Të njohim ilaçet/suplementet

Uji i oksigjenuar, përdorimet e çmuara që nuk i dini

Në emrin shkencor njihet si peroksid hidrogjeni por në të përditshmen tonë e njohim si ujë i oksigjenuar. Zakonisht është një nga produktet më të përhapura që shpesh ndodhet dhe në kutinë e ndihmës së shpejtë.

Për shkak të vetive të tij antiseptike dhe antimikrobesh, përdoret për të dezinfektuar dhe mbrojtur plagët e vogla.

Por përveç përdorimit të saj mjekësor, uji i oksigjenuar është shumë i mirë dhe për kura të ndryshme të trupit, apo dhe punët e shtëpisë.

Por si mund të përdoret ai përveçse në pastrimin e plagëve?

Dezinfekton gojën dhe zbardh dhëmbët

Mund të përdoret si dezinfektues për kariesin e gojës dhe zbardhjen e dhëmbëve. Rekomandohet që të tresni dy lugë ujë të oksigjenuar në një gotë me ujë të zakonshëm dhe përsëriteni gar-gar disa herë në ditë për disa ditë rresht.

Ose dy apo tre pika ujë të oksigjenuar në furçën e dhëmbëve dhe kalojeni në mënyrë delikate nmes dhëmbëve dhe xhixhinvave për të luftuar bakteret.

Ndërsa për të zbardhur dhëmbët, përgatisni dy lugë të vogla me ujë të oksigjenuar, tre lugë të vogla me sodë për ti larë dhëmbët para se të përdorni kolinosin. Dhe këtë bëjeni për të paktën tre jave.

Ndihmon për zbardhje e njollave të lëkurës

Shpesh, veçanërisht në fytyrë, duar dhe krahë na shfaqen njolla të errëta për shkak të plakjes ose diellit. Në këto raste uji i oksigjenuar është një ilaç i mirë. Vendosni pak nga ky ujë në një copë pambuku të lagur dhe vendoseni direkt në njollë. Përsëriteni për disa ditë derisa të pastrohet. Nëse lëkura irritohet apo skuqet ndërpriteni këtë.

Për të luftuar puçrrat

Në këtë rast i referohet puçrrave që nuk kanë prani qelbi e për rrjedhojë bakteresh. Veprimi i ujit të oksigjenuar në këtë rast bën një dezinfektim të mirë dhe i jep mundësi lëkurës të oksigjenohet vetë duke shmangur formimin e puçrrave të tjera. Aplikojeni në një copë pambuku të lagur mbi puçërr dhe lëreni gjatë gjithë natës.

Eliminon erën e keqe të këmbëve dhe parandalon mykozat

Uji i oksigjenuar është një ilaç i shkëlqyeshëm për të larë këmbët dhe për të hequr erën e keqe që krijohet për shkak të përdorimit të këpucëve të mbyllura gjatë gjithë ditës dhe djersitjen e tyre. Holloni ujin e zakonshëm me ujin e oksigjenuar në raport të barabartë dhe mbajini këmbët tuaja për të paktën 10 minuta. Më pas thajini mirë.

Ilaç kundër gripit

Kur jemi me grip ndjesia më e bezdisshme është bllokimi i hundëve, duke mos na lejuar të marrim frymë mirë. Uji i oksigjenuar e eliminon këtë siklet. Hollojeni atë me ujë dhe me një pikatore vendosni 2-3 pika në çdo vrimë të hundës. Më pas shfryjini ato.

Pastrimi i veshëve dhe largimi i ujit të tepërt

Uji i oksigjenuar i holluar me ujë mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyeshme për pastrimin e veshit, duke vendosur disa pika të tretësirës brenda, me ndihmën e një pikatoreje ose një copë pambuku. Në këtë mënyrë do të lironi veshët nga akumulimi i uji, veçanërisht pas notit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago