit.

Marrje e tepërt e magnezit: ushqimi apo përdorii i tepërt i substancave si laksativët, antiacidet apo suplementet ushqimore, mund të shkaktojnë një problem të tillë.

Kemioterapia: Disa trajtime kemioterapeutike mund të çojnë në zhvillimin e sindromës së lizës tumorale që për pasojë rrit nivelin e magnezit.

Djegie të rënda
Sëmundje të tjera kronike: për shembull hipotiroidizmi dhe sëmundja e Addison.

SIMPTOMAT DHE DIAGNOZA

Diagnoza e nivelit të lartë të magnezit përcaktohet përmes analizës së gjakut. Në përgjithësi kur niveli i tij është lehtësisht i lartë nuk ka ndonjë simtpomë. Por nëse vijon të rritet mund të shfaqen disa probleme si:

Dobësi muskulore
Të vjella dhe nauzea
Dhimbje koke
Ritëm të parregullt kardiak ose të ngadaltë
Nxehtësi dhe skuqje të fytyrës
Përgjumje
Marrje mendsh
Paralizë muskulare
Frymëmarrje e ngadaltë.

Nëse dikush me nivel të lartë të magnezit fle gjumë dhe nuk arrin të zgjohet apo ka vështirësi në lëvizjen e krahut dhe këmbës, duhet çuar menjëherë në spital. Gjithashtu nëse frymëmarrja dhe frekuenca kardiake është e ngadaltë dhe është i pranishëm përgjumja dhe dobësia muskulare, duhet të konsultoheni me mjekun sa më parë.

ÇFARË JU REKOMANDOJMË?

Magnesium është një mineral që ka ndikim në funksionimin normal të sistemit nervor, muskulor, si dhe merr pjese në gati 300 reaksione kimike ne organizem.

Ekstraktimi i magnezit të “Together Health” bëhet nga ujërat e Detit të Vdekur, i cili njihet për vetitë e dobishme për shëndetin, falë përmbajtjes së tij të lartë me minerale.

Suplementi përmban 5 format natyrale dhe aktive të magnezit, siç janë oksidi, hidroksidi, sulfati, karbonati dhe kloridi. Trupi ynë njeh lehtësisht mineralet kur ato merren nga burime natyrale në krahasim me prodhimin sintetik industrial.

Çfarë e bën suplementin e “Together Health” të veçantë?

✅ 5 format aktive të magnezit
✅ Kompleks bioaktiv sinergjik
✅ Asnjë lloj aditivi artificial apo ndihmës kimik në përpunim
✅ E lehtë për tu gëlltitur
✅ Delikate me stomakun
✅ Testuar për mos praninë e metaleve të rënda
✅ Prodhuar sipas akreditimeve ISO/GMP/BCR

TRAJTIMI

Trajtimi për përqëndrimin e lartë të magnezit në gjak varet nga shkaku i saj. Ata që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave që janë dhe pacientët më të prekur, duhet të ndjekin një kontroll të rreptë mjekësor përsa i përket marrjes së ilaçeve dhe kushtet e përgjithshme të shëndetit. Në këto raste bëhet dializa.

Dializa është një trajtim që ndihmon veshkat të eliminojë substancat kimike të caktuara, si dhe mbetjet e gjakut, kur vetë veshkat nuk arrijnë ta bëjnë këtë funksion. Në këto raste nuk është i mjaftueshëm dhe trajtimi me ilaçe duhet për të rregulluar situatën.

Në përgjithësi jepen glukonat e kalciumit dhe diuretikët. Ilaçi duhet marrë në mënyrë rigoroze. Është mirë të shmangni laksativët apo antiacidet që kanë magnez. Në rast se personi vuan nga kapsllëku, duhet të ketë kujdes një dietë të ekuilibruar e të pasur me fibra.

Para se të merrni çdo lloj ilaçi, gjithmonë duhet të kërkoni këshillën e mjekut. E njëjta gjë vlen dhe për suplemenetet ushqyese që përmbajnë magnez, të cilët në mënyrë absolute duhen mbajtur larg fëmijëve. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago