Alergjite

Sëmundja e celiakisë apo intoleranca ndaj glutenit/ Simptomat, analizat dhe këshilla

Celiakia është një sëmundje e aparatit tretës që dëmton zorrën dhe ndërhyn në përthithjen e ushqyesve në ushqim. Të prekurit nga kjo sëmundje janë intolerantë ndaj glutenit, proteinës që ka gruri, elb dhe thekër.

Gluteni është prezent në usqhime, por ka gjurmë të tij dhe në produkte për përdorim të zakonshëm si ilaçet, integratorët, gjalpi i kakaos etj.

Kur personat e prekur nga celiakia marrin ushqime apo përdorin produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar reagon duke dëmtuar apo shkatërruar vilin intestinal (gunga të vogla në formëfishti që ndodhen në mukozën e zorrëve). Ato janë përgjegjëse për përthihtjen e substancave ushqyese që kalojnë muret e zorrëve e përfundojnë në gjak. Nëse këto nuk funksionojnë mirë personi shfaq simptoma të kequshqyerjes, dhe pse ushqehet në mënyrë të rregullt.

Sëmundjet e celiakisë janë të ndryshme nga një person në tjetrin, por përfshijnë:
Fryrje dhe dhimbje të zorrëve
Diarre
Të vjella
Kapsllëk
Feçe të zbehtë dhe me erë të keqe
dobësim

Celiakinë mund ta shohim në dy forma
Si një sëmundje e keqpërthithjes, pra lënda ushqyese nuk përthithet siç duhet
Si reaksion jonromal imunitar ndaj glutenit.

Ajo është parë dhe si “përhapje” celiakisë, “përhapje” tropikale apo enteropati e glutenit. Ajo transmetohet gjenetikisht, domethënë prek anëtarë të së njëjtës familje, por në disa pacientë shpërthen, apo manifestohet për herë të parë pas veprime të tilla si:
Ndërhyrje kirurgjikale
Shtatzëni ose lindje
Infeksione virale
Apo një stres emotiv shumë i fortë

Celiakia ëshë e përhapur në të gjithë botën, në fillim mendohej se ishte një sëmundje e rrallë e fëmijërisë, por tashmë është konfimruar si një nga sëmundjet gjenetike më të zakonshme. Ajo gjithashtu është e shpeshtë dhe tek personat e prekur nga sëmundje të tjera gjenetike, si për shembull sindromi Dovvn apo Turner, një sëmundje që ndikon në zhvillimin femëror.

Pyetja më e shpeshtë është nëse ka ndonjë problem të heqësh dorë nga gluteni edhe pse nuk ke celiaki?
Gjithmonë e më shpesh lexohet se përjashtimi i glutenit nga ushqyerja është një zgjedhje e shëndetshme që favorizon mirëqënien, por nuk është kështu. Jo vetëm që eleminimi i kësaj molekule nga dieta bëhet më e rëndë nga ana ekonomike, por nëse e bëni pa një rekomandim që e keni të nevojshëm, ekspozoheni ndaj mangësive të rrezikshme që lidhen me aminoacidet specifike dhe mikroushqyesit e tjerë si fibra, vitamina B, antioksidantë, hekur, selen dhe magnez.

SIMPTOMAT
Tek fëmijët
Dhe tek pacientët më të vegjël simptomat janë gjerësisht të ndryshueshme, ato të lidhura me traktiin tretës janë më të zakonshmet tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël dhe përfshijnë fryrje dhe dhimbje të zorrëve, diarre, të vjella, kapsllëk, feçe të zbehtë dhe me erë të keqe, dobësim.
Një tjetër simptomë tek fëmijët është nervozizmi.

Përthithja e keqe e substancave ushqyese, pikërisht në periudhën ku ushqimi është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillin normal të fëmijës, mund të shkaktojë probleme të tjera, si për shembull vështirësi në zhvillimin e të porsalindurve, vonesa në rritjen dhe shtat të vogël, vonesa në pubertet dhe difekte të zmaltit të dhëmbëve dhe të dhëmbëve të përherhshëm.

Tek të rriturit
Simptomat e celiakisë tek të rriturit ndryshojnë nga personi në person dhe mund të prekin si aparatin tretës dhe pjesë të tjera të organizmit; të rriturit kanë më pak mundësi të vuajnë nga simptomat e aparatit tretës, por mund të vuajnë nga një apo më shumë nga simptomat e mëposhtme”
Anemia defiçitare (nga mungesa e hekurit), dukshëm e pashpjegueshme
lodhje,
dhumbje të kockave dhe nyjeve
artrit
brishtësi të kockave dhe osteoporozë
Depresion apo ankth
Mpirje të duarve dhe këmbëve ose ndjesia e shpimit me gjilpërë
Konvulsione
Mungesë menstruacionesh
Sterilitet apo abort spontan të përsëritur
Stomatites aftoze në zgavrën e gojës (plagë jo ngjitëse në gojë)
Skuqje dhe kruajtje (dermatit herpetiformis)
Personat e prekur nga sëmundja e celiakisë mund të mos kenë asnjë sipmtomë, por me kohën mund të kenë komplikacione që në një periudhë të gjatë përfshijnë: kequshqyerjen (që mes të tjerash mund të zhvillojë aneminë, osteoporozën dhe abortet spontane) probleme me mëlçinë apo tumore të zorrëve.

Pse simptomat e celiakisë janë kaq të ndryshme?
Shkencëtarët janë duke studiuar arsyet pse celiakia ka simptoma kaq të ndryshme sipas pacientit. Kohëzgjatja e ushqimit me qumësht gjiri, mosha kur personi ka nisur të ushqehet me ushqime që përmbajnë gluten dhe sasia e ushqimeve me bazë gluteni që përthithen janë mes tre faktorëve që mendohet se ndikojnë në momentin e shfaqjes së celiakisë dhe mënyra se si ajo shfaqet. Disa studime kanë treguar për shembull, se ushqyerja me qumësht gjiri vonon simptomat e shfaqjes së celiakisë.

Simptomat ndryshojnë dhe sipas moshës së pacientit dhe se sa është dëmtuar zorra e hollë. Shumë të rritur janë prekur nga sëmundja për një dekadë apo më shumë, para se celiakia të diagnostikohet. Sa më shumë kohë të kalojë para diagnostikimit dhe kurës, më të larta janë mundësitë që të ketë komplikacione për një periudhë të gjatë.

RREZIQET
Nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur përmes një diete rigoroze pa gluten, celiakia mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të tjera mes të cilave:
Patologjia neurologjike si skleroza multiple dhe neuropatitë
Tumoret
Osteoporoza
Sëmundja e Parkinsonit
Shqetësimet psiqike dhe neuropsikiatrike, si ankthi, skizofrenia etj.
Gastroenterit eozinofilik dhe ezofagit eozinofilik

Gjithashtu të prekurit nga celiajia kanë tendencën të preken nga sëmundje të tjera ku sistemi imunitar sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit, pavarësisht nga dieta. Lidhja mes celiakisë dhe këtyre sëmundjeve mund të jetë me natyrë gjenetike. Mes tyre gjejmë:
Diabeti i tipit 1
Sëmundje autoimune të tiroides
Sëmundje autoimune të mëlçisë
Artrit reumatoid
Sëmundja e Addison, një sëmundje që dëmton gjendrat që prodhojnë hormonet më të rëndësishme
Sindromi Sjögren, një sëmundje që dëmton gjendrat e lotëve dhe pështymës.

ANALIZAT DHE TESTIMET
Për të diagnostikuar sëmundjen zakonisht bëhen analiza gjaku dhe gastroskopia me biopsi. Tek fëmijët kur është e mundur shmanget gastroskopia që nuk është gjithmonë e nevojshme në moshën pediatrike por e detyrueshme tek të rriturit.

Analizat e gjakut

Të prekurit nga celiakia kanë nivele më të lartë se normalet të autoantitrupave të rëndësishme, proteina që reagojnë ndaj qelizave dhe indeve të organizmit, në gjak.
Kategorite e antitrupave që përdoren aktualisht në diagnostifikim janë

Antitrupat anti-gliadin (AGA)
Antitrupat anti-endomizial (EMA)
Antitrupat e antitransglutaminazë (tTGA).

Për të diagnostikuar celiakinë është përcaktuese prania e antitrupave antitransglutaminazë e indeve ose anti-endomizial (antitrupa të drejtuar kundër proteinave jo-kolagjene të matricës jashtëqelizore të bëra nga fibroblastet).

Nëse rezltatet janë negative por ende dyshohet prania e celiakisë, mund të jenë të nevojshme analiza të tjera. Rezultatet e këtyre analizave nxjerrin në pah nevojën nëse është e nevojshme për përcaktimin e kësaj sëmundjeje për të bërë biopsinë endoskopike.

Analiza të tjera janë DQ2 dhe DQ8, për të përcaktuar nëse ka predispozitë gjenetike.

Biopsia e zorrëve

Nëse analizat e gjakut dhe simptomat sugjerojnë një diagnozë të celiakisë atëherë vijohet me gastroskopinë me biopsi, apo biopsinë e zorrëve për të dhënë konfirmimin e fundit. Gjatë biopsisë kirurgu heq copa të vogla indesh nga zorra e hollë për të kontrolluar nëse villet që përmendëm në fillim të shkrimit janë dëmtuar.

DIETA QE DUHET NDJEKUR
Duhet të kuptojmë që e vetmja kurë për celiakinë është një dietë pa gluten.
Jo të gjitha drithërat përmbajnë gluten por ato që duhen shmangur janë: disa lloje të grurit, elbi, tërshëra*, thekra, kamut. Gjithashtu të gjithë produktet që vijnë nga ky grup duhen shmangur kështu që kini kujdes me bukën, makaronat, picat, kuskusin, birrën e shumë të tjera. Për këtë duhet të jeni të kujdesshëm në përbërësit e produkteve duke parë gjithmonë etiketën.

*Tërshëra
Përsa i përket Tërshërës shkenca thotë se : “Dëshmitë eksperimentale tregojnë që shumica e celiakive mund ta tolerojnë, megjithatë preferohet që ta përfshijmë me kujdes në dietën pa gluten, veçanrëisht për shkak të rrezikut të kontaminimit”

Këshilla është që të shtoni tërshërën në doza të vogla dhe të shihet toleranca që ka personi ndaj konsumit të kësaj drithe, por gjithmonë nën kujdesin mjekësor.

Drithërat që lejohen pa problem janë: orizi kokër, mistri kokër, hikërr kokër, amarant kokër, quinoa në fara./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: celiakia

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago