Onkologji

Epilepsia, çfarë është çrregullimi i trurit i karakterizuar nga kriza të përsëritura

Duhen të paktën dy kriza të paprovokuara që të vihet diagnoza e epilepsisë
Për shkak se epilepsia shkaktohet nga aktiviteti jo normal i qelizave të trurit, mund të dëmtojë qoftë përkohësisht disa proçese të rëndësishme të trurit. Një krizë epileptike mund të japë “konfuzion të përkohshëm, çrregullim të të folurit, lëvizje të pakontrollouara të anësive, humbje të vetëdijes. Këto simptoma variojnë nga lloji i epilepsisë. Është një ndër çrregullimet më të shpeshta neu-rologjike që prek rreth 60 milion banorë në të gjithë botën, pa ndryshime racore apo gjeografike.Incidenca e epilepsisë është rreth 50 raste të reja në vit për vendet e zhvilluara dhe 100 raste të reja në vit për ato në zhvillim

Prek çdo moshë dhe çdo shtresë sociale. Është lehtësisht më e shpeshtë tek meshkujt. Ka edhe bazë trashëgueshmërie në disa raste.

Çfarë lloj krizash epileptike kemi?

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje tentojnë të kenë një lloj krize epileptike, pra, që simptomat të jenë të njëjta ose të ngjashme me krizat paraardhëse. EaEpilepsia është primare (pa ndonjë shkak të njohur) dhe sekondare ( në terren të një dëmtimi të trurit, të lindur, ose të fituar).Krizat epileptike ( në mënyrën e paraqitjes klinike dhe elektrofiziologjike) janë të shumëllojshme, por ndahen në dy grupe të mëdha.

Krizat fokale- Krizat që e kanë origjinën vetëm në një pjesë të trurit.
Ato ndahen në dy kategori:
Kriza të thjeshta fokale: Këto kriza nuk shoqërohen me humbje të vetëdijes. Gjatë këtyre krizave mund të ketë alterime të emocioneve, mendimeve, shijes, nuhatjes ose tingujve. Gjithashtu mund të ketë lëvizje të një pjese të trupit si dora, këmba, fytyra, ose simptoma sensore në anësi e fytyrë si mizërime, shintilanca vizive ose vertigo.

Krizat komplekse fokale: Gjatë këtyre krizave ka alterim të vetëdijes. Gjatë krizave fokale komplekse vihen re lëvizje të pavullnetshme, si lëvizjet përtypëse.

Krizat e gjeneralizuara -Krizat që përfshijnë të gjithë trupin. Kriza të tilla janë:
Krizat e absencës (petit mal): Këto krizat karakter-izohen nga moment hutimi ose lëvizjesh të pavullnetshme, me humbje të shkurtra të vetëdijes.
Krizat tonike: Këto kriza shkaktojnë ngurtësim të muskujve, zakonisht atyre të shpinës, krahëve, këmbëve dhe mund të shkaktojnë rrëzime.Krizat klonike: Këto tipe krizash shoqërohen me kontraksione ritmike të muskujve, që zakonisht prekin krahët, qafën dhe fytyrën.
Krizat mioklonike: Këto kriza zakonisht shfaqen me dridhje të shkurtra, të menjëhershme të këmbëve dhe duarve, palpebrave.
Krizat atonike: Njihen ndryshe dhe si drop atake, këto kriza mund të shkaktojnë humbjen e tonusit të muskujve dhe shkaktojnë rrëzime.
Krizat toniko-klonike ( grand mal): Krizat me intense karakterizohen nga humbja e vetëdijes, ngurtësim dhe më pas dridhje e trupit, ndonjëherë me kafshim të gjuhës, shkumë nga goja dhe urinim të pavullnetshëm.

Shkaqet e epilepsisë

Epilepsia nuk ka shkaqe të identifikueshme në mbi gjysmën e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë, në pjesën tjetër është një gamë faktorësh.Shkaqet mund të jenë të lindura dhe të fituara. Dëmtimet në periudhën perinatale (të çdo lloji vaskulare, infektive, çrregullime të zhvillimit), gjatë lindjes (vuajtja gjatë lindjes, hypoksia etj) pas lindjes (pas temperaturës së lartë-konvulsionet febrile-; metabolike, traumat etj) dhe në periudhat e mëvonshme nga dëmtime të trurit të natyrave të ndryshme (vaskulare, traumatike, metabolike, tumorale, nga droga, medikamentet e përdorura etj). Disa lloj epilepsish kanë bazë trashëgueshmërie.

Kur je me epilepsi rrezikon:
Mbytjet: Ka 13% më shumë mundësi të mbyteni në pishinë, ose në vaskë nëse jeni me epilepsi.
Aksidentet me makinë: Epileptikët duhen këshilluar të mos ngasin makinën dhe shumë shtete e kanë ligjërisht të ndaluar drejtimin e makinës duke qenë me këtë sëmundje.
Komplikacione gjatë shtatzënisë: Krizat epileptike venë në rrezik jetën e nënës dhe të fëmijës, por ashtu edhe mjekimet që përdoren në epilepsi ( antiepileptikët) rrisin riskun për defekte tek fëmijët. Megjithatë shumica e grave me epilepsi që bëjnë fëmijë të shëndetshëm, duhet të ndiqen nga mjeku gjinekolog dhe mjekuneurolog gjatë gjithë shtatzënisë. Ndoshta dozat dhe lloji i mjekimit antiepileptik duhet rregulluar gjatë këtij procesi të rëndësishëm, prandaj është mirë që të bëhet një planifikim i kujdesshëm para shtatzënisë.
Çrregullime të shëndetit mendor: Të sëmurët me epilepsi janë më të prirur për të qenë me probleme të shëndetit mendor, si depresion, ankth dhe në raste ekstreme dhe vetëvrasje. Kjo prirje lidhet me faktin se epilepsia është sëmundje kronike, ndonjëherë me kriza të shpeshta që interferojnë jetën e përditshme, por mund të lidhet edhe me efektet anësore të mjekimeve që përdoren për këtë sëmundje.
Statusi epileptik: Kjo gjendje ndodh atëherë kur statusi aktiv i krizës zgjat më shumë se 5 minuta, ose ka kriza të përsëritura të njëpasnjëshme pa u fituar vetëdija mes krizave. Statusi epileptik është urgjencë mjekësore dhe duhet trajtuar sa më shpejt, sepse pacientët në status epileptik kanë risk të madh për të pësuar dëmtim të përhershëm të trurit ose dhe vdekje.

Vdekja e papritur dhe e pashpjeguar në Epilepsi (SUDEP)

Kjo sëmundje ka një risk të vogël për vdekje të papritura dhe të pashpjegueshme; me pak se 1 në 1000 pacientë që vuajnë nga epilepsia vdesin në mënyrë të papritur dhe kryesisht janë grupi i pacientëve me kriza të pakontrolluara nga mjekimi, në krizat e gjeneralizuara toniko-klonike, me kriza nokturne. Vdekja e papritur ndodh pas krizave dhe fenomeni mund të shpjegohet me mbytjen, ose çrregullimet e ritmit të zemrës të provokuara nga kriza.

Diagnostikimi
Ekzaminimi neurologjik: Takimi me mjekun neurolog dhe ekzaminimi neurologjik janë hapi i parë dhe më i rëndësishëm në diagnostikimin e epilepsisë, sepse epilepsia në rradhë të parë është diagnozë klinike.

Analizat e gjakut dhe biokimike: Analizat e gjakut dhe biokimike bëhen për të vlerësuar nëse ka shkaqe të tjera për krizat epileptike, apo për nxitjen e tyre, por edhe për të kontrolluar nivelet e mjekimeve në gjak në mënyrë që të vlerësohet ose modifikohet terapia.
Elektroencefalograma (EEG): EEG rregjistron aktivitetin elektrik të trurit me anë të elektrodave që lidhen përkohësisht në lëkurën e kokës. Ndihmon në vendosjen e diagnozës së epilepsisë.
Tomografia e kompjuterizuar (CT): Ekzami-nimet imazherike si është skaneri përdoren për të përjashtuar shkaqet dytësore të epilepsisë si tumoret, hemorragjitë, cistet, malformacionet e vazave të trurit etj.

Rezonanca Magnetike (MRI): Jep detaje më të hollësishme se skaneri për disa zona të trurit ku ndodhin ndryshime strukturale; psh. Skleroza meziale temporale (MTS) dhe jep informacion më të plotë për sistemin e vaskulaturës cerebrale
Rezonanca Funksionale (fMRI): Rezonanca magnetike funksionale mat ndryshimet e fluksit të gjakut në pjesë specifike të trurit që janë duke punuar. Është e rëndësishme përpara kirurgjisë së epilepsisë për të indentifikuar zonën e të folurit dhe të motorikës.

PET (Positron emission tomography ). Gjatë ekzaminimit të PET përdoret një dozë e vogël materialesh radioaktive që injektohet dhe më pas kjo ndihmon në vizualizimin e zonave aktive të trurit dhe vlerësimit të anomalive në këto zona
SPECT (Single-photon emission computer-ized tomography). Përdoret një dozë e vogël materialesh radioaktive që injektohen dhe ndih-mojnë që të krijohet një hartë 3-D e qarkullimit të gjakut në tru gjatë krizave epileptike
Teste neuropsikologjike. Përfshijnë IQ (koefiçien-tin e intelegjencës), testet e kujtesës, vlerësimin e të folurit gjëra të cilat ndihmojnë mjekët që të vlerëso-jnë origjinën e krizave. Këto teste bëhen në rutinë, sidomos përpara kirurgjisë së epilepsisë.

Mënyrat e trajtimit të epilepsisë

Terapia Medikamentoze: Shumica e njerëzve me epilepsi bëhen të pa-varur nga krizat duke përdorur trajtimin medikamentoz. Në disa të tjerë që nuk ndodh kjo, kanë reduktim të dukshëm të intensitetit të frekuencës së krizave. Më shumë se gjysma e fëmijëve që vuajnë nga epilepsia kontrollohen me mjekim dhe mund të arrijnë edhe shërimin e plotë të sëmundjes. Për të gjetur medikamentin e duhur, dozën dhe mënyrën e duhur të përdorimit, rastet vlerë so-hen individualisht. Gjithashtu gjatë terapisë do-zat mund të shtohen, ose reduktohen, mjekimet mund të ndryshohen, ose rivlerësohen.

Efektet anësore shpesh kanë efekte anësore që mund të ndikojnë në kompliancën gjatë terapisë. Me të shpeshtat janë: lodhje, shtim në peshë, skuqje e lëkurës, çrregullime me koor-dinimin, vertigo, dridhje e duarve. Por ka edhe efekte anësore më të rëndësishme si: dëmtim i mëlçisë, çrregullime të gjakut, sindroma e Steven Jonson, depresion, çrregullime elektroli-tike, defekte fetale etj.Përpara fillimit të terapisë pacientët duhet të njihen me efektet anësore dhe të lexojnë me kujdes fletëpalosjet e mjekimeve.
Që terapia të ketë sukses duhet që:
• Mjekimi të merret i rregullt në bazë të dozave të përshkruara dhe në oraret e duhura.
• Të konsultohet me mjekun përpara se të ndërpritet mjekimi (për çdo lloj arsye).
• Të referohen efektet anësore.
• Në rast se mjekimet ( terapi e vetme, apo politerapi) nuk japin rezultate, ose ka efekte anësore të rëndësishme nga mjekimet, atëherë mjeku mund të vlerësojë protokolle të tjera terapeutike, ose dhe kirurgji të epilepsisë.

Kirurgjia
Zakonisht kirurgjia kryhet kur ka dëmtime lezionale ( tumor, malfomacion vaskular etj ) që janë shkak i epilepsisë, por edhe kur ka zona të mirëpërcaktuara elektrikisht, ose me imazheri që janë origjina e krizave epileptike. Gjatë kirurgjisë hiqen këto zona epileptiforme dhe kështu ndalohet përhapja e krizës në zona të tjera të trurit. Gjithsesi ndonjëherë edhe pas kirurgjisë ka nevojë për përdorimin e mjekimeve.

Këshilla për të pacientët që vuajnë nga Epilepsia

• Mjekimi i rregullt në dozat dhe oraret e duhura
• Konsultë me mjekun, para se të ndërpritet mjekimi.
• Të referohen efektet anësore.
• Të njoftohet mjeku në rast të planifikimit të shtatzënisë (informacion për ndjekjen e shtatzë-nisë, efektet anësore të mjekimeve antiepi leptike mbi fëmijën dhe përzgjedhjen e antiepileptikut të duhur në këtë rast).
• Pacientët duhet të mbajnë shenja dalluese (psh. një byrzylyk,) ku është shkruar diagnoza nga e cila vuajnë, të kenë edhe një kartë të shkruar medikamentet që përdorin.
• Pacientët me epilepsi nuk duhet të ngasin makinën, të vihen në situata të rrezikshme, të ngjiten në lartësi, të shkojnë në vende me transporti të vështirë dhe të vonuar për shkak të kushteve atmosferike apo infrastrukturës, të mos mbyllen në banjë, apo në dhoma me çelës (në mënyrë që në rast krize, të marrin ndihmën e duhur sa më shpejt).
• Në rast se kriza paraprihet nga aura duhet të njoftojë familjen dhe të gjejë një vend të sigurtë ( që edhe në rast krize të mos dëmtohet).
• Ushqyerja është gjithnjë e rëndësishme.
• Duhen evituar stimulantët, kafeja, koka-kola, pijet energjike.
• Duhet evituar alkooli.
• Duhet evituar dielli dhe dehidrimi.
• Gjumi duhet të jetë i mjaftueshëm.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: epilepsia

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago