Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket ndryshe në shoqërinë moderne dhe marrja e ndihmës që të nevojitet mund të jetë sfiduese.
Ndonjëherë, vetmia e mëmësisë të kap në befasi. Papritur ke shumë përgjegjësi të reja dhe më pak njerëz që të kuptojnë. Mund të bëhet më e vështirë të organizosh takime me disa miq, veçanërisht nëse ata nuk kanë fëmijë.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë sa izoluese është mungesa e kujdesit për nënën pas lindjes, pavarësisht nëse ajo është vetëm apo me partner dhe vjehërritë të cilët përpiqen të japin përherë kontributin e tyre.
Pjesa më e vështirë është se ata që vijnë për vizitë shpesh vijnë për të parë foshnjën, jo nënën. Ka pasur momente kur njerëzit kanë ardhur për të qëndruar e për të kaluar bukur gjë që është e këndshme por unë do të doja të kisha mundur të “pushoja” në vend që të ngrihesha dhe të bëja punë shtëpie. Në thelb, vetëm lodhesha më shumë në një kohë kur duhej të pushoja dhe të shijoja shoqërinë e njerëzve të dashur.
Ata nuk e kuptonin çfarë doja të thosha kur thosha se kisha nevojë për ndihmë dhe pushim.
Nëse do ta përjetoja përsëri, do ta nisja mëmësinë duke ditur mënyrat që i nxisin njerëzit të më ndihmojnë. Në thelb, njerëzit duan të ndihmojnë problemi është se shpesh nuk dinë si.
Mësova se duhej t’u tregoja të tjerëve konkretisht çfarë më nevojitej, në vend që të prisja që ata ta kuptonin vetë. Nëse do të kthehesha pas, këto janë disa gjëra që do t’i thosha vetes.
Këshilla për të marrë ndihmën që të duhet pas lindjes
Mungesa e mbështetjes pas lindjes duket si një përvojë pothuajse universale. E di që nuk kam qenë e vetmja që është ndjerë jashtëzakonisht e vetmuar, e mbërthyer mes përgjegjësive ndërkohë që përpiqesha të lidhesha emocionalisht me të fëmijën tim dhe të shijoja atë periudhë.
Njerëzit rreth meje nuk kishin pasur fëmijë prej kohësh kishin nevojë për më shumë udhëzime për të kuptuar saktësisht çfarë më duhej.
E përmenda më parë që shpesh përfundoja duke bërë punë shtëpie kur kisha vizitorë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhej të shijoja kohën me njerëzit e dashur dhe me foshnjën, duke vendosur pushimin si prioritet pas lindjes..
Do kisha dashur të bëja lista të vogla punësh dhe t’u kërkoja familjarëve të më ndihmonin me diçka të vogël. Një listë ndihmon të vendosësh prioritetet dhe u tregon të tjerëve sa shumë ke nevojë që disa gjëra të kryhen.
Nuk do t’u kërkoja kurrë afërmve të pastronin banjën, por t’u kërkoja të palosnin rrobat e foshnjës ishte një mënyrë e mirë për t’i përfshirë pa i rënduar.
Unë nuk kam dëshirë të gatuaj kur kam gjëra më të rëndësishme për të bërë. Të shijosh kohën me të porsalindurin është një nga momentet më të çmuara të jetës dhe njerëzit duhet të duan të ta lehtësojnë stresin sa më shumë.
Nëse njerëzit sjellin ushqim në kohë zie, pse të mos e bëjnë edhe në kohë gëzimi?
Një nga gjërat më të mira që bërane paslindjen time , ishte që u tregova të afermve të mi qe nuk kam mundesi dhe kohë te gatuaj kështu ato vendosen nje rrotacion dhe me sillnin te gjith nga njenvakt të gatuar prej tyre , gjithashtu ndihma nga familjarët e bashkëshortit duke më gatuar ne shtëpinë time ishte shumë lehtësim për mua. Kështu, të gjithë mund të hanim një vakt të ngrohtë dhe të kalonim kohë bashkë. Njerëzit që hanë shpesh me të tjerët kanë nivele më të ulëta depresioni, sepse qëndrojnë pranë njerëzve që i duan.
Edhe ushqimi i gatshëm që ma sillnin në shtëpi ishte ndihmë në ditët e ngarkuara rëndësi kishte që të haja një vakt të plotë.
Lëre mënjanë komunikimin pasiv-agresiv. Nëse dëshiron respekt dhe mirëkuptim reciprok, duhet të jesh e hapur dhe e sinqertë.
Edhe pse ndonjëherë duket më e lehtë të flasësh indirekt për të mos u ndjerë vulnerabël, mungesa e mbështetjes pas lindjes duhet adresuar drejtpërdrejt që të marrësh ndihmën që të nevojitet.
Kujdesi për nënën pas lindjes ndryshon nga një person tek tjetri. Unë jam natyrë sociale dhe më pëlqente të kisha njerëz pranë. Vetmia mund të ndikojë seriozisht në shëndetin mendor, dhe gjendje si depresioni pas lindjes janë të vështira për t’u përballuar vetëm.
Nëse do të kthehesha pas, do t’i kisha trajtuar më herët shqetësimet e mia emocionale.
Në disa vende, takimi fizik me profesionistë mund të jetë i vështirë, prandaj konsultat online apo marrja e programeve të paslindjes mund të jenë një alternativë shumë e mirë.
Nëse ndihesh e vetmuar ose e mbingarkuar, mos e mbaj brenda. Fol me një profesionist dhe me një person të besuar. Kjo mund të të ndihmojë të ndihesh sërish vetvetja.
Mund të jetë e vështirë të hapesh, por të flasësh për shëndetin mendor është mënyra më e mirë për t’u dëgjuar. Kur fola për herë të parë, ndihesha në siklet por njerëzit e dashur nuk e dinin që po vuaja.
E kuptova se do të më kishin ndihmuar menjëherë nëse do ta dinin.
Mund të mendosh se nuk ke kohë për telefonata. Por zbulova se të flasësh në telefon ndërsa ushqen foshnjën është një mënyrë për të rifituar energjinë sociale dhe për t’u ndjerë e mbështetur.
Telefonatat sjellin ngushëllim kur ndihesh vetëm dhe të japin mundësi të bësh plane për të ardhmen diçka për të cilën mund të presësh me padurim edhe kur ditët duken shumë të gjata.
Mëso të tjerët se nënat pas lindjes meritojnë mbështetje
Nuk je një nënë e keqe nëse ndjen nevojën për pushim. M’u desh kohë ta mësoja këtë, duke qenë se jam person i pavarur dhe krenare që ia dal vetë.
Por kuptova se kishte shumë momente kur mund të mbështetesha tek të tjerët. Kujdesi pas lindjes shpesh varet nga njohja e vetes dhe shprehja e nevojave të tua dhe njerëzit zakonisht janë të gatshëm të ndihmojnë.
Mënësia nuk duhet të jetë e zymtë. Edhe pse do të ketë ditë të lodhshme, mund të shijosh rolin e nënës së re dhe të rilidhesh me njerëzit e dashur.
Mos harro të kërkosh ndihmë. Familja dhe miqtë të duan dhe duan të të shohin të suksesshme. Të mbrosh nevojat e tua është një mënyrë e fuqishme për të forcuar lidhjet mes teje, të dashurve dhe foshnjës tënde./ MeMjekun.com
Artikull nga Irena Danjolli
Konsulente e transicionit te pas lindjes
WhatsApp : +355 69 442 1455
Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…
Rrezet ultraviolet nuk shkaktojnë vetëm djegie nga dielli gjatë verës. Ato ndikojnë në lëkurë çdo…
Me moshën, masa muskulore mund të ketë tendencë të bjerë (sarkopenia), me efekte negative në…
Takikardia është termi mjekësor për një rrahje zemre mbi 100 rrahje në minutë. Shumë lloje…
Për mijëra gra, marrja e një diagnoze të endometriozës mund të zgjasë me vite. Tani,…
Një monitor Holter është një test diagnostik i projektuar kryesisht për të identifikuar ndryshimet sporadike…