Sëmundje infektive

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të pagjallës. Viruset kane forma të ndryshme : cilindrike dhe ovale. Ato në kushte të caktuara paraqesin veti të së gjallës, në kushte të caktuara paraqiten si substancë. Viruset nuk kanë ndërtim qelizor, por përbëhen vetëm nga acidi nukleinik dhe membrana proteinike.

Viruset janë organizma sub-qelizorë (nënqelizorë) që janë të përbërë nga: acidi nukleik dhe një veshje proteinike (kapsidi).

Disa viruse kanë një veshje të jashtme, që qëndron mbi kapsid,
Thërmizat e reja virale grumbullohen dhe sistemohen. Ai mund të jetë një stad maturimi që pason procesin e fillimit të grumbullimit e sistemimit.
Virusi çlirohet duke shkaktuar lizën e qelizës ose nëse ka mbulesë, ai mund të depërtojë në qelizë. Viruset e depërtuar nuk kanë nevojë të vrasin qelizën. Kështu disa viruse kanë aftësinë që të japin infeksione persistente. Nuk janë infektive të gjitha thërmizat virale. Raporti i thërmizave virale joinfektive me ato infektive ndryshojnë sipas virusit dhe kushteve të rritjes.

Antigenet e brendshem përcaktojnë tipin e virusit A, B apo C. Proteinat e membranes (M1) të çdo anëtari të secilit tip kryqëzohen mes njeri tjetrit.
Antigjenët e jashtëm (HA dhe NA) kanë më tepër variacione dhe janë specifikë për nëntipet dhe antigjenet. Ato e përcaktojnë nënllojin e gripit A, i cili është përgjegjës për shpërthimin epidemik të sëmundjes.

Virusi përhapet nga një person në tjetrin përmes aerosoleve me diametër më të vogël se 10 μm, të cilat futen në traktin respirator.

Koncentrimi i virusit në sekrecionet e hundës dhe trakesë mbetet i lartë 24-48 orë pasi të shfaqen simptomat.

Virusi i gripit infekton qelizat epiteliale të traktit respirator. Këto qeliza vdesin pjesërisht nga efekti direkt i virusit në to, e pjesërisht nga efekti i interferonit. Në stadin e mëvonshëm të infeksionit, vdekja e qelizave mund të rezultojë nga veprimi i limfociteve-T citotoksike. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, pakësohet efekti pastrues i cilieve duke çuar në pamundësinë e largimit të agjentëve infektiv nga trakti respirator. Dëmtimet e epitelit mbrojtës ia lehtësojnë qasjen patogjenëve të tjerë në qelizat e tjera. Megjithatë, viremia është e rralle

Interferoni luan një rol me rëndësi në shërim, duke e ulur nivelin e shumëzimit viral. Shumica e simptomave të gripit të pandërlikuar janë dhimbjet në muskuj, në anësi temperaturë dhimbje fyti, kollë e thatë.

Përgjigjja e imunitetit qelizor është e rëndësishme në shkatërrimin e virusit. Përgjigjja e antitrupave shpesh nuk është sinjifikante derisa të largohet virusi. Riparimi i epitelit respirator fillon menjëherë, por mund të nevojitet ca kohë.

Përgjigjja humorale është burimi kryesor i mbrojtjes ndaj virusit. IgG dhe IgA janë të rëndësishme kundër riinfeksionit. Antitrupat kundër proteinës HA janë më të rëndësishmit, pasi që neutralizojnë virusin dhe parandalojnë inicimin e infeksionit viral. Efekti i neutralizimit qëndron në bllokimin e ngjitjes së virusit për qelizën epiteliale, por gjithashtu mund të ndikojë edhe në stadet e tjera të hyrjes dhe zhveshjes së virusit. Antitrupat ndaj proteinës NA kanë efekt mbrojtës, pasiqë e ngadalësojnë përhapjen e virusit. IgG qëndrojnë më gjatë sesa IgA, prandaj ato luajnë një rol më të rëndësishëm në imunitetin afatgjatë.

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

1 day ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

5 days ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

7 days ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

2 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago