Regjim ushqimor

5x5x5, çfarë është regjimi ushqimor i shkencëtarit William Li

A e dini se ushqimet që na mbrojnë janë 200. Çdo ditë zgjidhni pesë që do të konsumoni në pesë vaktet e ditës për të ndihmuar pesë mekanizmat mbrojtës të trupit. Kjo është metoda e propozuar nga shkencëtari William Li.

Pesë mekanizmat mbrojtës të trupit janë angiogeneza, rigjenerimi, mikrobiomi, ADN-ja dhe Imuniteti.

Siç shpjegon doktor Li, falë hulumtimit më të fundit shkencor, secili prej tyre kushtëzohet nga dieta. Ja se si si:

Kofshët e pulës anti-tumor

Trupi ynë përshkohet nga kilometra enë gjaku në formim të vazhdueshëm për të sjellë ushqim në qeliza dhe ky mekanizëm mbrojtës quhet “angiogenesis”. Fatkeqësisht ky mekanizëm mund të gjenerojë dhe shkaktojë shfaqjen e tumoreve, artritit dhe sëmundjes së arterieve koronare. Ka disa ushqime që e zvogëlojnë këtë rrezik. Përveç atyre që dihen tashmë, si domatja, peshku, vaji i ullirit ekstra i virgjër etj., ka aleat të mrekullueshëm si kofshat e pulës apo çaji i kamomilit. Sipas Dr. Li këto ushqime kanë vitaminën K2 që është një shtypës i fuqishëm i angiogjenezës, në rastin e neoplazmave si kanceri i zorrës së shtrasë. Edhe çaji i kamomilit ka përqëndrim të lartë të dy substancave bioaktive, apigeninës dhe acidit klorogjenik.

Mango, për të mbrojtur organet

Sigurisht qelizat staminale kanë rëndësinë e tyre për të mbrojtur organet, vitaliteti i të cilave mund të garantohet përmes një “ushqimi rigjenerues.

Dieta mesdhetare është një mundësi e mirë, por studimet shkencore për dy ushqime të rëndësishme për këtë siç është mango dhe krundet e orizit janë të pakta. Krundet e orizit përmbajnë betaglucan dhe acid ferulik, dhe risin mbijetesën e qelizave të lindjes endoteliale, si dhe ndihmjnë në riparimin e dëmtimit të enëve t gjakut të shkaktuara nga një dietë me yndyrë të lartë.

Ndërsa Mango ka mangiferina, një përbërë që në laborator u vërtetua që rigjeneron qelizat pankreatike.

Kërpudhat dhe kivi për mikrobiomën
Një tjetër sistem i fuqishëm mbrojtës është mikrobioma, një grup bakteresh të shëndetshme që banojnë në zorrë. Ato ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, rregullimin e sistemin endokrin, promovimin e prodhimit të neurotransmetuesve kryesorë.

Sipas Dr. Li për këtë nuk ka vetëm kos dhe djathë parmixhan. Kërpudhat duhet të përfshihen gjithashtu në dietë, pasi rrisin shumëllojshmërinë e mikrobiomës duke rritur numrin e baktereve të dobishëm, si Bacteroidetes dhe zvogëlojnë speciet e dëmshme të Firmicutes.

Kafe për të “rigjeneruar” ADN-në
Nëse ADN është e dëmtuar, veçanërisht për shkak të numrit të lartë të radikaleve të lira, ke më shumë mundësi për tu sëmurur. Prej kohësh e dimë se mes antioksidantëve më të fuqishëm është vitamina C që e përmbajnë agrumet dhe karotenoidët, të pranishëm për shembull te karrota.
POr ama ka ushqime që ndikojnë në shprehinë e gjeneve. “Polifenolët që përmban kafja janë në gjendje të aktivizojnë gjenin që ndalon zhvillimin tumoral RARB2”, thotë Li. Ai rekomandon dhe arrat, farërat dhe frutat e thata.

Gështenjat për sistemin imunitar
M
es ushqimeve që kanë fuqi të lartë në sistemin tonë imunitar më efikas janë ato të pasura me acid ellagjik, siç janë gështenjat. Kjo substancë redukton deri në 60% prodhimin e proteinës PD-L1, e përdorur në qeliza kancerogjene për rrjedhojë përhapen pa u shqetësuar. Specai djegës dhe jamballi gjithashtu janë modele të fuqishme mbrojtëse. I pari ka kapsainën dhe molekula të tilla si lutein dhe zeaxanthin që rrisin numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe qelizave B që prodhojnë antitrupa./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago