Gastroeneterologji

Vështirësitë në gëlltitje, ja çfarë janë

Vështirësitë në gëlltitje janë të gjitha ato shqetësime që ndryshojnë kalimin e ushqimit nga goja në stomak. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një sërë patologjish, shumë të ndryshme mes tyre, ku faktori i përbashkët është procesi i gëlltitjes.

Këto shqetësime përveçse kanë origjina të ndryshme heterogjene, mund të paraqesin dhe simptoma të ndryshme. Në disa raste, problemi është i dukshëm pasi nuk arrin të gëlltitesh. Por në raste të tjera, kuadri klinik paraqet një sërë ndërlikimesh që vijnë nga pamundësia e ushqyerjes në mënyrë korrekte, pra, personi të jetë i vetëdijshëm që ka probleme të gëlltitjes.

Për fat të keq, vështirësitë e gëlltitjes janë shumë të shpeshta. Kryesisht prekin personat e moshuar, dhe mund të shkaktojnë probleme të rënda për shëndetin, si kequshqyerja apo dehidratimi. Më poshtë do shpjegojmë gjithçka që duhet të dini.

Çfarë është gëlltitja?

Gëlltitja është një proces kompleks që përfshin muskuj të ndryshëm të gojës, faringut, laringut dhe ezofagun. Puna e saj është të kaloj ushqimin e përtypur nga goja në stomak, derisa të tretet.

Por përveç muskujve veprojnë dhe nerva që kanë si qëllim koordinimin e lëvizjeve mes muskujve. Gëlltitja kalon në tre faza: gojë, faringut dhe ezofagut.

Në gojë ushqimi përtypet, e më pas kalon në faring. Këtu nis dhe faza e dytë. Gjatë fazës së faringut koordinimi i muskujve është shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë, ushqimi parandalohet të kalojë në laring, gjë që do të shkaktonte probleme në frymëmarrje e deri në asfiksi. Deri në këtë fazë gëlltitja është një akt vullnetar.

Veprimi i muskujve bën që ushqimi të arrijë ezofagun, pasi ka ndaluar kalimin e tij në rrugët e frymëmarrjes apo rikthim nga hunda. Në fazën e ezofagut, ushqimi arrin në stomaku përmes peristaltikës. Kjo e fundit bën fjalë për një seri kontraktimesh dhe lëshimesh muskulore të pavullnetshme që lejojnë ushqimin të zbresë përgjatë aparatit tretës.

VËSHTIRËSITË NË GËLLTITJE: KU KONSISTOJNË?

Siç e përmendëm dhe më lart vështirësitë në gëlltitje janë pjesë e një serie patologjish ku karakteristikë e përbashkët është ajo e ndryshimit të këtij procesi. Ato mund të kenë origjina të ndryshme dhe të paraqesin simptoma të ndryshme.

Megjithatë pjesa më e madhe e vështirësive në gëlltitje shkakton disfagji, ose probleme të gëlltitjes. Keni ndjesinë që ushqimi nuk kalon poshtë ose ndalet në ndonjë pjesë të grykës. Vlerësohet se pothuajse 15% mbi 50 vjeç vuajnë nga disfagjia. Bëhet fjalë gjithashtu edhe për një nga simptomat e tumorit të ezofagut apo faringut. Mjeku duhet të vlerësojë situatën.

Vështirësitë në gëlltitje mund të shoqërohen edhe me episode të probleme në rrugët nazale apo simptoma të frymëmarrjes, si kolla apo asfiksia. Në raste të tilla ushqimi i sapogëlltitur del jashtë.

SIMPTOMA TË TJERA QË SHKAKTOJNË VËSHTIRËSI NË GËLLTITJE

Një tjetër simptomë shoqëruese është dhe dhimbja kur gëlltitesh; termi mjekësor që përdoret për ta përkufizuar është odynophagia. Ka tendencë të shfaqet në dëmtimin e faringut apo ezofagut dhe është e shpeshtë dhe në rastet e infeksioneve.

Por është e rëndësishme të theksohet se të gjitha vështirësitë e gëlltitjes ndodhin në një mënyrë simptomatike. Për shembull sjellin komplikacione respiratore kur ushqimi hyn në sistemin respirator. Kjo mund të sjellë dhe infeksione të ndryshme si pneumonia, pasi mushkëritë nuk janë përgatitur të marrin ushqim.

Vështirësitë në gëlltitje gjithashtu janë dhe asimptomatike kur prekin pacientin e prekur nga sëmundja e Parkinsonit, që kanë një ndryshim të veçantë të aparatit tretës, përveçse nuk janë në gjendje ti tregojnë simptomat me qartësi. Për këtë arsye kanë tendencën të vuajnë nga kequshqyerja dhe dehidratimi./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago