Të njohim ilaçet/suplementet

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para se të vendosni të merrni çfarëdo lloj ilaçi apo suplementi duhet të konsultoheni me farmacistin apo mjekun tuaj. Dhe më e rëndësishmja, ky artikull ka vetëm qëllim informues.

CILËN SUPLEMENT TË VITAMINËS D TË MARRIM?

Nëse keni vendosur të merrni vitaminë D duhet të dini që në treg ka një pafundësi formash dhe formulimesh si me pika, spraj, kokër, që në thelb nuk kanë ndryshime të mëdha, por mud të zgjidhni atë që dëshironi duke pasur parasysh tre pika të rëndësishme:

1. Besojini një marke të njohur dhe të besueshme, në konsultim me mjekun apo farmacistin që i besoni
2. kur blini një suplement zgjidhni dhe dozën që duhet te merrni
3. nëse nuk keni nevojë specifike, shmangni blerjen e suplementeve që përmbajnë dhe vitamina apo minerale të tjera.

VITAMINA D3 DHE K2

Në të shkuarën rekomandohej marrja e vitaminës D bashkë me vitaminën K, por sot përveçse rasteve të kërkuara nga mjeku, nëse nuk ka arsye nuk keni pse t’i merrni bashkë.

VITAMINA D2 APO D3?

Suplementi i vitaminës D mund të jetë në dy forma të ndryshme, D2 dhe D3.

Nëse jeni vegjetarian dijeni që D2 (Ergocalciferol) është gjithmonë me origjinë bimore, ndërsa D3 (Cholecalciferol) mund të ketë origjinë bimore ose shtazore, sipas zgjedhjes së prodhuesit.

Në fakt zgjedhja është e lirë nëse nuk keni parasysh shpjegimin e mësipërm, po mos harroni tre pikat e rëndësishme që përmendën në fillim, para se të zgjidhni një produkt.

Mendimet mbi efektivitetin e tyre nuk janë të njëjta, ku disa mendojnë se janë njësoj si D2 dhe D3 e të tjerë që tregojnë për të dhënat në literaturë që duket se justifikojnë një preferencë të D3, por bëhet fjalë për studime që kanë krahasuar dozat dhe jo për rastin që po flasim.

VITAMINA D DHE DOZA E PËRDITSHME

Duhet të dimë se: dozat mund të maten me mikrogramë apo njësi ndërkombëtare, ku 1 mcg është e barabartë me 40 UI, dhe në përgjithësi gjenden të dyja në paketime të ndryshme.

Pa dyshim që pavarësisht mungesës së konstatuar me një rëndësi mjekësore, zgjedhja më e mirë është të këshillohen me atë që ju kuron, pasi ka raste të veçanta, si për shembull pacientët mbipeshë apo obezë që kanë nevojë për doza më të mëdha, por në çdo rast mund të keni një ide të dozës:

Në përgjithësi dozat që propozohen nga suplementet që shiten pa receta janë të sigurta, por duhet të këshilloheni me një specialist në bazë të situatës personale për të qenë të sigurtë se po bëni zgjedhjen më të mirë.

Gjithashtu është e rëndësishme të mbani mend se nëse një dozë ju bën mirë, një dozë më e lartë nuk është domosdoshmërisht më e mirë, pasi rrezikoni mbidozë dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar. Prandaj është e rëndësishme të theksojmë që të lexoni gjithmonë dozën e rekomanduar në paketimin e suplementit të vitaminës.

VITAMINA D DHE KORONAVIRUSI

Sipas NHS britanike mund të merrni 10 mikrogramë të Vitaminës D në ditë për të mbajtur të shëndetshëm kockat dhe muskujt. Kjo pasi mund të mos merrni mjaftueshëm Vitaminë D nga rrezet e diellit duke qenë se pjesën më të madhe të ditës jemi brenda në shtëpi.

NHS thotë se dhe pse janë raportuar lajme se Vitamina D zvogëlon rrezikun e koronavirusit, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë. KUJDES! Mos blini më shumë vitamina D sa ju nevojitet.

SI MERRET VITAMINA D

Ky është një aspekt sa thelbësor aq dhe i neglizhuar: Vitamina D merret gjatë apo pas një vakti, pasi kërkon praninë e yndyrnave në zorrë në mënyrë që të përthithet në mënyrë efektive; nëse e merrni me stomakun bosh, pjesa më e madhe e saj do të largohet me jashtëqitjen.

KUR DHE PËR SA KOHË MERRET VITAMINA D?

Në fakt kjo është një pyetje e komplikuar për specialistët, pasi nuk mund të përgjithësohet. Prandaj është më mirë të konsultoheni me mjekun. Normalisht zgjidhja e mirë është të mbuloni periudhën e rrezikut të mungesës, si për shembull në muajt e dimrit, apo gjatë gjithë vitit në mungesë të një ekspozimi të duhur në diell. Megjithatë gjatë stinës së verës kur jemi më të ekspozuar dhe bëjmë plazh apo praktikojmë aktivitet fizik në natyrë një suplement i kësaj vitamine nuk do të ishte i nevojshëm.

Nëse keni dyshime, mjafton një analizë gjaku për matje e vitaminës D dhe do të merrni përgjigjen e duhur./ MeMjekun.com

Burimi referues: NHS

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Po flitet shumë për Ashwagandha, çfarë është dhe pse shërben kjo bimë?

Së fundmi po flitet mjaft për bimën Ashwagandha, e quajtur si xhenseni indian me emrin…

10 months ago