Dermatologji

Eritema (skuqja e lëkurës) nga dielli, kujdesi dhe parandalimi

Gjatë verës qëndrimi në diell për orë të tëra, sidomos në plazh, kthehet në një problem për lëkurën. Eritema nga dielli është djegia e lëkurës që shfaqet për të paktën pas 4-12 orë qëndrimi në diell dhe kufizohet vetëm në zonat e ekspozuara.

Simptomat kryesore janë dhimbje dhe djegie në zonat e prekura të trupit, ndërsa shkak i shfaqjes së tyre është pikërisht ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve ultravjollcë.

Kujdesi më efikas përfshin mjekimin me kompresa të lagura e të ftohta, aplikimi i xhelit apo kremit me bazë kortizonikë.

Ndërlikime të menjëhershme mund të jenë krijimi i fluskave në lëkurë, që kur çahen bëhen burim infeksioni për lëkurën.

Ndërsa ndërlikime afatgjata janë rritja e rrezikut për tumore të lëkurës në vitet pasardhëse pas djegies, humbje e elasticitetit të lëkurës për shkak të efektit të rrezatimit në dermë, ku ndodhen dhe indet elastike dhe kolagjeni.

Masat e zakonshme të mbrojtjes nga dielli janë aplikimi i kremërave të diellit dhe përdorimi i veshjeve mbrojtëse.

SHKAQET

Shakqet bazë të shfaqjes së eritremës nga dielli janë ekspozimi ndaj rrezatimit diellor ultravjollcë të tipit UVB dhe UVA.Këto rrezatime kanë ndikime të ndryshime gjatë penetrimit në lëkurë.

Rrezet UVB kufizohen në penetrimin në epidermë (shtresa më sipërfaqësore e lëkurës)
Ndërsa rrezet UVA mund të depërtojnë në dermë (shtresa e mesme dhe që vjen pas epidermës)

Rrezatimet UVB janë përgjegjëset kryesore të djegieve nga dielli: kanë një gjatësi vale mes 280-320 nm dhe arrijnë në sipërfaqen tokësore me intensitet maksimal kur dielli është në pikun e tij, pra në orët qendrore të ditës ku rrezatimi është pingul me tokën. Këto rrezatime mund të bllokohen nga xhamat e dritareve por jo nga uji, prandaj mund të digjeni gjatë larjes në det.

Edhe burimet artificiale të ditës gjithashtu lëshojnë rrezatimin UVB.

Ekspozimi ndaj UVB shkakton skuqje (eritremë) dhe deskuamim për shkak të lëshimit të ndërmjetësve inflamatorë nga ana e qëelizave të lëkurës (keratinocitet) dëmtuese; për më tepër prodhimi i melaninës që jep ngjyrën e errët pas 48-72 orësh (nxirje e vonuar)

Pasoja më e frikshme e rrezatimit UVB është dëmtimi i materialit gjenetik të keratenociteve të epidermës (ADN dhe ARN): këto mutacione janë përgjegjëse për kancerogjenezën, apo modifikimin qelizor që çon në shfaqjen e tumoreve të lëkurës. Rrezatimi për më tepër frenon linfocitet T dhe qelizat Langerhans, që janë pjesë e sistemit imunitar të lëkurës, duke reduktuar aftësinë mbrojtëse nga infeklsionet dhe aftësinë e organizmit për të identifikuar dhe shkatërruar qelizat e dëmtuara.

Rrezatimi UVA ka gjatësi vale më të madhe se UVB (320-400 nm) dhe janë të pranishme dhe ato gjithashtu në dritën natyrale të diellit dhe arrijnë sipërfaqen e tokës. UVA, kanë një intesitet drite diellore me të madhe se UVB, dhe shkaktojnë menjëherë skuqje dhe errësim të lëkurës.

Në kushtet e ekspozimit natyral, eritrema i atribuohet 80% rrezatimit UVB dhe 20% rrezatimit UVA.

FAKTORËT E RREZIKUT

Personat me ngjyrën e zbehtë të lëkurës apo të bardhë janë më të rrezikuar nga eritremat, pasi kanë aftësi të kufizuar për tu nxirë, dhe bëhet fjalë për personat të fototipit I dhe II që shpesh kanë flokë bionde apo të kuq dhe sy blu apo jeshil.

Përkundrazi, rreziku reduktohet për personat me:

Fototip III dhe IV, që ngjyrën bazë të lëkurës e kanë të bardhe (fototipi III) dhe kafe e hapur (IV) dhe nxihen lehtë duke u djegur rralle ose kurrë.

Fotitip V dhe VI, që shpesh kanë flokë e sy të errët, dhe për rrjedhojë dhe ngjyrën e lëkurës nga kafe në të zezë, dhe gjithashtu nxihen lehtësisht pa u djegur kurrë.

Djegiet nga dielli mund të ndodhin në çdo gjerësi gjeografike.

Një tjetër faktor i rëndësishëm rreziku në gjenezën e eritremës nga dielli ka të bëjë me marrjen e disa ilaçeve fotosensibile, pra në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës nga rrezatimi diellor:

Disa antibiotikë si tetraciklinë dhe fluorokinolonet;
Antiinflamatorë si ketoprofene, diclofenac, piroxicam;
Antihistaminikë si prometazina;
Ilaçe psikotrope si clorpromazina e shumë të tjerë.

Një tjetër faktor rreziku për djegiet nga dielli është prania e sëmundjeve që karakterizohen nga një ndjeshmëri e lartë ndaj rrezatimeve diellore; bëhet fjalë për sëmundje autoimune si lupusi eritematroz apo sëmundje të trashëguara që shkaktohen nga probleme metabolike dhe që çojnë në grumbullimin në lëkurë të substancave endogjene (porfirina) me veprim fotosensibël.

SIMPTOMAT

Eritrema nga dielli shfaqet me:

Skuqje të lëkurës (eritremë)
Kruarje,
Ënjtje (edemë), ndonjëherë me fluska në bazë të intensitetit të ekspozimit ndaj rrezatimit.

Lezionet bëhen në zonat e ekspozuara, por mund të ndodhë dhe në zona të lëkurës të mbuluara nga veshja: kjo varet nga
Shkalla e penetrimit të rrezatimit përmes veshjeve,
Shkalla e ekspozimit,
Dhe fototipi i personit.

Kruarja mund të jetë intensive dhe në eritremat e lehta të diellit, ndërsa dhimbja dhe djegia janë të pranishme në djegiet e rënda, kur shfaqjes në lëkurë mund ti shtohen dhe simptomat sistemike si dhimbja e kokës, ethet, të dridhurat dhe astenia.

DIAGNOZA

Diagnoza e eritremës nga dielli bazohet në analiza kliike dhe në historinë e një ekspozimi të kohëve të fundit në diell me intensitet të lartë. Shqetësimi mund të klasifikohet në diagnoza diferenciale me dermatitin nga dielli polimorf, një reaksion i menjëhershëm në diell nga sistemi imunitar.

Tek personat me sëmundje autoimune si lupusi sistemik eritrematoz, që mund të shpërthejë apo të rëndohet me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë, duhen bërë analizat e gjakut duke përfshirë hemokromin dhe antitrupat antinukleare (ANA).

TRAJTIMI

Eritrema nga dielli ka tendencën të vetëshërohet në 4-5, kohë gjatë së cilës rekomandohet tëmos ekspozoheni në diell; trajtimi lokal konsiston në aplikimin e mjekimeve të lagështa të ftohta, dhe kremërave apo locioneve me bazë kortikosteroidë

Trajtimi sistemik, apo marrja e mjekimeve nga goja, bëhet në rastet e djegieve të rënda me fluska dhe dëmtim sistemik, konsiston në përdorimin e antiinflamatorëve nga goja (si për shembull aspirinë apo kortikosteroidë) për disa ditë.

KËSHILLAT E GJYSHES

Për të lehtësuar simptomat deri në shërim:

Rifreskoni lëkurën me një dush të ftohtë (apo me sfungjer të butë)
Pini shumë lëngje që të mbani lëkurën të hidratuar
Shmangni gërvishtjet e lëkurës, veprim që mund të përkeqësojë inflamacionin apo të mbivendosë infeksione bakteriale
Shmangni ekspozimin e mëtejshëm në dritën e diellit, edhe të filtruar nga dritaret, në zonat e prekura deri në shërimin e tyre.

Kremërat për eritremat nga dielli

Përdorim të zakonshëm kanë ilaçet natyrale me bazë aloe vera, për të hidratuar lëkurën e inflamuar. Mes përbërësve të tjera aktivë natyrale për këtë qëllim janë dhe ato me bazë kalendulën.

PARANDALIMI

Për të parandaluar djegien e lëkurës është e nevojshme të shmangni ekspozimin në diell në orët e pikut (11.00-14.00) dhe të përdorni gjithmonë filtra solarë mbrojtës të përshtatshëm për llojin e lëkurës, dhe ta rivendosni në rastet e ekspozimit të tejzgjatur. Rekomandohet gjithashtu shmangia e ekspozimit në diell gjatë marrjes së ilaçeve që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit.

Në treg ka edhe veshje të përbëra nga copëra në gjendje të parandalojnë sa duhet rrezatimin ultraviolet, të këshillueshme për sportistët që praktikojnë aktivitetet në natyrë për shumë orë rresht. / MeMjekun.com

Burimi: “Atlas of Clinical Dermatology” nga Fitzpatrick T., Johnson R., Wolff K.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago