Fizioterapia, sekreti i një jete të shëndetshme!

Fizioterapia ofron shërbime terapeutike në shumë specialitete duke përfshirë:

• sistemin kardio-respirator

• geriatri

• rheumatologji

• neurologji

• pediatri

• ortopedi- traumatologji

• dëmtime sportive etj…

Fizioterapia trajton çrregullimet kardio-pulmonare, përfshirë:

• atakun kardiak

• post-kirurgjinë e koronareve

• sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive

• fibrozat pulmonare.

Terapia manuale, që përdoret në këtë fushë bëhet për të ndihmuar në pastrimin e sekrecioneve të mushkërive.

Geriatri (problemet e moshave të treta)

Fizioterapia ndihmon në mirëqenien e moshave të treta. Kjo moshë preket nga shumë sëmundje si artritet, osteoporoza, alzhaimer, parkinson etj., të cilat kërkojnë trajtim fizioterapeutik të domosdoshëm.

Rheumatologji

Fizioterapia trajton pothuajse të gjitha sëmundjet rheumatizmale, ku bëjnë pjesë:

• dhimbjet e mesit

• spondilo-artroza

• artriti rheumatoid

• hernia diskale

• prekjet nga shiatiku dhe shumë të tjera.

Neurologji

Fizioterapia në neurologji është një fushë e fokusuar në punën me individë, të cilët kanë çrregullime neurologjike. Këto përfshijnë:

• dëmtimet cerebrale

• paraliza të ndryshme

• lëndimet e palcës kurrizore etj.

Këto janë dëmtime të vizionit, të ekuilibrit, të aktiviteteve jetësore të përditshme, të lëvizjeve, të forcës së muskujve dhe humbje e pavarësisë funksionale.

Ortopedi

Fizioterapia merret me trajtimin e çrregullimeve dhe lëndimeve të sistemit muskulor dhe atij skeletik, duke përfshirë rehabilitimin post- kirurgjikal, ortopedik, torsionet, frakturat, dëmtimet sportive, si dhe amputimet. Trajtimi përfshin stërvitjen terapeutike, riedukimin neuromuskular, stimulimin elektrik të muskujve dhe ushtrime specifike.

Dëmtimet sportive

Roli i trajtimit fizioterapeutik në këtë fushë është shumë i nevojshëm. Trajtimi insiston në stërvitjen e tij me ushtrime speciale, rikthimin në gjendjen e mëparëshme të sportistit, për të parandaluar përsëritjen e dëmtimit.

Pediatri

Fizioterapia në pediatri ndihmon në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore tek fëmijët dhe përdor një shumëllojshmëri të gjerë të modaliteteve për trajtimin e çrregullimeve të lindura, ose të fituara të zhvillimit neuromuskular dhe skeletor. Trajtimi përqendrohet në përmirësimin e aftësive motorrike, ekuilibrin dhe koordinimin, si dhe zhvillimin njohës e ndijor.

Womens health therapy (kujdesi terapeutik ndaj grave)

Këtu trajtohen çështje të grave në lidhje me lindjen e fëmijës, dhe pas lindjes, ku përfshihen:

• osteoporoza

• dhimbjet pelvike

• periudha perinatale dhe pas lindjes

• mosmbajtja e urinës pas lindjes.

Trajtimi fizioterapeutik bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes. Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve. Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive. Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe lëvizje maksimale.

Trajtimi terapeutik përfshin:

• ushtrime të veçanta

• terapi manuale

• teknika të relaksimit

• mobilizime

• elektroterapi

• këshilla të ndryshme.

Përveç metodave të përdorura në trajtimin fizioterapeutik, fizioterapistët shpesh u japin pacientëve udhëzime dhe këshilla të ndryshme, në varësi të gjendjes së tyre. Fizioterapisti duhet të punojë shumë për të ndihmuar pacientët të qëndrojnë të informuar në lidhje me gjendjen e tyre dhe trajtimet e nevojshme. Udhëzimi dhe këshillimi i pacientit është kyç për suksesin në fizioterapi./mjeku24/

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago