Gastroeneterologji

Sëmundja e Crohn/ Cilat janë simptomat dhe terapitë

Ndoshta keni dëgjuar për sëmundjen e Crohn apo e keni kaluar atë. Njerëzit që vuajnë prej saj janë më shumë se sa e mendoni.

Të prekurit duhet të mësojën të përshtaten me stilin e jetës së tyre me këtë sëmundje inflamatore të zorrëve, e cila ndikon jo vetëm në funksionimin e zorrëve por dhe në çdo pjesë tjetër të sistemit të tretjes, nga goja deri në rektum.

Mjaft e rëndësishme është të njihni simptomat për të qenë në gjendje të njihni këtë sëmundje. Ende sot nuk dihet shkaku i kësaj patologjie, një sëmundje që gabimisht ndikon në sistmein tonë imunitar, duke shkatërruar indet e shëndetshme. Një inflamacion që bëhet kronik dhe përfshin muret e zorrëve duke i bërë ato më të trasha.

Çfarë është sëmundja e Crohn?

Bëhet fjalë për acarim dhe enjtje të pjesëve të traktit të tretjes. Mund të t’ju prekë në dy mënyra: duke pezmatuar zorrën e hollë, ose duke shkaktuar kolitin, e ngjasme me ato ulcerozet në zorrën e trashë dhe në rektum. Në zorrë formohet një ind shënjues që grumbullohet për të penguar zorrën. Për pasojë, ushqimi dhe feçet kalojnë ngadalë dhe me dhimbje nëpër aparatin tretës, duke shkaktuar dhimbje barku dhe diarre.

Kush preket nga kjo sëmundje?
Të gjithë mund të preken nga sëmundja e Crohn dhe shfaqet njësoj si te meshkujt dhe tek femrat. Megjithatë shkencëtarët dyshojnë se ka një bazë trashëgimie, domethënë prindërit ua kanë kaluar fëmijëve të tyre, dhe kjo ndodh mes moshave 13 deri në 30 vjeç.

Cili është shkaku i sëmundjes së Crohn?
Kërkimet për të nxjerrë në dritë origjinën e kësaj sëmundjeje vijon ende. Deri tani dihet që origjinën e ka nga sistemi imunitar, nga ndryshim i pakuptueshëm për shkak të të cilit papritmas fillon të sulmojë bakteret dhe viruset e padëmshëm.

Gjatë këtij sulmi ruazat e bardha të gjakut grumbullohen në zorrë e duke shkaktuar inflamacion apo dëmtim kronik.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së Crohn?

Simptomat e kësaj sëmundje varen nga zona gastrointestinale e prekur, goja, zorrë e trashë apo e hollë, rektumi… Paprtimas ata shfaqen dhe më pas zhduken, opse qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohore duke shkaktuar dhe dhimbje.

Simptomat zakonisht janë
Dhimbje barku
Lodhje
Ethe
Mungesë oreksi
Humbje peshe
Dhimbje gjatë jashtëqitjes
Kapsllëk
Inflamacion i syve
Ulçer të gojës
Fistulat me qelb në zonën e rektumit
Inflamacion dhe dhimbje në nyje
Plagë në lëkurë
Xhinxhiva të acaruar

Cilat janë analizat që duhen bërë për të diagnostikuar sëmundjen e Crohn?

Do të jetë mjeku ai që do të vendosë cilat analiza janë të nevojshme për një diagnostikim të përshtatshëm për të mos e ngatërruar me sëmundje të tjera, duke qenë se simptomat mund të jenë të përbashkëta.
Zakonisht kërkohet analiza e gjakut, kolposkopia, tomografia e kompjuterizuar (TC), seri radiografie e zorrëve (rreze X)

Trajtimi

Për të trajtuar sëmundjen e Corhn përdoren zakonisht këto trajtime mjekësore:

Ilaçe anti-inflamatore për të zvogëluar inflamacionin, dhimbjen dhe diarrenë.

Barna steroide, të cilat merren vetëm për një kohë të shkurtër pasi mund të shkaktojnë efekte anësore serioze

Supresorët për sistemin imunitar, si azathioprinë për të parandaluar sistemin imunitar të sulmojë zonat e shëndetshme të trupit tonë.

Antibiotikë për të ndërhyrë në akulimin e baktereve në zorrën hollë.

Çfarë duhet të hamë
Një ndryshim në stilin e ushqimit nuk mund të luftojë sëmundjen e Crohn, por mund të lehtësojë inflamacionin dhe dhimbjet.

Nutricionistët japin këto këshilla:

Merrni vitaminë B12, pasi ju ndihmon të reduktoni ndjeshëm simptomat dhe të shmangni aneminë.

Ushqime me kalcium dhe vitaminë D, që ju ndihmon të kryeni aktivitet tuaja bazë.

Shmangni ushqimet e pasura me fibra, pasi nuk këshillohen për inflamacione të zorrëve.

Shmangni ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe salcat.

Pini shumë ujë; në sasi të vogla gjatë gjithë ditës.

Shmangni bulmetin pasi janë të vështirë të treten dhe shkaktojnë dhimbje.

Shmangni ushqimet që favorizojnë formimin e gazrave të zorrëve./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago