Indeksi Katz është një parametër i gjakut që lidhet me shkallën e sendimentit të eritrociteve (SHSE). Llogaritja e saj bazohet në përcaktimin e SHSE pas një orë dhe pas dy orësh nga marrja e kampionit të gjakut.
Indeksi i Kat ndihmon në sinjalizimin e një inflamacioni të vazhdueshëm. Nëse rezultati del i lartë, ky parametër mund të tregojë praninë e një infeksioni në organizëm, sëmundje autoimune apo neoplazma në trup. Por, zvogëlohet në rastet e polikitemisë dhe disa formave të anemisë.
Një shpjegim i shkurtër për SHSE
Kur gjaku bëhet i pakoagulueshëm qelizat e e kuqe të gjakut të gjakut kanë tendencën të sedimentohen, pasi kanë një densitet më të lartë se plazma; kjo veti përdoret për të përcaktuar shpejtësinë e sedimentimit të eritrociteve, pra të SHSE.
SHSE pra është shpejtësia me të cilën eritrocitet të pranishme në një sasi të caktuar gjaku, depozitohen në fund të tubit të posaçëm të përcaktuar me njësi matëse, duke lexuar deri në çfarë niveli janë sedimentuar qelizat e kuqe. Parametri jepet me mm e sedimentit të prodhuar në një orë.
PSE MATET INDEKSI I KATZ
Indeksi i Katz (IK) është një analizë laboratori që jep informacione të përgjithshme të lidhura me praninë ose jo të një inflamacioni dhe mat në mënyrë indirekte këtë gjendje në organizëm. IK gjithashtu shërben për të monitoruar ecurinë e një sëmundje që tashmë është diganostikuar.
Kur matet?
IK siç e përmendëm më lart, matet për të treguar praninë e një inflamacioni të shkaktuar nga një apo më shmë kushte apo patologji si infeksione, tumore apo sëmundje autoimune.
IK gjithashtu është e nevojshme për diganostikimin dhe monitorimin dhe reagimin terapeutik të një patologjie specifike mes të cilave:
Artriti, forma tranzitore
Vaskuliti sistemik
Artrit reumatoide
Matja e IK mund të kërkohet nga mjeku kur pacienti ka shenja apo simptoma që mund të lidhen me një inflamacion si:
Dhimbje koke
Dhimbje në gju apo shpatulla
dhimbje të legenit
anemi
mungesë oreksi
humbje peshe të pashpjegueshme,
Analizat laboratorike që lidhen me indeksin e Katz
Indeksi i Katz nuk është një analizë specifike: rezultatet e larta të këtij parametri tregojnë praninë e një inflamacioni, por pa i treguar mjekut ku ka ndodhur procesi apo nga se është shkaktuar.
Në kuadrin e sëmundjeve me patogjenezë inflamatore indeksi i Katz përdoret zakonisht në kombinim me vlerat e :
Proteinës Reaktive C
Antitrupat anti-bërthamë (ANA)
Faktorit reumatoid
Fibrinogjenit
Panelit metabolik në tërësi
Emokromës me formulë
VLERAT NORMALE
Për llogaritjen e indeksit të Katz, siç thamë përcaktohet dy herë shpejtësia e sedimentit të eritrociteve SHSE pas një dhe pas dy orësh.
Vlerat konsiderohen normale kur përfshihen në intervalin e mëposhtëm
Tek femrat: 4-15
Tek meshkujt: 4-10
Të moshuarit: më pak se 20
Por ndryshe nga SHSE, indeksi i Katz nuk jepet në mm.
INTERPRETIMI I REZULTATIT
Variacione të IK mund të ketë për arsye të ndryshme. Duke qenë një shënjues jospecifik i inflamacionit, rezultati i tij duhet të krahasohet me gjetje të tjera klinike, simptomave të pacientit dhe rezultatet e analizave të tjera më të thella. Pasi të jetë bërë vlerësimi i plotë i këtij kuadri, mjeku do të jetë në gjendje të konfirmojë apo jo diagnozën e dyshuar.
IK e lartë
Rritja e Indeksit të Katz është një tregues i PHLOGOSIS, inflamacionit të pjesëve të jashtme të trupit, megjithëse pa pasur një qëllim të saktë e specifik për qëllie diagnostikuese. Një rritje të parametrit në të vërtetë mun të ketë në mënyrë indiferente dhe në sëmundjet infektive, akute, subakute ose kronike, hemopati, infarkt i miokardit dhe neoplazma malinje
Gjithashtu indeksi i Katz mund të ndihmojë në diagnostikimin nëse është i lidhur me analiza të tjera, por mbi të gjitha jep një mbështetje të vlefshme gjatë terapisë.
IK i lartë, pa asnjë simptomë treguese të një patologjie specifike: zakonisht Indeksi i Katz nuk jep të dhëna të plota për të marrë një vendim mjekësor. Por nga ana tjetër një rezultat normal nuk përjashton inflamacionin apo kushte të tjera.
Indeksi mesatarisht i lartë i Katz: gjendet në rastet e shtatzënisë, apo gjatë një infeksione të shkaktuar nga një bakter, anemia apo mosha e vjetër.
Indeksi i Katz shumë i lartë: mund të vijë nga një gjendje inflamatore si artriti reumatoid, sëmundja e mëlçisë, e veshkave, deri në dyshimin e pranisësë një tumori.
Kur një patologji monitorohet në kohë, rritja e indeksit të Katz mund të tregojë edhe rritje të inflamacionit, apo një përgjigje të dobët gjatë terapisë; kur i njëjti parametër është zvogëluar apo është normal do të thotë që terapia është e duhura.
Indeksi i ulët i Katz
IK e ulët mund të jetë në patologji ku pengohet sedimentimi normal i rruazave të kuqe, si në rastin e : polikitemisë, leukocitozës dhe disa sëmundjeve të mëlçisë. Edhe në sëmundje të karakterizuara nga anomali të formës së qelizave të kuqe. Një indeks i ulët i Katz gjendet gjithashtu në praninë e alergjive dhe dehidratimit./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…