Laktoza është sheqeri kryesor i pranishëm në qumësht (qoftë i lopës, dhisë,apo dhe qumështit të nënës). Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje që shfaqet kryesisht në rastet e mungesës së laktazës, enzima e aftë të tresë laktozën në glukozë dhe galaktozë në zorrë.
Duke qenë një gjendje e zakonshme në moshë të rritur ajo nuk konsiderohet më si një sëmundje nga pjesa më e madhe e komunitetit shkencor, por më tepër si një ndryshim fiziologjik tipik për një pjesë të madhe të popullatës.
Çfarë është intoleranca ndaj laktozës?
Pas konsumit të produkteve të qumështit, apo ushqime të tjera që kanë laktozë pacienti do të ketë këto simptoma:
Dhimbje stomaku
Gazra të zorrëve dhe fryrje të tyre
Diarre
Mes analizave më efikase të përdorura kujtojmë për shembull breath test, një qasje të shpejtë dhe joinvazive që të jep një diagnosë të saktë.
Intoleranca ndaj laktozës nuk është një gjendje e rëndë, por ama kërkon të kufizohesh në ushqime që përmbajnë atë (e për fat të keqe bëhet fjalë për më shumë ushqime se sa mendonim)
SIMPTOMAT E INTOLERANCËS NDAJ LAKTOZËS
Simptomat shfaqen zakonisht pas 30 minutash deri në 2 orë pasi keni konsumuar dhe përfshin:
Diarre
Fryrje të barkut
Ndjesinë e një tejngopjeje
Të përzierja
Zhurmë të zorrëve
Nevojë urgjente për të dalë jashtë
Shkalla e simptomave varet nga sasia e laktozës që keni marrë dhe toleranca individuale
KUJDESI DHE REGJIMI USHQIMOR
Në rastet e intolerancës e vetmja kurë e mundshme është eleminimi ose reduktimi i laktozës në regjimin ushqimor, megjithëse pjesa më e madhe e personave të prekur janë në gjendje të tresin një sasi të caktuar sheqeri, kështu që nuk duhet të evitoni tërësisht qumështin dhe produktet e tij.
Por eleminimi i laktozës nga regjimi ushqimor nuk është kaq e thjeshtë sa duket, pasi jo vetëm është principali kryesor i sheqerit në qumësht, por është e pranishme edhe në shumicën e produkteve të qumështit dhe ka gjurmë të tij dhe tek qepa, brokoli apo dardhat.
Duke ditur se qumështi dhe ushqimet me bazë qumështin janë një burim natyral më i rëndësishëm i laktozës, ajo ndodhet shpesh si shtesë në ushqimet e gatshme që shiten. Kështu që njerëzit me tolerancë të ulët ndaj laktozës duhet të njohin produktet ushqimore të gatshme që mund të kenë sasi të vogla laktoze si:
Buka dhe prodhimet e tjera të furrës
Drithërat për mëngjes
Pureja e gatshme e patates
Margarina
Mishërat
Sallatat
Karamelet
Përzierjet për biskota e torta
Dhe të ngrirat
Ajo përdoret si aditiv dhe në përgatitjen e disa salçiçeve dhe mund ta gjeni gjithashtu dhe në disa barna apo shtesa ushqimore.
Pra, mësoni të lexoni me kujdes etiketat e ushqimeve në kërkim të laktozës, por dhe të hirrës, gjizës, derivateve të qumështit.
Disa njerëz arrijnë të tolerojnë ndonjëherë kosin, që në fakt ka shumë pak laktozë. Në treg ka disa produkte me bazë galaktozidazën që merren bashkë me ushqimet që kanë laktozë për të lehtësuar përthithjen, edhe pse tek njerëzit më të ndjeshëm ndaj saj nuk janë të mjaftueshëm për të parandaluar shfaqjen e simptomave.
RREZIQET
Nëse eliminohet laktoza nga regjimi ushqimor mund të keni mungesë të kalciumit dhe vitaminës D, për pasojë një përkeqësim të mineralizimit të kockave. Për këtë arsye në rastet e intolerancës është mirë të përfshini në dietë ushqime të pasura me këto molekula apo të merrni suplemente me bazë kalciumi siç ua përshkruan mjeku./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…