Gastroeneterologji

Si mund të trajtohet urthi te të moshuarit?

Mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon për “Panorama” se si shfaqet kjo sëmundje te kjo grupmoshë dhe çfarë mund të bëhet për trajtimin e saj.

Doktor, është e vërtetë që refluksi apo siç njihet ndryshe urthi, është më i shpeshtë te të moshuarit?
Refluksi është një shqetësim mjaft i përhapur, që prek gati çdo moshë. Megjithatë është vënë re se një përhapje më e madhe te të moshuarit. Pjesa më e madhe e kësaj grupmoshe e përkufizon si “djegie gjoksi” apo “urth”.

Si shfaqet te të moshuarit kjo sëmundje?
Refluksi te të moshuarit ka karakteristika disi të veçanta, ndryshe nga ato që shfaqen te të rinjtë. Në këtë grupmoshë, refluksi zakonisht shfaqet në forma më të rënda, por në disa raste mund të jetë dhe pa simptoma. Shpesh mund të shfaq më tepër komplikacione se te personat e rinj. Për shembull, te të moshuarit me refluks, ezofagiti (inflamacioni i ezofagut) është zakonisht në gjendje të rëndë dhe përveç kësaj, episodet zgjasin më tepër. Përveç këtyre, refluksi te të moshuarit ka shpesh një natyrë ciklike, me tendencë të rishfaqjes dhe komplikimeve.

Pse është më i shpeshtë në moshën e tretë?
Në një farë mënyre të moshuarit janë të predispozuar të shfaqin refluks. Me kalimin e moshës, anatomia e ezofagut modifikohet dhe valvula mes ezofagut dhe stomakut, nuk funksionon mirë. Përveç kësaj, të moshuarit shpeshherë kanë disa zakone që mund të favorizojnë refluksin (për shembull shtrihen sapo kanë ngrënë).
Përveç kësaj, të moshuarit janë të sëmurë kronikë dhe për pasojë përdorin medikamente për një kohë të gjatë. Disa nga këto medikamente mund të acarojnë frekuencën dhe pasojat e refluksit gastro-ezofagial.

Ju thatë se modifikohet anatomia e ezofagut. Çfarë ndodh konkretisht?
Mplakja modifikon organet dhe funksionimin e tyre. Ndër to është dhe ezofagu, i cili “mplaket” dhe tenton të ndryshojë dhe funksionon në mënyrë më pak efiçente. Në veçanti te të moshuarit këto ndryshime favorizojnë refluksin: shkurtohet dhe “nuk mbyllet” mirë valvola mes ezofagut dhe stomakut (gjë që normalisht pengon ushqimin të kthehet mbrapsht pasi është tretur). Ulet presioni në nivelin e valvulës mes ezofagut dhe stomakut. Kjo favorizon ngjitjen e ushqimit dhe aciditetit nga stomaku. Muskujt e ezofagut kontraktohen më ngadalë dhe ushqimi kërkon më tepër kohë të lërë ezofagun për të kaluar në stomak.

Cilat janë simptomat që ankon kjo grupmoshë?
Shenjat e refluksit te të moshuarit janë shpesh atipike. Për këtë arsye diagnoza mund të rezultojë më e vështirë se në grupmoshat e tjera. Në disa raste (rreth 3%) refluksi është asimptomatik (pa shenja klinike) dhe nuk shfaq asnjë shenjë. Kjo ndodh dhe në rastin kur është e pranishme dhe ezofagiti (inflamacioni i ezofagut). Zakonisht shenjat më të zakonshme të refluksit janë:

Pirozë: dhimbje apo djegie në stomak, epigastralgji: dhimbje barku të lokalizuar sipër stomakut, gromësima. Mund të jenë të pranishme edhe humbja në peshë, të vjellat, anemia, dispepsia, disfagia, etj. Shenjat tipike të refluksit (piroza dhe gromësima) janë të pranishme në të paktën 30 % të rasteve. Shpesh janë të pranishme dhe shenja respiratore: kollë, astmë, vështirësi në frymëmarrje, ngjirje zëri. Refluksi te të moshuarit është shpesh herë shoqërues i problemeve të tjera të traktit tretës, siç janë: ulçera gastrike dhe ulçera duodenale.

Çfarë ndërlikimesh mund të shfaqen nga urthi te kjo grupmoshë?
Simptomat e refluskit të të moshuarve janë më të vështira për t’u njohur. Të moshuarit kanë një perceptim ndryshe të dhimbjes. Për këtë arsye, jo gjithmonë paralajmërojnë simptomat e dhimbjes tipike të refluskit: dhimbje/djegie në stomak. Pikërisht sepse nuk njihen dhe lajmërohen shpejt, shenjat e refluksti te të moshuarit mund të çojnë në pasoja të rënda. Më kryesoret janë: inflamacion i indeve (mukoza) që vesh ezofagun (ezofagit); stenoz (ngushtim i ezofagut) me pasoja të vështira të tretjes
Esofagu Barrett, (që është formë parakanceroze); komplikacioni pulmonare (për shembull pneumonitë aspirative, laringitet, faringitet), anemi.

Si trajtohet kjo sëmundje?
Në përgjithësi, kurat që u këshillohen personave të moshuar janë të njëjta, me ato që u rekomandohen dhe të tjerëve. Megjithatë dozat e medikamenteve mund të ndryshojnë sipas nevojës dhe duhet të adaptohen me situatat dhe nevojat.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago