ORL

Çfarë fshihet pas gjakrrjedhjes nga hunda

Trajtimi si duhet i origjinës së saj do të çojë në kurim. Gjithsesi në njëfarë mënyre, ajo mund të parandalohet. Kjo mund të bëhet duke ruajtur një regjim të rregullt të tensionit të gjakut, metabolizmit.

Gjakrrjedhja nga hunda më tepër se një sëmundje është një simptomë e disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të tilla të bëhët një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyes. Por çfarë mund të fshihet pas saj dhe kur duhet ti drejtohemi mjekut?

Mjekja otorino-laringologe Dolores Bardhyli:

A mund të konsiderohet një sëmundje gjakderdhja nga hunda?

Epistasi ose siç njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda më tepër se një sëmundje është një simptomë (shenjë) që i përket disa lloje sëmundjesh, disa me rëndësi klinike dhe disa të tjera jo.

Cilat janë këto sëmundje?

Ndër sëmundjet që shoqërohet shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e presionit të gjakut shoqërohet me hemoragji nga hunda. Kjo për shkak se presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të patur kujdes nga hipertensioni.

Te fëmijët e vegjël, nën 10 vjeç, gjakrrjedhje nga hunda shepsh herë nuk përbën ndonjë problem serioz, për shkak të mukozës së hundës së tyre nuk është e plotë. Por nëse fëmija, është i zbehtë, i dobët dhe ka gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda i duhet bërë një vlerësim klinik, sepse mund të jetë shenjë e pranisë së një parazitoze (kryesisht lambies). Parazitët tentojnë të ngjiten lart dhe shkaktojnë të kruara të forta të hundës dhe për pasojë shkaktojnë epistas.

Mund të ndodhë që epistasi të shoqërohet me gjak në urinë, shpesh dhe me njolla në lëkurë, çka do të thotë se ka probleme në sistemin e formimit të gjakut. Në këto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me pamjaftueshmëri koagulimi të gjakut. Ndërsa te adoleshentët epistasi mund të jetë sinjal i një sinoziti të fshehtë. Mund të ndodhë që sinoziti të mos ketë shenja të dukshme, pacienti mund të ankojë vetëm për turbullim, rëndim të kokës, shenja që shpesh neglizhohen. Por nëse këto simptoma i bashkëshoqërohet dhe gjakrredhja nga hunda mund të bëhet fjalë për një sinozit të fshehtë. Ndërsa në rastet kur hemoragjia është në një sasi të konsiderueshme dhe shoqërohet me bllokim të hundës, mund të ndodhë të bëhet fjalë për një tumor të nazofagitit.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago