Nena dhe Femija

Flet mjekja pediatre Anila Sevdari/ Çfarë është gastroenteriti dhe si të kujdesemi për fëmijën

Gastroenteriti është një nga diagnozat më të shpeshta të verës për shkak dhe të shumëllojshmërisë së ushqimeve që konsumohen dhe temperaturave të larta. Shoqërohet me të vjella dhe diarre, sidomos tek fëmijët. Por për të ditur më shumë për të çfarë është, nga se shkaktohet dhe çfarë duhet të ketë prindi kujdes. Dr. Anila Sevdari, mjeke pediatre ne Qendrën Shëndetësore nr. 9 në kryeqytet shpjegon dhe simptomat e kësaj diagnoze dhe jep këshilla të vlefshme.

  • Çfarë është gastroenteriti?

Gastroenteritet janë ndër diagnozat më të shpeshta në verë për vetë faktin e shumëllojshmërisë së ushqimeve që konsumohen në këtë sezon dhe më tepër për kushtet e ruajtjes së ushqimeve. Temperaturat e larta favorizojnë që në disa lloj ushqimesh si psh. mishi i pulës , ushqimet e konservuara, fast fudet, apo ëmbëlsira si akullorja, kasatat etj., të jenë më pak të sigurta për fëmijët. Në rast se një fëmijë konsumon një ushqim jo të freskët fillojnë probleme gastrointesinale konkretisht të vjella, diarre edhe temperaturë.

  • Nga se shkaktohet?

Prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes në mënyrën e ushqyerjes tek fëmijët. Sa më shumë ushqime të freskëta, të gatuara në shtëpi,të konsumojnë fruta dhe shumë ujë. Të evitohen oraret më të nxehta nga ora 10.00-10:30 e paradites deri në orën 17.00. Të vishen sa më lehtë me materiale pambuku . Të perdoret kapele, syze dielli dhe kremi mbrojtes për lëkurën. Duhet të mbahet nën kontroll temperatura, fëmija të mbahet në vende të freskëta, të ajrosura mirë.

  • Cilat janë shenjat dhe kur duhet të shkojmë te mjeku?

Në momentet e para situata mbahet nën kontroll në kushtet e shtëpisë duke ndjekur këshillat e më sipërme në lidhje me ushqimin e përzgjedhur. Nëse nuk kemi përmirësim atëherë mund të përdorim trajtim me laktobacile ose probiotikë që ndihmojnë në vendosjen e ekulibrave të florës intestinale. Duhet të paraqiten te mjeku për të vlerësuar shkallën e dehidratimit dhe gjendjen e përgjithshme të fëmijës dhe të marrin shërbimin mjekësor të nevojshëm . Edhe organizmi i fëmijëve ka në tepër përqindje uji, gati 70%. Nëse kemi raste ku fëmija ka të vjella ose diare pra, është duke harxhuar likidet e organizmit, para se të shkojmë në dehidrim këshillohet të zëvendësohen likidet me lëngje frutash, ujë dhe përgatitje trisolesh për të balancuar elektrolitet e humbur. Mund ta observojmë femijën për dy-tre ditë nëse vjen drejt përmirësimit. Të gjithë mund të bëjnë, varet në rrethanat që ndodhen por fëmijët janë më të brishtë,dhe më pak tolerant ndaj temperaturave të larta. Për këtë duhet terapi hidratuese.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 days ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

1 week ago

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

1 month ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

1 month ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 month ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

2 months ago