Alergjite

A keni dëgjuar ndonjëherë për vaksinat antialergjike?

Vaksina antilalergjike ose ndryshe Imunoterapia Specifike është një trajtim shumë efektiv i përdorur nga alergologët kundër rrufës alergjike, sinusitit alergjik, konjuktivitit alergjik, astmës bronkiale alergjike dhe alergjisë ndaj bletës dhe grenxës.

Vaksina an-tialergjike realizohet duke i dhënë pacientit në mënyrë të rregullt dhe graduale sasi të caktuara alergeni (substancë që shkakton alergjinë), me injeksion ose me pika nga goja për një peri-udhe afatgjatë; 3-5 vjeçare. Kjo formë terapie synon të ulë apo edhe të zhdukë simptomat e alergjisë, të parandalojë kalimin e rrufës alergjike në astmë bronkiale dhe shfaqen e alergjive të shumëfishta. Imunoterapia është përdorur për më shumë se sa 100 vjet dhe vjen si terapia e vetme kurative dhe specifike për trajtimin e së-mundjeve alergjike. Kjo lloj terapie realizohet në disa mënyra: Rruga me injeksion (subkutane – allergy shots), ku injeksionet bëhen në mënyrë periodike për një periudhë disa javore përgatitore, një herë në javë derisa të arrihet doza mbajtëse dhe kjo dozë mbajtëse më pas administrohet periodikisht një herë në muaj për 3-5 vjet rresht. Futja e alergenit nën lëkurë ndihmon trupin e pacientit të “mësohet” me alergjinë, gjë që do të çojë në më pak simptoma dhe ankesa. Rruga nëngjuhë (sublinguale), konsiston në marrjen nga goja, nën gjuhë të ekstratit alergenik në mënyrë periodike për 3-5 vjet.

Me tableta, që konsiston në marrjen çdo ditë të tabletave me ekstrakt alergenik në mënyrë të rregullt për 3-5 vjet.Para se sa të rekomandojë këtë lloj terapie, mjeku alergolog bën testet e alergjisë në lëkurë (në parakrah) dhe testet e alergjisë në gjak, për të gjetur se nga çfarë është alergjik pacienti. Më pas alergologu merr vendimin për të nisur vaksinën antialergjike.

Ky vendim merret pasi ai ka konsideruar faktorët individuale të pacientit të tij si: simptomat, kohëzgjatjen e tyre, sasinë e medikamenteve të kërkuara për të mbajtur nën kontroll simptomat, efektet e padëshirura që kanë ardhur si rezultat i mjekimeve antialergjike dhe preferencat e pacientit. Duke qënë se kjo formë mjekimi mbart rrezikun e reaksioneve anafilaktike, ajo duhet të përshkruhet vetëm nga mjeku i trajnuar në sëmundjet alergjike dhe injeksionet duhet të realizohen në ambjente të posaçme me staf të trajnuar për ë përballuar situatat që mund të lindin.Pacientët kandidatë për këtë formë terapie të rekomanduar nga mjeku alergolog janë ata me rrufë alergjikë/astmë bronkiale, që kanë simptoma të vazhduara që nuk kontrollohen nga terapia medikamentoze. Kur përdoret në pacientët e përzgjedhur me kujdes, sipas protokolleve të mirëpërcaktuara, Imunoterapia specifike është shumë efikase dhe shumë e sigurtë.

Nga dr. Erjola Piluri
Spitali Amerikan
Marrë nga Revista Vital

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

2 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

4 days ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 week ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

3 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

3 weeks ago