Regjim ushqimor

Çfarë është regjimi ushqimor FMD që vonon plakjen?

A jeni pjesë e asaj kategorie personash që shmangin një vakt apo agjërojnë për të humbur disa kilogramë? Nëse përgjigja është po, ndoshta ju kanë thënë se nuk është mirë, pasi trupi kërkon të mbrohet nga humbjet e energjisë duke krijuar rezerva yndyre. Sot do të flasim për dietën FMD (Fast Metabolizm Diet) që stimulon agjërimin pa penguar raportin e ushqyesve në organizmit tonë.

Sekreti për t’u dobësuar konsiston në eleminimin e disa ushqimeve dhe furnizimin e trupit me ushqyesit e nevojshëm për të qenë të shëndetshëm. Le të shohim se cilat janë efektet e saj.

SI LINDI DIETA FMD?

Dieta FMD është krijuar nga doktor Valter Longo, drejtor i Longevity Insitute në Universitetin e Kalifornisë. Projekti i tij ishte të përcaktonte një regjim ushqimor që krijonte mundësinë e djegies së yndyrnave të trupit, ngadalësimin e plakjes dhe përmirësimin e shëndetit dhe qelizave të pankreasit.

SI FUNKSIONON?

Bazohet në një regjim gjysmë-agjërimi të me një kohëzgjatje pesë ditë në muaj. Në periudhën e mbetur jemi të lirë të hamë nga të gjitha nga pak, por me moderim. Ndërsa pesë ditët janë të organizuara në këtë mënyrë:

Dita e parë ka 1100 kalori të shpërndara gjatë gjithë ditës.
Nga dita e dytë deri në të pestën konsumi mbahet në 800 kalori ditore.

FMD merr shumë vëmendje për cilësinë e mikro dhe makroushqyesve më shumë se kalorive. Këto janë vetëm një ppikë referimi për të organizuar vaktet. Në vija të përgjithshme, shpërndarja e makro-nutrientëve është kjo:
34% karbohidrate.
10% proteina të mira.
56% yndyra në ditën e parë dhe 44% në ditët e tjera.

CILAT JANE EFEKTET

Më poshtë do të keni disa argumente të atyre që kanë ndjekur këtë dietë.

Dieta e stimuluar e agjërimit mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të tumoreve.

Dihet tashmë që ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit. Sipas një studimi shkencor, stimulimi i agjërimit vonon rritjen e qelizave tumorale dhe avancimin e sëmundjes.
Ata që kanë marrë pjesë në studim kanë ndjekur dietën për më shumë se tre javë, duke pasur rezultate kemioterapike më të larta se pritshmëritë.

Kush ndjek një trajtim kundër kancerit duhet thjesht të ndjekë këshillat e mjekut nëse do të duhet të nisë këtë dietë ushqimore. Në përgjithësi nuk ka probleme, por e rëndësishme është që mjeku të ketë të gjitha informacionet e nevojshme për të vijuar me terapinë.

FMD ndihmon në reduktimin e simptomave të sklerozës së shumfishtë

Është pranuar tashmë që dieta prodhon efekte pozitive ndaj simptomave të sklerozës së shumëfishtë pas tre cikleve, pra do të thotë pas tre muajsh. Ky efekt ka si pasojë pakësimin e gjendjes inflamatore të nivelit dhe niveleve të kortikosteroideve dhe citokineve. Duhet të kujtojmë se skleroza e shumëfishtë nuk është aktualisht një sëmundje e kurueshme, por mund të ngadalësohet zhvillimi.

Praktika e vazhdueshme e FMD stimulon rigjenerimin e trupit në përgjithësi

Nuk gëzoni shëndet të mirë dhe merrni shumë ilaçe? Ndjeheni të lodhur dhe pa energji? Duhet të dini atëherë se dieta përmirëson shëndetin në kompleks. Mes efekteve të verifikuara të këtij regjimi ushqimor kujtojmë:

Rezistencë më e madhe ndaj stresi dhe efekteve të tij në trup, falë ushqyesve që ka
Reduktim të volumit të organeve, të fryrjes së tyre siç janë zorrët
Rigjenerim i qelizave të trupit dhe prodhim i qelizave të reja të cilësisë më të mirë
Densiteti kockor do të vuajë më pak me kalimin e viteve.
Rrezik më i vogël për tumoret
Përmirësim i aftësive konjitive
Kontroll më i madh i nivelit të glukzoës në rastet e diabetit dhe rrezik më i vogël i zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
Parandalim i sëmundjeve kardiovaskulare

Mos harroni, gjithmonë duhet të keni parasysh nëse doni të nisni një dietë duhet të ndiqni këshillat dhe rekomandimet e mjekut./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago