Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ i vogël, në formën e një dardhe, që përmban një lëng të quajtur “bile”. Ky lëng, i prodhuar në mëlçi, ju ndihmon të tretni yndyrnat dhe disa vitamina. Kur hani, trupi juaj merr sinjalin për t’i liruar ato – përmes kanaleve në zorrën e hollë.
Arsyeja më e zakonshme pse njerëzit kanë probleme me fshikëzën e tëmthit janë gurët në tëmth. Ato shfaqen kur lëngu i tëmthit grumbullohet dhe formon masa të forta. Ato mund të jenë aq të mëdha sa një top golfi dhe mund të keni vetëm një ose disa. (Vijon poshte fotos)
Shumica e gurëve përbëhen nga kolesteroli i ngurtësuar. Por njerëzit me gjendje të caktuara si cirroza dhe anemia drepanocitare kanë më shumë gjasa të kenë një lloj tjetër të quajtur gurë pigmenti. Këta përbëhen nga bilirubina — një përbërës i verdhë kafe që mëlçia juaj e prodhon kur zbërthen qelizat e vjetra të kuqe të gjakut.
Nëse një gur i tëmthit futet në një kanal dhe pengon rrjedhjen e tëmthit, fshikëza e tëmthit mund të inflamohet. Kjo quhet kolecistit dhe mund të çojë në të përziera, të vjella dhe dhimbje barku. Bakteret gjithashtu mund ta shkaktojnë atë. Mund ta kuptoni që keni probleme me fshikëzën e tëmthit nga vendi ku dhemb: pjesa e sipërme e djathtë e barkut. Mund të përkeqësohet kur merrni frymë thellë dhe gjithashtu mund të ndjeni dhimbje në shpinë ose në shpatullën e djathtë.
Lexo edhe– Qelbëzimi i fshikëzës së tëmthit/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Mjeku juaj do t’ju ekzaminojë dhe mund të marrë një mostër gjaku për të kërkuar shenja që trupi juaj po lufton një infeksion. Me shumë mundësi do t’ju duhet të bëni një test imazherie, si një ultratingull. Ai përdor valë zanore për të bërë imazhe të detajuara të fshikëzës së tëmthit. Mjeku juaj gjithashtu mund të dëshirojë një radiografi të barkut tuaj ose analiza të tjera gjaku për të parë se sa mirë funksionon mëlçia juaj.
Disa gurë në tëmth nuk shkaktojnë kurrë probleme dhe mund të lihen pa u trajtuar, ato quhen “të heshtura”. Por nëse keni simptoma, mjeku juaj mund të rekomandojë një ndërhyrje kirurgjikale, të quajtur kolecistektomi, për të hequr fshikëzën e tëmthit. Do të jeni mirë edhe pa të, pasi “bile” që prodhon mëlçia juaj do të rrjedhë direkt në zorrën tuaj.
Studiuesit besojnë se estrogjeni luan një rol në gurët e tëmthit. Hormoni seksual femëror mund të rrisë sasinë e kolesterolit në tëmthin tuaj. Dhe shtatzënia mund të shkaktojë një grumbullim të asaj që quhet llum i tëmthit, një lëng i trashë që trupi juaj nuk mund ta thithë lehtë.
Nëse jeni mbipeshë, trupi juaj mund të prodhojë më shumë kolesterol, që do të thotë se keni më shumë gjasa të keni gurë në tëmth. Gjithashtu mund të keni një fshikëz të tëmthit më të madhe që nuk funksionon aq mirë sa duhet. Nëse e keni pjesën më të madhe të peshës rreth belit dhe jo në vithe dhe kofshë, kjo gjithashtu mund të rrisë mundësinë e krijimit të gurëve në tëmth.
Nëse humbni peshë shumë shpejt, ka shumë gjasë të keni gurë në tëmth, sepse operacionet për humbje peshe dhe dietat me shumë pak kalori mund të jenë të vështira për fshikëzën e tëmthit. Çiklizmi – humbja dhe rifitimi i peshës vazhdimisht – gjithashtu mund të shkaktojë probleme. Rruga më e sigurt është ajo e ngadaltë: Synoni të humbni më pak se 1.5 kg në javë.
Ushqimet e pasura me kolesterol dhe yndyrë mund të rrisin shanset për gurë në tëmth. Dhe ka më shumë të ngjarë të keni probleme me fshikëzën e tëmthit nëse nuk keni shumë fibra në dietën tuaj ose nëse hani shumë karbohidrate të rafinuara si buka e bardhë dhe orizi i bardhë.
Pilulat kontraceptive dhe terapia zëvendësuese e hormoneve mund të rrisin shanset për gurë në tëmth sepse ato përmbajnë estrogjen. Medikamentet e quajtura fibrate, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, janë lidhur me sëmundjen e tëmthit sepse ato mund të rrisin sasinë e kolesterolit në tëmth.
Nëse keni këtë gjendje që prek veshkat, mund të keni më shumë një lloj yndyre të quajtur triglicerid në gjak, dhe kjo mund të rrisë shanset për gurë në tëmth. Studiuesit gjithashtu mendojnë se fshikëza e tëmthit mund të mos reagojë ndaj sinjaleve të trupit tuaj ashtu siç duhet dhe kjo mund të lejojë që të grumbullohet “bile”.
Rreziku i gurëve të tëmthit është më i lartë pasi të keni kaluar të 40-at, por mund të bëni disa gjëra për t’i shmangur ato. Qëndroni në një peshë të shëndetshme, por mos bëni “fasting” ose mos ndiqni dieta të ashpra. Hani shumë fibra dhe yndyrna të mira si vaji i ullirit dhe vaji i peshkut, dhe mos hani shumë drithëra të rafinuara. Zgjidhni grurë të plotë në vend të bukës së bardhë, për shembull, dhe oriz kaf në vend të të bardhës./ MeMjekun.com
Burimi: WebMD
SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.
Verë shpesh do të thotë pushime, relaksim dhe ditë të kaluara jashtë. Megjithatë, nxehtësia dhe…
Nëse uji është thelbësor për shëndetin, a do të thotë kjo se sa më shumë…
Me verën, temperaturat rriten dhe ekspozimi në diell rritet, pasi njerëzit kanë tendencë të kalojnë…
Me kalimin e kohës, trupi ynë ndryshon: energjia në moshën 40 vjeç mund të fillojë…
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…