Laborator dhe Radiologji

Progresteroni i ulët, vlerat normale dhe shtatzënia

Progresteroni është një hormon steroid femëror, por sasi të vogla mund të prodhohen dhe tek burrat nga qelizta testikolare të Leyding, që sintetizohet duke nisur nga kolesteroli në

Trupin luteum
Vezore
Në mbiveshkore
Dhe në placentë gjatë shtatzënisë.

Në organizmin e femrës luan një rol thelbësor për përgatitjen e organeve riprodhuese në shtatzëni, duke mbajtur kushtet optimale në mitër për zhvillimin e embrionit; në pjesën e parë të çdo cikli mentrual estrogjenët stimulojnë rritjen e veshjes së mureve të mitrës. Pas ovulimit, apo lëshimit të vezës nga folikula, kjo e fundit transformohet në trup luteum dhe nis të prodhojë progresteron, efekti i të cilit lejon implantimin e vezës në rast fekondimi.

Në këtë pikë shihen dy gjendje:

Në rastin e nisjes së një shtatzënie trupi luteum vijon të prodhojë progresteron dhe në javët e ardhshme vendoset në plaçentë.

Në rastin kur nuk ka pasur fekondim trupi luteum degjeneron pas 14 ditësh duke shkaktuar shfaqjen e menstruacioneve.

Etimologjia e emrit vjen nga pro-gestacioni, (pra në favor të ngjizjes) dhe tregon rëndësinë thelbësore që ka gjatë 9 muajve. Gjatë shtatzënisë sasia e progresteronit në qarkullim rritet ndjeshmërisht me qëllim:
Të pengojë ovulime të tjera
Mban muret e mitrës në kushte ideale në praninë e fetusit,
Parandalon kontraktime të mundshme,
Parandalon një përgjigje imunitare të organizmit ndaj embrionit.

VLERAT NORMALE

Meshkujt
0-23 muaj: 0.87 – 3.37 ng/ml
2 – 9 vjeç: < 0.15 ng/ml
10 – 17 vjeç: (në pubertet nivelet arrijnë ato të të rriturit)
Të rriturit: 0.20 – 1.40 ng/ml

Femrat
0 – 23 muaj: 0.87 – 3.37 ng/ml
2 – 9 vjeç: 0.20 – 0.24 ng/ml
10 – 17 vjeç: (në pubertet nivelet arrijnë ato të të rriturit)

Femrat në moshë fertiliteti:
Faza folikulare: 0.20 – 1.50 ng/ml
Ovulacion: 0.80 – 3.00 ng/ml
Faza luteale: 1.70 – 27.00 ng/ml
Menopauza: <0.15 – 0.80 ng/ml

INTERPRETIMI

Gjendrat mbiveshkore janë organe të pozicionuara mbi veshkat përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të ndryshme, pjesa më e madhe e progresteronit që prodhohet prej saj konvretohet në molekula të tjera dhe androgjene (hormonet mashkullore), për këtë arsye nuk figurojnë si faktorë kryesorë në gjendje të rrisin nivelin e progresteronit në qarkullim.

Më interesante nga këndvështrimi klinik është vlerësimi i sasisë së progresteronit qarkullues në gjak tek gratë në moshën e fertilitetit në lidhje me ciklin menstrual, ky rezulton një mjet i çmuar në rast vështirësisë për të mbetur shtatzënë.
Në kushtet ideale:
Gjatë fazës folikulare të ciklit menstrual (nga dita e parë e menstruacioneve, deri në ovulim) përqëndrimi i saj është i ulët.

Prodhimi i saj, e për rrjedhojë dhe përqëndrimi në gjak, nis të rritet gjatë ovulimit dhe mban nivele të larta gjatë fazës luteale (rreth 14 ditë, pra nga ovulacioni tek cikli menstrual),
Për tu ulur më pas duke favorizuar shfaqjen e fluksit menstrual, në rast se nuk ka pasur fekondim të vezës nga spermatozoidi.

Doza e hormonit, pra, ndodh në momente specifike të ciklit menstrual, tipikisht
Në ditën e tretë të fazës folikulare për të parë nivelet bazike,
Rreth ditës së 21-të të fazës luteale, për të parë nëse ka ndodhur ovulim, informacioni më i çmuar që mund të merret nga kjo analizë.

Në rastet se përqëndrimi i saj në gjak nuk tregon trendin karakteristik ciklik, në fakt mund themis e femra vuan nga probleme të çrregullimeve ovulatore dhe /ose ndryshime të ciklit menstrual.

PROGRESTERONI DHE SHTATZENIA

Gjatë shtatzënisë niveli i progresteronit rritet, duke dhënë në javët e para një parametër të vlefshëm për monitorimin e zhvillimit të shtatzënisë.

Kur shtatzënia verifikohet përmes një testi shtatzënie, niveli i progresteronit nuk rritet siç duhet ka rrezik të abortit të parakohshëm; ky hormon luan një rol themelor në parandalimin e lindjeve të parakohshme, për këtë arsye në shtazëni në rrezik gjinekologu mund të këshillojë marrjen e një ilaçi me bazë progresteronin në formën e kapsulave nga goja ose vaginale.

Mes shkaqeve të ndryshme të progresteronit të ulët në këtë fazë kujtojmë mundësinë e pranisë së:
Çrregullimeve të placentës,
Pre-eklampsia
Shtatzëni jashtë mitre.

PROGRESTERONI I ULËT

Në moshën e fertilitetit, vlerat e ulëta të progresteronit mund të tregojnë:
Vështirësi (ose mungesë) të ovulimit dhe përcaktimin e ndryshimeve të ciklit menstrual (kjo shoqërohet me lidhje, ndryshime humori, cikël i parregullt, të bollshme dhe/ose të dhimbshme)

Menopauza (ose afër saj)
Hiperplazia endometriale: në prani të kësaj patologjie ndodh një trashje e endometrit, shkaktuar nga niveli i lartë i estrogjenit që nuk balancohet nga progresteroni.

Mungesa e ovulimit, shpesh shkaktuar nga infertiliteti, mund të shpjegohet nga shkaqe të shumta, ku më të zakonshmet gjejmë sindromin e vezores policistike.

PROGRESTERONI I LARTË

Përqëndrim i lartë i progresteronit mund të shpegohet nga:

Adenoma e hipofizës që sekreton LH,

Cistet luteinike: cistet që formohen në vezore, menjëherë pas fazës luteale, duke penguar shpesh dhe shfaqjen e menstruacioneve.
Nishani vezikular

Endometri shumë i butë, i papërshtatshëm për implantimin e vezëve

Analiza për të parë nivelin e progresteronit bëhet përmes një kampioni të gjakut./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago