Një prej problemeve më të rënda me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut, është kanceri i zorrës së trashë. Një problem shqetësues në mbarë botën, incidencë e kësaj sëmundjeje është më shumë se 1 milion të prekur të rinj çdo vit, kurse sa i përket vdekshmërisë vjetore nga së-mundja, ajo llogaritet në më shumë se 500 mijë raste.
Kanceri kolorektal renditet i dyti në listën e tumoreve, përsa i përket vdekshmërisë në të dy sekset, por me një incidencë më të lartë tek mesh-kujt. Risku për kancerin e zorrës varion nga njeri vend në tjetrin, brenda të njëjtit vend, si dhe nga individi në individ, nga faktorët trashëgimtarë, gjenetikë, stili i jetesës, dieta, konsumimi i duha-nit etj. Eshtë sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tumori në burra dhe gratë, ndërsa kanceri anal përbën rreth 4% të rasteve të diagnos-tikuar me kancer të zorrës së trashë.
Çfarë është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve, janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.
Faktorët e riskut të sëmundjes
• Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.
• Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma Lynch (HNPCC) që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.
• Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit, apo të endometriumit.
• Histori familjare për kancer të zorrës së trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të predispozuar të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.• Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë
Diagnoza e kancerit kolorektal
• Kolonoskopi & biopsi e formacionit të gjetur në zorrën e trashë.
• Imazheri e avancuar si skaneri ( CT ), PET, rezonanca manjetike (MRI) torako abdomino-pelvike për të parë shtrirjen e sëmundjes dhe për të bërë ndarjen në stade të saj.
• Kompletimi me bilancet biokimike dhe markuset tumorale CEA, C 19-9 i jep kirurgut një pikturë reale të gjendjes së pacientit.
Trajtimi i kancerit kolorektal
Tri janë shtyllat ku bazohet protokolli i trajtimit të kancerit kolorektal. Trajtimi kirurgjikal + Kemioterapi + Radioterapi.
Kirurgjia: Për tumoret e lokalizuara aplikohet operacioni kirurgjikal, i cili bën heqje kirurgjikale komplet të tumorit në kufij të pastër për të arritur shërimin e pacientit. Kjo realizohet me laparatomi ose laparaskopi. Nëse ka metastaza të lokalizuara në mëlçi apo në mushkëri ato mund të hiqen.
Kemioterapia mund të përdoret para opera-cionit sidomos në kancerin e rektumit, por ap-likohet dhe pas operacionit kirurgjikal si terapi ndihmëse. Nëse tumori ka metastaza gjerësisht, atëherë terapia është paliative.
Radioterapia kombinimi i kemioterapisë dhe radioterapisë kryesisht aplikohet për kancerin e rektumit. Ashtu si kemioterapia, radioterapia përdoret si terapi preoperatore në stade të caktuara të kancerit rektal. Për shkak të sensitivitetit që kanë zorrët ndaj radiacionit, përdorimi i saj nuk është rutinë në trajtimin e kancerit të kolonit.
Masat parandaluese
Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalo-hen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.
• Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e dri thërave, perimeve, frutave dhe reduktimin e mishit të kuq. Aktiviteti fizik ndikon relativisht më pak.
• Marrja e aspirinës dhe Onsenal ( ilaç që futet në grupin e anti-inflamatorëve josteroide dhe ul incidencën e polipeve kolorektale). Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kancerit kolorektal
• Kontrolli me ekzaminime të zorrës
• Me tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.
• Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve.Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo dy vjet feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç. Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problema-tike që mund të paraqiten
Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes së tij.
Shenjat më klasike të tumorit të zorrës së trashë janë:
• Hemoragjia nga zorra
• Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes
• Dhimbje dhe fryrje të barkut
• Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella.• Lodhje e shprehur trupore
• Dhimbje anale
• Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…