Gastroeneterologji

Gastroenteriti viral tek fëmijët dhe të rriturit, pse ngatërrohet me gripin e zorrëve

Gastroenteriti viral është një infeksion i zorrëve që shpesh në mënyrë të gabuar thuhet “gripi i zorrëve”. Bëhet fjalë për një pezmatim të mureve të zorrëve shkaktuar nga virus, apo më rrallë nga bakter dhe parazitë të tjerë (në këto rastet e fundit nuk është viral).

Bëhet fjalë për një nga sëmundjet me diagnozë më të shpesht dhe shkaktohet në mënyrë tipike nga:

Kontakti me një person të infektuar
Gëlltitja e ushqimeve apo ujit të kontaminuar.

Mënyra më e mirë e parandalimit është larja e shpeshtë e duarve, por bëhet fjalë për një çrregullim që i ka ndodh të gjithëve të paktën një herë në jetë dhe për fat të keq është e vështirë të parandalohet.

Simptomat karakteristike të gastroenteritit që mund të shfaqen të gjitha ose disa, janë:
Diarrea
Dhimbje barku
Të vjella
Dhimbje koke
Temperaturë dhe ethe.

Gripi i zorrëve zakonisht zgjat pak ditë, rreth 2-3 ditë, por sipas virusit përgjegjës simptomat mund të zgjasin dhe më shumë.

Tek pacientët e shëndetshëm prognoza është emirë dhe shërimi bëhet pa nevojën e një trajtimi. Rreziku më i madh i lidhur me gastroenteritin është dehidratimi, e rrezikshme sidomos tek të vegjlit dhe të moshuarit.

SHKAQET

Viruset që provokojnë gastroenteritin viral dëmtojnë qelizat që formojnë muret e zorrëve të vogla, me pasojë daljen e lëngjeve nga qelizat e prekura dhe diarre të lëngshme.

Në bazë të pjesës më të madhe të gastroenteriteve virale gjejmë katër familje virusi:

Rotavirusi është shkaku kryesor mes fëmijëve të moshave mes 3 dhe 15 vjeç, dhe shkaku më i zakonshëm i fëmijëve në moshë më të vogël se 5 vjeç. Simptomat e infeksionit të rotavirusit shfaqen një apo dy ditë pas ekspozimit. Rotavirusi zakonisht provokon të vjella dhe diarre të lëngshme për një periudhë prej 3-8 ditë, përveçse temperaturë dhe dhimbje barku. Rotavirusi mund të prekë dhe të rriturit që kanë kontakt të ngushtë me fëmijët e infektuar, por simptomat janë më të lehta. Në Shqipëri prej tetorit të vitit të shkuar vaksina e Rotavirusit është futur në programin kombëtar të vaksinimit.

Adenoviruset prek sidomos fëmijët nën moshën 2 vjeç dhe për të ka 49 tipe të ndryshme, por vetëm një specie infekton aparatin gastrointestinal duke provokuar të vjella dhe diarre. Simptomat zakonisht shfaqen një javë pas ekspozimit. Infeksioni nga adenovirusi mund të ndodhë në çdo periudhë të vitit.

Kalçiviruset mund të shkaktojnë infeksione tek personat e çdo moshe. Kjo familje virusesh përfshin katër lloje të ndryshme: noroviruset janë më të zakonshme dhe ndodhin më shpesh gjatë periudhës tetor-prill. Simptomat e zakonshme të infeksioni janë të vjella dhe diarre, lodhje, dhimbje koke dhe në disa raste dhe dhimbje muskulare. Simptomat shfaqen nga një në tri ditë nga ekspozimi.

Astroviruset infektojnë sidomos të porsalindurit, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Viruset e këtij lloji janë kryesisht aktive në muajt e dimrit. Të vjellat dhe diarreja shfaqen nga 1 në 3 ditë nga ekspozimi.
Gastroenteriti viral shpesh përcaktohet gabimisht si gripi i zorrëve por në të vërtetë nuk shkaktohet nga virusi i gripit.

Faktorët e rrezikut

Çdo virus gastrointestinal ka një stinë ku është më aktiv: për shembull ata që jetojnë në hemisferën veriore (ku bën pjesë dhe Shqipëria) ka mundësi më të madhe të preket nga rotavirusi apo virusi i Norvvalk mes tetorit dhe prillit.
Bëhet fjalë për patologji që gjejnë një terren pjellor të përhapjes në konvikte, kazerma, shkolla e kopshte, kroçera… apo në vende ku ka shumë njerëz.

SIMPTOMAT

Gastroenteriti siç e thamë më herët ngatërrohet shpesh me gripin e zorrëve, por nuk ka lidhje me vetë gripin, që prek kryesisht aparatin respitarot, hundën, fytin dhe mushkëritë.
Gastroenteritet (virus i zorrëve) prek zorrët, duke sjellë këto simptoma:

Diarre të lëngshme, zakonisht pa prani gjaku
Dhimbje të forta barku

Nauzea dhe/ose të vjella,
Dhimbje muskulare apo dhimbje koke sporadike,m
Temperaturë dhe ethe.

Simptomat në përgjithësi shfaqen nga 12 në 48 orë pas prekjes dhe zgjasin për një periudhë 1-3 ditë.

TRANSMETIMI

Gastroenteriti viral ësht ënjë gjendje ngjitëse dhe fatkeqësisht imuniteti nuk fitohet pas kontraktimit të tij. Virusi mund të transmetohet për shembull nëse harroni të lani duart, por në përgjithësi kontaminimi ndodh kur jeni në kontakt të ngushtë me ushqimet, pijet apo enët e personit të infektuar.

Noroviruset në veçanti përhapen përmes feçes dhe të vjellave të personit të ifnektuar përmes ujit apo ushqime të kontaminuara, sidomos gocat e detit dhe molusqet që vijnë nga ujëra të kontaminuar.

Një pacient me gastroenterit është vveçanërisht infektiv që nga shfaqja e simptomave deri në 48 orë nga zhdukja e tyre, dhe kjo për faktin se virusi mund të mbijetojë në feçe deri në dy javë pas shërimit.

RREZIQET

Dehidratimi është ndërlikimi më i zakonshëm i gastroenteritit viral, që ndodh kur është i pamundur rehidrdatimi për të zëvendësuar humbjet e lëngjeve të shkaktuara nga të vjellat dhe diarrea.

Një organizëm i dehidratuar nuk ka lëngje të mjaftueshme për të mbajtur ekuilibrin e kripërave minerale të nevojshme për një funksionim të mirë të organeve.

Të porsalindurit, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar janë ata që kanë rrezikun më të madh të këtij problemi.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme të dehidratimit tek të rriturit janë:
Etje e madhe
Urinim i pamjaftueshëm (apo urina me ngjyrë të errët)
Lëkurë e thatë
Përgjumje, marrje mendsh ose dobësim.

Tek të porsalindurit dhe fëmijët mund të ketë prani të:
Gojës dh gjuhës së thatë,
Mungesë lotësh gjatë të qarës,
Panolinë e thatë për më shumë se tre orë,
Temperaturë e lartë,
Nervozizëm apo përgjumje e tepërt,
Fontanela të dukshme tek foshnjat.

DIAGNOZA

Në përgjithësi diagnoza e gastroenteritit formulohet mbi bazën e simptomave dhe vetëm në rastet e simptomatologjisë së rëndë që zgjat për më shumë se 2-3 ditë mund të kërkohen analiza të mëtejshme. Për këtë mjeku kurues mund tju kërkojë analizën e feçes për të përjashtuar mundësinë e infeksioneve bakteriale apo parazitare.

TRAJTIMI

Ilaçet, çfarë duhet të marrim?

Pjesa më e madhe e gastroenteritit viral zgjidhet spontanisht pa nevojën e ndonjë ilaçi, (kujtojmë që antibiotikët nuk janë efikas në rastet e infeksionit viral); objektivi kryesor i trajtimi është ai i reduktimit të simptomave dhe parandalimit të komplikacioneve.
Ndër ilaçet më të përdorura kujtojmë:
Antidiarre (për shembull loperamidi)
Anti vjelljes (si domperidone, metoklopramidi)
Paracetamolii në rastet e temperaturës.

Në çdo rast duhet të këshilloheni me mjekun para se të merrni ilaçe, sidomos në rastet kur pacienti është fëmijë, pasi është thikë me dy presa.

Ilaçet anti diarre janë në gjendje të bllokojnë diarrenë, por pengojnë organizmin të eliminojë nga zorrët virusin përgjegjës për vetë simptomat.

KUR DUHET TË SHKONI TE MJEKU

Normalisht gastroenteriti viral nuk kërkon asistencë mjekësore, pasi patologjia zgjidhet vetë në pak ditë.

Në rastin e të rriturve mjeku duhet lajmëruar kur:
Ka simptoma të rënda të dehidratimit, si mungesë urine, marrje mendsh të përhershme apo humbje të vetëdijes,
Prani të gjakut në feçe (që mund të jetë shenjë e infeksionit bakterial)
Të vjella të përhershme që pengojnë rehidratimin.
Temperaturë mbi 38
Simptomat nuk përmirësohen pas disa ditësh
Simptomat e zhdukura shfaqen pas një udhëtimi në një vend në rrezik
Patologji të përhershme si sëmundjet e veshkave, sëmundje inflamatore të zorrëve apo një sistem imunitar i dobësuar për shkaqe të tjera.

Në rastet e fëmijëve drejtohuni mjekit kur:
Simptomat e dehidratimit, si mungesa e urinës, të qara pa lot, nervozizëmm, letargji, këmbë e duar të ftohta./…
Gjak në feçe apo të vjella me ngjyrë jeshile (vrer siç njihet gjerësisht)
Të vjella që pengojnë rihidratimin
Diarre për më shumë se një javë
Të vjella për tre ditë ose më shumë
Simptoma jonormale të lidhura me patologji më të rënda:
Temperaturë e lartë,
Frymëmarrje e përshpejtuar, apo mungesë fryme
Ngurtësim i qafës
Fontanela e shenjuar tek të porsalindurit.
Sistemi imunitar i dobësuar për shkaqe të tjera.

Kujtojmë që në Shqipëri rotavirusi ka hyrë në planin kombëtar të vaksinimit prej një tetorit të 2019. Vaksina do të aplikohet, në moshën 2, 4 dhe 6 muaj dhe synohet që imunizimi ndaj Rotavirus do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme gastroenteritet tek fëmijët e vegjël./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago