Meteoropatia apo sindromi meteoropatik është një nga shqetësimet komplekse psiqike dhe fizike e lidhur me ndryshimet e kohës, stinëve apo klimës.
Kur ndryshojnë kushtet meteorologjike organizmi duhet të përshtate me të dhe reflekton një “stres”. Kush është më vulnerabël nuk arrin të kompenosjë këtë ndryshim dhe ndihqet keq. Në këtë kuptim, gratë dhe të moshuarit janë më ndjeshëm, si dhe ata që vuajnë nga ndonjë patologji si hipertensioni, reumatizma, depresioni apo dhimbjet e kokës.
ÇFARE ESHTE?
Meteoropatia konsiderohet një grup i çrregullimeve fizike dhe mendore, e cila manifestohet pas një ndryshimi gradual ose i papritur i motit në një zonë specifike gjeogradike.
Kjo gjendje varet nga ndryshimi i një ose disa faktorëve meteorologjikë, si temperatura, lagështira, shpejtësia e erës, presioni atmosferik dhe reshjet e shiut, me efektet tipike që ato prodhojnë si jonizimi, gjendja elektrike dhe turbolenca.
Prandaj është një sindromë e përgjithshme ku veçanërisht në subjektet e predispozuara këta agjentë meteorologjikë veprojnë si faktorë stresi.
Në përgjithësi gjithçka nis afër ndryshimit të sezonit ose të klimës. Ata që vuajnë prej tij fillojnë të ndjejnë efektet 48 deri në 72 orë para ndryshimit.
SIMPTOMAT
Simptomat kryesore të meteoropatisë janë dhimbje koke, ndryshim i humorit, tensioni i ulët, lodhje, përgjumje, vështirësi në përqëndrim dhe kujtesë, dhimbje në kyçe dhe në stomak.
Zakonisht, meteoropatia të jep një gjendje mosrehatie të përgjithshme, para se të ndodhin ndryshimet në nivelin klimaterik, prandaj shfaqet një fazë akute që korrespondon me ndryshimin e kohës e ndjekur nga një zbehje e këtyre shenjave më pas, me përfundimin e ndryshimeve të motit.
Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave dhe situatave predispozuese, nuk ka një trajtim specifik për meteoropatinë, por në varësi të rastit është e mundur të përdoren analgjezikë dhe antihstaminë, por dhe mjekime të tjera natyrale për të përmirësuar çrregullimet.
Kush rrezikohet më shumë?
Në pëgjithësi janë njerëzit që i nënshtrohen stresit intensiv, që kanë ndjeshmëri dhe emocion të veçantë dhe vështirësi për tu përshtatur me kontekste dhe ngjarje të reja, që në praktikë paraqesin probleme të ngarkesave të sistemi neurovegetativ.
Paqëndrueshmëria e sistemit nervor është një problem gjithnjë e më i përhapur për shkak të rritjes së elementeve negative që rëndojnë në jetën e përditshme, si për shembull, stresi, zia, divorci, vështirësitë për të gjetur punë, konkurrenca profesionale, ndotja apo trafiku.
Prandaj pavarësisht nga gjinia dhe mosha, individët meteoropatikë kanë një ndjeshmëri më të madhe ndaj ndryshimeve të klimës. Trupi i nënshtrohet stresit më të madh, i cili ndikon në sistemet e adaptimit dhe metabolizmit.
Zakonisht ata që vuajnë janë të moshuar, të rinj, gra dhe subjekte me patologji specifike kronike. Për shembull hipertensioni ka një rrezik më të madh të palpitacioneve, takikardisë dhe krizave të hipertensionit kur temperatura ndryshon ndjeshëm.
Pra, meteoropatia mund të dallohet në:
Fillestare: që mund të prekë këdo, dhe nuk shoqërohet me sëmundje para-ekzistuese, por varet thjesht nga ndryshimi i motit. Në këtë rast shqetësimet dytësore nga ndryshimet klimaterike janë më të zbutura.
Sekondare: çregullimet janë për shkak të një sëmundjeje, manifestimet e së cilës përkqeësohen me ndryshimin e motit.
SHKAQET E MUNDSHME
Në themel të Meteoropatisë duket se ekziston prodhimi i tepërt ose i gabuar i disa hormoneve nga hipotalamusi, në veçanti i serotoninës, ndërmjetësi kryesor kimik i stresit, i gjendrës së hipofizës, e tiroides (tiroksina) dhe e gjendrës mbiveshkore (katekolaminat), ndërmjetësues të tjerë kimikë që hyjnë në lojë gjatë periudhave të lodhjes ose stresit.
Faktorët që mund të kontribuojnë në këtë lloj çregullimi janë të ndryshëm. Mes tyre është sasia natyrale e dritës ndaj së cilës është i ekspozuar organizmi.
Pas deshifrimit të sinjaleve të marra nga periferia, trupi urdhëron gjendrat neuroendokrine dhe sistemin nervor qendror të neutralizojnë ose minimizojnë çdo shqetësim të shkaktuar nga mjedisi atmosferik.
Kur ndodh një ndryshim i papritur i kushteve klimatike, hipotalamusi mund të japë urdhra të gabuar në gjendrat neuroendokrine. Në disa raste, megjithatë, meteoropatia është pasojë e një reagimi të ekzagjeruar të sistemit nervor qendror; kjo shpjegon pse shumë njerëz që janë të mbindjeshëm ndaj ndryshimeve të motit vuajnë gjithashtu nga ankthi dhe simptomat depresive.
Njerëzit e prekur nga meteoropatia kanë dhe sëmundjet paraekzistuese, si reumatizëm, dhimbje të kyçeve, dhimbje kockash, ekzemë, ndryshim të tensionit të gjakut. / MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…