Çrregullimi i deficitit të vëmendjes i shoqëruar me ose pa hiperaktivitet është një gjendje komplekse neurozhvillimore që shfaqet me disa shqetësime të cilat i kategorizojmë në tre grupe.
Sjellore:hiperaktivitet,agjitim,impulsivitet,nervozizem,pa përmbajtshmëri,përseritje e vazhdueshme e fjalëve ose veprimeve.
Shenjat Kognitive : mungesë përqëndrimi,vështirësi për të mbajtur fokusin,vështirësi për organizimin e mendimeve dhe si rrjedhojë vështirësi për të shprehur në mënyrë korrekte atë se cfarë duan të thonë dhe përshtatjen e reagimeve me kontekstin, vështirësi e përgjithshme me psikomotorikën, motoriken fine.
Gjendja e humorit : zëmërim,ankth,mërzitje, dhe ndryshime të vazhdueshme të shpeshta të gjëndjes emocionale, fëmija mund të kaloj shumë lehtë nga një ekstrem në ekstremin tjetër.
Simptomat kryesore të ADHD-së janë : mungesa e vëmendjes, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti, secili fëmijë që ka një diagnozë të ADHD-së mund të themi që ka një formë të kombinuar të crregullimit ku dominojnë simptomat kryesore të crregullimit, dhe një kombinim ndërmjet shënjave të lartëpërmendura. Çrregullimi i deficitit të vëmendjes, është një crregullim me natyrë neurobiologjike, disbalance e mundshme e neurotransmiterve specific, që do të thotë se fëmija nuk mund t`a tejkaloj këtë crregullim duke u përpjekur më fort të përqëndrohet apo të kushtojë më shumë vëmendje, gjithashtu disa ekzaminime të imazheve të trurit kanë treguar që fëmijet me ADHD mund të kenë ndryshime strukturore në tru krahasuar më fëmijet që nuk kanë ADHD, por akoma pasqyra nuk është plotësisht e qart, sepse në disa ekzaminimeve te të rriturit me ADHD, është parë që nuk ka ndryshime të qëndrueshme strukturore krahasuar me grupin e kontrollit.
Diagnoza për këtë c`rregullim duhet të vendoset vetëm pas një vlerësimi ekzaminimi të detajuar neuropsikologjik, ku në terma të përgjithshëm duhet të vleresohen: Aftësitë Kognitive – funksionet ekzekutive, Psikomtorika, *Perceptual Motor Function* p.sh. kordinimi trup-sy, postura, përceptimi visual dhe degjimorë. Një pjesë e madhe e fëmijeve me ADHD gjatë vlerësimeve është parë që kanë vështirësi në fushat e lartëpërmendura por gjithashtu, gjatë ekzaminimeve të ndryshme vlerësuese dhe diagnostikuese është parë që jo të gjithë fëmijet që kanë një diagnozë të ADHD-së, kanë vështirësi të theksuara me funksionimin neurpsiklogjik. Diagnoza e ADHD-së në shumicën e rasteve vendoset kur fëmija fillon parashkollorin, por ka dhe shumë raste kur kjo diagnozë mund të vendosët që në fëmijërine e hershme. Mjedisi apo ambienti i jashtëm është parë që mund të ketë ndikim vetëm në përkeqësimin e simptomave dhe
ADHD nuk mund të shkaktohet nga kushtet ambientale, ka disa raportime që disa dieta ushqimore mund të ndikojnë në zbehjen e simptomave, por nuk ka evidenca të mjaftueshme, dhe duhen më shumë studime. Gjithsesi ushqimi i shëndetshëm preferohët në cdo lloj crregullimi. Trajtimi i ADHD me medikamente : Gjatë punës tonë klinike me pacientet me ADHD, trajtimi me ilace ka treguar efektivitet të kënaqshëm në përmirsimin e deficiteve kognitive sic është përpunimi i informacionit, koha e reagimit, vigjilenca, përqëndrim dhe realizim shumë më i mirë në komanda dhe detyra specifike, dhe përmirsime të dukshme në kujtesën afatshkurtër. Terapia Kgintive është parë që është efektive në përmirsimin e aftësive organizative dhe ndryshimin e modelit të të menduarit, në reduktimin e sjelljeve impulsive, terapia kognitive është treguar të jetë ndihmuese në zhvillimin e aftësive të reja në zgjidhjen e problemeve dhe zhvillon aftësitë e përshtatjes, ndihmon në zhvillimin e strategjive të reja për të kontrolluar temperamentin, përmirson vëtëvlersimin dhe vetëbësimin përmirsime të cilat reflektojnë në ndërveprim më të mirë me ambientin e jashtëm konkretisht në përmirsimin e mardhënieve me familjën dhe rrethin social.
Psikoedukimi, proces terapeutik në të cilin duhet të përfshihën familja e fëmijës ose individit me ADHD, gjithashtu nëse është e mundur edhe përfshirja e edukatoreve-mësuesve dhe rrethit të ngushtë social. Psikoedukimi konsiston në mësimin e stratëgjive të reja përballuese dhe qasjën e nevojshme për menaxhimin e situatave të ndjeshme, dhe krijimin e kushteve sa më të përfshtashme për ndërveprim.
Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha teknikat terapeutike që janë të përfshira në trajtimin e një fëmije me ADHD, duhet të jenë të ndërtuara pas një vlerësimi të detajuar të fëmijës dhe që kjo ndërhyrje të jetë sa më efektive, terapia me medikamente është e paevitueshme. Nuk ka një medikant të vetëm që i ndihmon të gjithë fëmijet me ADHD, prandaj vlerësimi dhe ndërhyrja terapeutike duket të bëhët vetëm nga specialisti. Gjatë punës tonë klinike kemi parë ndryshime positive shumë më të dukshme tek fëmijet që kanë të përfshirë dhe një medikament gjatë trajtimit, krahasuar me fëmijet që ndjekin një teknikë specifike terapeutike, pra të gjitha pikat e ndërhyrej terapeutike funksionojnë në sinergji me njëra tjetrën për të dhënë rezultatët e kënaqshme.
Pyetja më e shpesht që hasemi gjatë vlerësimeve është se a duhet të kryhen ekzaminime imazherike të trurit për të vendosur diagnozën ose për të kuptuar se cfarë mund të bëjm më shumë për trajtimin e fëmijës që ka marë një diagnose ADHD ? Jo, nuk është e nevojshme, te gjitha ekzaminimet imazherike të trurit tek ADHD bëhën për arsye kërkimore dhe nuk është kusht për vëndosjen e diagnozës,gjithashtu në këto ekzaminime akoma nuk mund të detektojme ndryshime konkrete të qëndrueshme që do të na ndihmonin në ndërtimin e planit terapeutik. Një ekzaminim imazherik mund të kërkohet nga specialisti vetëm nëse kemi shënja klinike të cilat tregojnë apo ngren dyshime për diagnza të tjera neurozhvillimore dhe ADHD mund të jetë një crregullim komorbid.
Artikull nga Mr.Sci Elma Miftari – Specialiste për Neurobiologjinë e trurit, ekanizmat neurobiologjik, identifikim, diagnostikim dhe trajtimin farmakologjik të crregullimeve mendore dhe emocionale – Harvard University – Harvard Medical School.
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…