Laborator dhe Radiologji

Llogaritja e Indeksit të Glicemisë: çfarë është dhe pse duhet?

Llogaritja e indeksit të glicemisë (IG) është e nevojshme për diabetikët, por dhe në raste të tjera mes të cilave dhe hipoglicemia. Por çfarë është? Si llogaritet?

Indeksi i glicemisë (IG) është një parametër që ka marrë mjaft rëndësi në këto vitet e fundit veçanërisht për të prekurit nga diabeti. Në disa raste është thelbësorë të dimë se si llogaritet ajo.

IG mat aftësinë e një ushqimi për të rriturin nivelin e sheqerit në gjak pas një vakti. Glukoza e gjakut është sasia e glukozës e pranishme në gjak, e prodhuar nga tretja e karbohidrateve që përmbahen në ushqim.

Ajo u prezantua 30 vite më parë me qëllim klasifikimin e ushqimeve bazuar në shkallën në të cilën rrisin sheqerin në gjak. Megjithatë, dobia e tij nuk është e kufizuar vetëm në rastet e pacientëve me diabet.

Çfarë është indeksi i glicemise (IG)?

Për të kuptuar si duhet rëndësinë e indeksit të glicemisë le të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të diabetit dhe rëndësisë së saj ndaj kësaj patologjie. Diabeti është një sëmundje ku niveli i glukozës në gjak (glicemia) rezulton shumë e lartë. Kjo ndodh pasi trupi nuk prodhon insulinë, ose nuk e përdor atë si duhet. Insulina lejon glukozën të hyjë në qeliza.

Glukoza e tepërt në gjak mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme në trup me kalimin e kohës. Disa studime e lidhin diabetin me sëmundjet kardiale, okulare dhe renale.

Në përgjigje të këtij probelmi lindi parametrik i indeksit të glicemisë. Qëllimi ishte matja e niveleve të glukozës në gjak pas marrjes së ushqimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë u bë e mundur të zgjidhen ushqimet më të përshtatshme sipas gjendjes së shëndetit të personit.

Për shembull, një person diabetik ka nevojë për ushqime që përmbajnë një indeks të ulët të glicemisë. Sidoqoftë, kur një person hyn në hipoglicemi (gjendje në të cilën sheqeri në gjak është shumë i ulët dhe vë në rrezik jetën e subjektit) ai duhet të konsumojë ushqime me një indeks më të lartë glicemik.

Si ta llogarisni indeksin e glicemisë?

Mund të themi se indeksi i glicemisë është një shprehje numerike e variacionit të glicemisë pas ngrënies së një ushqimi të caktuar,. Në të vërtetë, është një analizë e thjeshtë laboratorike. Aktualisht, ka një sërë matjesh që ju japin mundësinë të llogarisni indeksin e glicemisë.

Ajo të ndihmon të dish shpejtësinë me të cilën karbohidratet e pranishme në ushime kalojnë në gjak në formën e glukozës. IG matet me një shkallë midis 0 dhe 110. Sipas kësaj mënyrë

0 deri në 55 është e ulët

mes 56 dhe 69 është në vlerat e mesme

nga 70 në 110 është e lartë.

Sa më e lartë të jetë vlera aq më shpejt rritet glukoza në e gjakut. Në rastin e diabetikëve kjo duhet të shmanget. Për këtë arsye IG është i dobishëm për planifikimin e vakteve.

Si ndryshon indeksi i glicemisë?

Siç e thamë më sipër, ky parametër ndihmon në planifikimin e vakteve. Por ka dhe faktorë të tjerë të përfshirë si ngarkesa glicemike. Prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me specialistë para se të nisni një dietë. Për më tepër indeksi glicemik i të njëjtit ushqim ndryshon sipas aspekteve të caktuara. Për shembull, në rastin e frutave dhe perimeve, ky parametër rritet ndjeshëm kur ato janë pjekur.

Në të njëjtën mënyrë, përpunimi i ushqimit dhe mënyra e konsumit ndikojnë. Lëngu i frutave ka një IG më të lartë se fruti nga i cili përftohet. Interesante është të theksohset se mënyra se si piqet buka gjithashtu ndikon në parametër. Koha e gatimit të makaronave përcakton mund të përcaktojë një indeks më të lartë. Zierja al dente ka një indeks më të ulët se ai i gatimit më të gjatë.

Si përfundim!

Llogaritja e indeksit të glicemisë është e dobishme në situata të caktuara, si në rastin e diabetikëve pasi i lejon të mbajnë në nivelin e duhur glukozën në gjak pas një ngrënie relativisht në kontroll.

Disa nga ushqimet më të rekomanduara janë bishtajoret, perimet dhe shumica e frutave. Në fakt fibrat kanë një tendencë të zvogëlojnë indeksin glicemik të një ushqimi.

Por IG është gjithashtu e dobishme për të ndihmuar personat që vuajnë nga hipoglicemia. Zgjedhja e një ushqimi me një indeks më të lartë është thelbësor për të përmirësuar këtë gjendje.

Sidoqoftë, gjëja më e përshtatshme gjithmonë është konsultimi me mjekun ose nutricionistin për të marrë më shumë informacion mbi këtë temë para se të ndryshoni dietën tuaj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago