Laborator dhe Radiologji

Zbulimi i sëmundjeve, kur duhen kryer analizat e gjakut dhe ato të përgjithshmet

Cila është rëndësia e check-up-it dhe përse duhet bërë kontrolli i shëndetit?

Të parandalosh është më e lehtë se të kurosh. E megjithatë prirja në përgjithësi është kryerja e analizave vetëm kur kemi probleme shëndetësore. Check-up do të thotë një kontroll mjekësor që duhet ta bëjnë të gjithë njerëzit minimumi 1 herë në vit, pa simptoma dhe shqetësime mjekësore për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të parandaluar sëmundjet .

Sa herë në vit është e nevojshme kryerja e analizave të gjakut?

Normalisht për një individ të shëndetshëm është i mjaftueshëm një check-up një herë në 6 muaj ose në një vit.

Çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët para se të vijnë të kryejnë check-up?

Para se të kryhen analizat e gjakut, pacienti është e rëndësishme të respektojë rregullat paraprake që ndihmojnë për një proçedurë diagnostike të saktë. Nëse pacienti nuk i respekton siç duhet këto masa paraprake kjo mund të sjellë në alterime të vlerave të analizave laboratorike nga më të lehta deri në të rëndësishme. Kështu që para se të realizohet marrja e analizave të gjakut, pacientit i duhet të qëndrojë pa u ushqyer rreth 8-14 orë por gjatë kësaj kohe duhen marrë sasi uji të mjaftueshme. Ndërkohe duhet të mos konsumohen cigare, kafe dhe alkool. Një ditë përpara ekzaminimeve duhen evituar sforcimet fizike.

Cilat janë sëmundjet hematologjike që paralajmërojnë analizat e gjakut?

Analiza më e thjeshtë që tregon për probleme të gjakut është hemograma. Hemograma ose analiza e gjakut komplet është një ekzaminim laboratorik bazë që ka për qëllim vlerësimin sasior të komponenteve kryesorë qelizorë të gjakut:

Eritrocitet (rruazat e kuqe): janë qeliza që transportojnë O2 në të gjithë organizmin. Në brendësi të tyre ndodhet një proteinë e quajtur hemoglobinë, e cila ka për funksion shkëmbimin e O2 dhe CO2 midis mushkërisë dhe qelizave të organizmit. Vlerat më të ulëta të hemoglobinës dhe ose të eritrociteve (anemia ) janë një sinjal që tregon humbje gjaku (fluks menstrual i shtuar, ulcera hemorragjike), mungesa ushqimore (të hekurit, vitamina B12, acidit folik) anemi mesdhetare, probleme të palcës kockore apo sëmundje të organeve të tjera . Vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve malinje të gjakut, si policitemia etj.

Leukocitet (rruazat e bardha): mbrojnë organizmin nga agjentë infektive ose substanca të huaja. Vlerat e ulëta (leukopenia) janë tregues të sëmundjeve të palcës kockore apo organeve te tjera, ndërsa vlerat mbi normë (leukocitoza ); tregues të infeksioneve bakteriale ose të sëmundjeve hematologjike si leucemite akute dhe kronike . Formula leukocitare vlerëson nëngrupet e rruazave të bardha në vlerë absolute dhe % si dhe morfologjine e tyre sipas shkakut.

Trombocitet (pllakëzat e gjakut): marrin pjesë në procesin e mpiksjes së gjakut. Vlerat nën normë tregojnë një rrezik të madh për hemorragji, ndërsa vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve hematologjike, tumore apo inflamatore.

Patjetër që hemograma nuk është ekzaminimi i vetëm që vendos në diagnostikimin e patologjive hematologjike. Ekzaminime të tjera specifike të përcaktuara nga mjeku specialist Hematolog orientojnë saktë drejt diagnozës dhe trajtimit specifik në varësi të shkakut. Hidhni hapin e parë: kryeni check-up hematologjik!/ Hygeia

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago