Okulistike

Si të parandalojmë infeksionin e syrit

Sy të skuqur, të rëndë, të ndjeshëm ndaj dritës? Janë këto disa nga simptomat e konjunktivitit (infeksionit të syrit). Por nga se shkaktohen dhe si mund të trajtohen këto probleme?

Ja se çfarë thotë nmjekja okuliste, Suzana Zhuka pwr “Panorama”:

Çfarë është konjunktivitet, apo siç njihet infeksioni i syrit?
Konjuktivitet janë infeksione të cipës së bardhë që mbështjell kokërdhokun e syrit, që quhet konjuktiv.

Cilët janë faktorët shpërthyes?
Shkaqet janë të shumtë dhe për këtë arsye dhe konjuktivitet janë disa llojesh: viralë, bakterialë, të përzierë, alergjikë, sezonalë, nga lentet e kontaktit, pishinat, agjentët fizik dhe ata kimikë, etj.

Sa e përhapur është kjo sëmundje?
Bëhet fjalë për një patologji të shpeshtë, sepse konjuktiva e syrit është shumë e ndjeshme ndaj agjentëve të jashtëm.

Cilat konjunktivite janë më problematike në këtë periudhë?
Në këtë periudhë më të shpeshtë dhe më problematikë janë ata me natyrë alergjike, kjo për shkak të pranisë së poleneve të luleve në ajër. Këto janë kronike dhe në këtë periudhë kanë fazën e riakutizimit të tyre. Shqetësimet nisin në fund të marsit dhe vazhdojnë deri në qershor. Natyrisht janë të pranishëm dhe konjunktivitet e tjera, por alergjikët janë më të shpeshtë.

Si shfaqet konjunktiviti me natyrë alergjike?
Konjunktiviti me natyre alergjike shfaqet zakonisht në të dy sytë dhe shenjat karakteristike të tij janë e kruara e syve dhe shtimi i sklepave.

Po konjunktiviti me natyrë bakteriale si shfaqet?
Konjunktiviti me origjinë bakteriale zakonisht shfaqet me sekrecione, sklepa me ngjyrë të verdhë, me ënjtje të lehtë dhe skuqje të kokërdhokut të syrit. Pacienti ankon për praninë e një trupi të huaj në sy, të shoqëruar me të kruara, skuqje, lotim, djegie, mosdurim drite.

Po konjuktivitet me natyrë virale?
Kjo është forma më e vështirë për t’u trajtuar dhe që nëse nuk trajtohet në kohë mund të përhapet dhe në korne. Forma virale kërkon më shumë kohë trajtimi. Simptomat janë skuqje, bezdi ndaj dritës, lotim, shtim të sekrecione.

Doktoreshë, është e vërtetë që përdorimi i produkteve kozmetike të pakontrolluara shkaktojnë infeksion të syrit?
Po kjo është shumë e vërtetë. Kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të rasteve të konjunktiviteve, sidomos te adoleshentet, të shkaktuara nga përdorimi i produkteve kozmetike të pakontrolluara, që nuk i janë nënshtruar testit të kontrollit, sidomos rimelëve dhe lapsave të syve. Por infeksioni mund të shfaqet dhe nga përdorimi i lapsave apo rimelëve të dikujt tjetër, që mund të jetë prekur nga konjuktiviti.

Çfarë rreziqesh shfaqin konjuktivitet?
Së pari dua të sqaroj se konjunktiviti është një sëmundje që nuk dëmton shikimin dhe nëse trajtohet në kohë, në fazën fillestare, kalon shumë lehtë. Por kjo është një sëmundje ngjitëse dhe si e tillë duhet diagnostikuar dhe trajtuar menjëherë, në mënyrë që të shmanget kronicizimi i saj, apo kalimi i infeksionit në korne (xhamin e syrit), që do të kërkonte një trajtim më të gjatë.

Mund të flasim për predispozicion?
Jo, nga studimet që janë bërë është vërejtur se konjuktivitet prekin të gjitha moshat dhe të dyja sekset në të njëjtën mënyrë. Kështu që mund të them se gjithsecili nga ne është i predispozuar të preket nga konjunktivitet.

Ç’mund të bëhet për të parandaluar komplikacionet?
Së pari rekomandohet ndjekja në mënyrë skrupuloze e higjienës personale dhe më pas për çdo shqetësim sado të vogël duhet konsultuar mjeku specialist.

Si bëhet trajtimi i konjunktiviteve?
Duke qenë se kanë origjinë të ndryshme dhe mjekimi i konjunktiviteve është i ndryshëm dhe i shumtë. Kështu, në rastin e infeksioneve me origjinë bakteriale këshillohet përdorimi i një koliri antibiotik me spektër të gjerë, me një trajtim prej 7 ditësh. Në rastin e konjunktiviteve alergjikë mund të përdoren kolire antialergjikë dhe rekomandohet konsulta me mjekun alergolog, në mënyrë që të zbulohet origjina e alergjisë dhe mjekimi për të nëse është e nevojshme. Nëse konjuktiviti shkaktohet nga një substance irrituese, mjafton të eliminohet shkaku shpërthyes dhe më pas të bëhet trajtimi për qetësimin e syrit. Gjithsesi, mjekimi bëhet në varësi të shkakut dhe stadit të sëmundjes, gjë të cilën e përcakton vetëm mjeku specialist.

Këshilla

• evitoni të prekni sytë me duar të palara

• pastroni sekrecionet e syrit me shumë kujdes

• mbani higjienë maksimale, personale dhe familjare

• fëmijët në çerdhe apo kopsht duhet të përdorin peshqir personal

• mbani syze dielli për t’i mbrojtur sytë nga irritimi

• me shfaqjen e shenjave të para shkoni menjëherë te mjeku specialist

Shenjat
Si ta kuptosh se je prekur nga konjuktiviti

Infeksioni shfaqet me djegie dhe ndjesi të trupit të huaj në sy, si p.sh. rërë mes syrit dhe qepallës. Pacienti ka sy të skuqur që lotojnë dhe shpesh ka mjaft sekrecione (sklepa). Në disa raste ndjejnë bezdi dhe dhimbje kur bien në kontakt me dritën. Nuk është e domosdoshme që simptomat të shfaqen njëherësh, mund të ndodhë që të shfaqet dhe vetëm njëra prej tyre.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago