Psikologji

Nga mr. sci. Elma Miftari/ Neurodiversiteti, dhe trajtimi i çrregullimeve të shëndetit mendor

Funksionimi ynë kognitiv , emocional,social dhe sjellorë është unik  tek secili individ. Secili perceptojme,mendojme, ndjejmë dhe funksionojme ndryshe, rrjedhojë e shumë proceseve komplekse neurobiologjike që ndodhin në sistemin tonë nervorë.

 

Ndërveprimi ynë me ambientin e jashtëm gjithashtu është  unik dhe eksperienca që marrim dhe forma e ndërveprimit me ambientin e jashtëm  do të jetë gjithmonë e vecant tek cdo individ. Neurodiversiteti përshkruan këtë funksionim unik kognitiv,emocional dhe sjellorë të secilit prej nesh, që nënkupton se, nuk ka  një  formë të “drejtë” të të menduarit, mësuarit dhe të sjelljes, prandaj dhe ndryshimet jo gjithmonë duhet ti shohim si deficite apo problematika. Ndërveprimi apo sjellja jonë në terësi, ose forma jonë unike e ndërveprimit me ambientin e jashtëm, është një proces i rëndësishëm për zhvillim të vazhdueshëm  psikologjik dhe emocional, prandaj unicitetin e secilit prej nesh nuk duhet ta kufizojmë domosdoshmërisht në një crregullim apo vështirësi,  por si një udhërrefyes shumë efikas  për ndërtimin e një ndërhyrje të sukseshme terapeutike kur jemi profesionist-klinicist, dhe në rrethana të tjera një rrugëtregues për ndërtimin e mardhënieve sociale dhe intrapersonale.  Kemi disa gjëndje neurokomplekse që konsiderohen si gjëndje specifike neurodiversive ku përfshihen: crregullimet e spektrit të Autizmit, Deficiti i vëmendjes me ose pa hiperaktivitet,Diskalkulia,Disgrafia dhe Disleksia që kategorizohen në grupin e crregullimeve neurozhvillimore. Puna klinike dhe studime të shumta kanë treguar që, duke ndërtuar ndërhyrjen terapeutike me principet e neurodiversitetit , tek crregullimet neurozhvillimore suksesi është i jashtëzakonshëm.

Për ta kuptuar më konkretisht neurodiversitetin  do të shqyrtojmë disa tematika dhe crregullime të shëndetit mendor dhe emocional , dhe po e fillojmë  me procesin e atashimit, procesi që është pikënisja e  zhvillimit tonë të përgjithshëm psikoemocional dhe ka një dinamikë të jashtëzakonshme gjashtë muajt e parë të jetës. Procesi i atashimit është nevoja për të krijuar lidhje emocionale, ndërveprim emocional me nënën që në momentet e para të jetës, me anë të procesit të atashimit ne duam të ndihemi të dashur të mbrojtur dhe të sigurt.Ky proces është rregullatori ynë emocional dhe nxit ndërveprimin tonë me mjedisin e jashtëm, varësisht se si përmbyllet duke na i përmbushur nevojat tona ose jo, ne do të ndërtojmë mënyren se si do të ndërveprojmë me ambientin e jashtëm, pastaj ndërveprimi nxit zhvillimin e aftësive tona kognitive, dhe zhvillon aftësitë e menaxhimit emocional, dhe aftësitë tona sociale. Nëse procesi i atashimit nuk do të përmbyllet në mënyrë të shëndetshme, pritët që individi të ketë  vështirësi për të krijuar lidhje emocionale dhe i kufizuar në përjetimin e emocioneve pozitive, vështirësi me afërsinë fizike dhe vendosjen e kufinjëve, reagime të pazakonta për ndryshimet e rutinës ditore dhe nevojë për të pasur kontroll për “gjithcka”, ankth, deri në crregullime specifike të shëndetit mendor dhe emocional. Pjesë shumë e rënësishme e shëndetit tonë mendor janë traumat e hershme të fëmijrisë,  përjetimet tona të traumave të hershme fizike,psikologjike dhe emocionale janë të ndryshme nga individi në individ,dhe në shumë raste, sekuenca të njejta traumatike do të manifestohen me shqetësime dhe simptoma të ndryshme në  individ të ndryshëm. Shqetësimet apo disa nga simptomat më të shpeshta kognitive, që mund të jenë si pasojë e traumave të hershme të patrajtuara janë: përqëndrim i ulet, pamundësi për t`u përqëndruar,kujtime që përseriten dhe humbje e vullnetit të përgjithshëm. Simptomat më të hasura emocionale janë: ndjnjë frike e vazhdueshme,ngrirje emocionale,luhatje të vazhdueshme humori, neveri, dhe simptomë më evidente sjellore janë: sjellje që nuk përkojnë me kontekstin dhe dëmtojnë funksionimin e përditshëm të individit,  e  në disa raste traumat manifestohen  edhe me simptoma fizike p.sh. dridhje të duarve,djersitje,rrahje të shpejta të zëmres, dhimbje specifike në trup etj, simptoma për të cilat asnjëherë nuk do të gjendet një shkaktarë organik. Është shumë e rendësishme dhe e nevojshme që për simptoma fizike të bëhet përjashtimi i faktorëve organik me ekzaminimet përkatëse, por duhet të kemi kujdes sepse edhe insistimi për ekzaminime të vazhdueshme nuk është i nevojshëm. Nëse kemi kaluar një sekuencë traumatike për të cilën jemi të vetëdishëm ose është në të pavetëdihmën tonë, jo domosdoshmërisht duhet t`i kemi kemi të gjitha shqetësimet e lartëpërmendura, mjafton vetëm një nga simptomat për të treguar që ka një shqetësim të shëndetit mendor, dhe është klinicisti që definon se nga po vije shqetësimi.

Gjatë procesit të trajtimit të klientëve-pacientve me crregullime të ndryshme të shëndetit mendor dhe emocional, analizimi i neurodiversitetit është jashtëzakonisht shumë ndihmues në vendosjen e qasjes së duhur terapeutike, që do të rezultojë me zgjidhjen në thelb të problematikës apo shqetësimit.  Me anë të procesit terapeutik, nuk mund të fshihen kujtimet apo sekuencat traumatike, por ato mund të integrohen në formën e duhur në sistemin tonë nervor  dhe emocional, sepse mos integrimi i duhur i këtyre kujtimeve dhe sekuencave traumatike (që janë në të vedëdishëm dhe ato në të pavetëdishmën), janë shpeshëherë shkaktarë ose edhe faktorë ndikues për crregullimet e ankthit,depression,crregullimet  somatoforme dhe crregullimet emocionale.
Neurodiversiteti është forma unike e funksionimit të sistemit tonë nervor, prandaj asnjëherë nuk mund të ngrisim pikëpyetje(paragjykim) se për cfarë një individ është duke kaluar një gjëndje specifike me shëndetin mendor ose emocional, prandaj cdo pikëpyetje është e panevojshme! Për t`a paralelizuar dhe kuptuar më konkretisht, ne lindim më një funksionim unik të sistemit tonë nervorë dhe emocional, secili përmbyllim procesin e atashimit  në mënyrë unike qoftë në mënyrë të shëndetshme ose jo dhe secili prej nesh, në fëmijrinë e hershme do të përballet me sekuenca traumatike të ndryshme ose edhe të ngjashme që do t`i përjetojmë sipas mënyrës sonë unike ose neurodiversitetit. Neurodiversiteti,atashimi,traumat dhe kujtimet e këndshme apo rutina jonë ditorë që ka dominuar që në fëmijrinë e hershme, janë themeli i ndërtimit të personalitetit tonë në të ardhmen.Shumë  crregullime të shëndetit mendor dhe emocioal sic janë, crregullimet e personalitetit,depresioni,crregullimet e ankthit, ataku i panikut(që ka një lidhje direkte me traumat e kaluara për të cilat nuk jemi të vetëdishëm),crregullimet somatoforme, aftësitë tona të përshtatjës,vetëkontrollit emocional, vetëvlerësimi  dhe vetëbesimi, ballafaqimi me probleme të ndryshme, janë rrjedhojë e neurodiversitetit, atashimit dhe fëmijrisë së hershme. Duke e kuptuar dhe analizuar neurodiversitetin dhe atë se cfarë u tha deri tani, është e kuptueshme që për shqetësimin e njejtë të shëndetit mendor, apo crregullimin e njejtë të shëndetit mendor dhe emocional por në individ të ndryshëm, mund të mos funksionojë qasja e njejtë terapeutike, mund të mos funksionojë medikamenti i njejtë, dhe në të gjithë individet që janë duke kaluar shqetësime me shëndetin mendor, ndikojnë negativisht fjalet dhe këshillat e dhëna nga joprofesionistët. Duhet të kemi shumë kujdes se cfarë e këshillojmë një person që është duke kaluar një crregullim, sepse tek disa crregullime të shëndetit mendor janë identifikuar ndryshime biokimike në tru p.sh. tek depresioni, por që në shumicen e rasteve këto ndryshime mund të jenë të ndryshme tëk individ të ndryshëm me crregullimin e njejtë(e kemi kuptuar pse), ndryshimet biokimike në tru na tregojnë se gjëndja e individit që po kalon vështirësi me shëndetin mendor, nuk është në doren e tij që do të thot, askush nuk dëshiron të ndihet në depression,ankth, apo të përjetoj dhimbje fizike pa shkak organik me dëshiren e tij,  prandaj këshillat nga njerëz jokopetent “nuk ke pse ndihesh kështu”, “mendo ke cdo të mirë” janë të dëmshme , jo ndihmuese dhe totalisht të panevojshme. Nëse nuk e kuptoni neurodiversitetin, nëse nuk e dini funksionin e serotonines, nëse nuk i njihni funksionet e CNS,nëse nuk e dini funksionin e amigdales  dhe nuk e dini se cfarë është neuromodulimi etj, nuk jeni përsoni kopetent për të dhënë këshilla për shëndetin mendor apo ide motivuese si t`i kalojmë këto crregullime.
Gjatë procesit terapeutik, pacientet me të drejtë duan që sa më shpejt që është e mundur të kenë përmirsime në shëndetin e tyre mendor dhe emocional, por një trajtim i mirfilltë dhe efektiv kërkon kohen e tij, sepse cdo profesionist i shëndetit mendor duhet t`a analizoj dhe kuptoj, përceptimin,mënyrën e të menduarit, të reaguarit, të mësuarit dhe ndërveprimit për të ndërtuar ndërhyrjen efektive terapeutike.  Secili funksionojmë sipas neurodiversitetit, formës së vecant të funksionimit të trurit, dhe sic u tha,  një ndërhyrje terapeutike që ka qenë efektive tek unë nuk mund të jetë efektive te ti ose dikush tjetër,dhe  kjo do të thotë që shqetësimet e mija të shëndetit mendor apo emocional, nuk janë më të rënda apo më të lehta se të dikujt tjetër.Eksperienca klinike me pacient ka treguar që,ndërhyrjet multimodale terapeutike duke analizuar dhe përfshirë të gjitha detajet janë gjithmonë me efektivitet të menjëhershëm.
Cfarë nëse nuk do të kishte neurodiversitet ? Rutina e funksionimit të përditshëm do të ishtë shumë mbytëse.

Rekomandime:

Mos t`i shohim ndryshimet tek vetja dhe tek të tjerët si problematika, nga afër askush nuk është normal, dhe normalja është shumë e përgjithshme e vendosur duke u bazuar në disa norma sociale të ndërtuara nga neurodiversiteti i individeve të ndryshëm ndër vite. Funksionimi ynë ditorë duhet t`i shërbejë mirëqënies sonë të përgjithshme, dhe fillimisht ne duhet të jemi produktiv për vetën, pastaj për rrethin e ngushtë social dhe shoqërinë në përgjithësi. Ndërveprimi dhe Socializimi, do të na ndihmojë të zhvillohemi në vazhdimësi, prandaj të ndërtosh një rreth social më individ që ju kupton , pranon dhe respekton, gjithashtu të kuptojnë,pranojnë dhe respektojnë neurodiversitetin është shumë dihmuese për mirqënien e pëgjithshme mendore, emocionale dhe fizike. Vendosja e kufinjëve është domosdoshmërisht e nevojshme,dhe të mesojmë të themi: JO, jo nuk mundëm, të ndërtojmë mardhëniet sociale duke respektuar limitet e njëri tjetrit dhe të tregohemi të kujdesshëm me mirkuptimin e tepërt. Askush nuk e ka të drejten e gjykimit, dhe mos të harrojmë që paragjykimi është genjeshtra më e madhe. Eksperiencat e ndryshme me ngarkesa të mëdha emocionale nuk mund të tejkalohen vazhdimisht më përdorimin e mekanizmave mbrojtës, pranimi i asaj se cfarë jemi duke kaluar është celësi i zgjidhjës së problemit. Pranimi na nxit drejt kërkimit të ndihmës profesionale, dhe me kërkimin e ndihmës profesionale tregojmë vetëdashuri dhe vetërespekt që janë baza e funksionimit të shëndetshëm, psikologjik,emocional dhe fizik . Te njohim vetën me anë të ndihmës që na jep një profesionist i shëndetit mendor, kjo do të na ndihmonte të evitojmë shumë problematika në të ardhmën, kjo do të thotë që jo vetëm kur është e nevojshme të takojmë një profesionist të shëndetit mendor. Të gjithë lindim më një predispozitë për të kaluar një crregullim të shëndetit mendor të paktën një herë në jetë, prandaj t`i lëmë stigmat dhe të tregohemi pranues, të mirkuptueshëm dhe mbështetës në masën e duhur.

Mr.Sci Elma Miftari   Specialiste për Neurobiologjinë e trurit, mekanizmat neurobiologjik, identifikim, diagnostikim dhe trajtimin farmakologjik të crregullimeve mendore dhe emocionale – Harvard University – Harvard Medical School.
Specialiste për Neuropsikologjine klinike dhe neurorehabilitimin – Barcelonë – Spanjë
Psikologji Klinike – Universiteti i Tiranës

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago