Kompleksi i Edipit nënkupton garën që një fëmijë në mënyrë të pavetëdijshme ushqen për babain, për shkak të projeksionit të dashurisë për prindin e seksit të kundërt, pra nënës. Ky fenomen është i lidhur me identitetin seksual dhe përfaqëson një fazë normale në zhvillimin emotiv të fëmijës.
Në përgjithësi zgjidhja e kompleksit të Edipit është sptonante dhe përfshin dentifikimin progresiv me prindin e gjinisë së vet. Në shumë rast, në fakt, fenomenti ka për pasojë konflikte të dhunshme emocionale dhe ndjesi faji, nga e cila rezulton zbulimi i dallimeve që nis të kuptojë fëmija mbi rolin që zë në lidhjen mes dy gjinive.
Në zhvillimin evolutiv, pra, kjo fazë është e rëndësishme për strukturimin e ardhshëm të personalitetit.
PËRKUFIZIMI
Për ta kuptuar më thjesht kompleksi i Edipit është refuzimi i pavetëdijshëm i fëmijës që përjeton ndaj prindit të të njëjtit seks (babai për djalin dhe nëna për vajzën), e liduhr kjo dhe me tërheqjen për prindërin e gjinisë tjetër (nëna për djalin dhe babai për vajzën).
Sot kjo shprehje përdoret për të dy gjinitë, megjithëse për vajzat flitet më shumë për Kompleksin e Elektrës.
Cila është origjina e kompleksit të Edipit?
Shprehja “Kompleksi i Edipit” e ka origjinën nga tema e legjendës së Edipit, heroit mitologjik grek dhe i pavetëdijshëm për origjinën e tij, i destinuar për të vrarë babain e tij Laio, nga i cili ishte braktisur në lindje. Pas shumë peripecish ajo martohet me të ëmën Jokastën, pa e njohur identitetin e vërteët të saj, duke nisur një raport incesti.
Kompleksi femëror i Edipit
Për sa i përket vajzave, “kompleksi i Elektrës”, e merr frymëzimin nga emri i heroinës greke që vrau të ëmën, Klitemnestrën për tu hakmarrë ndaj të atit Agamemnonit.
KUPTIMI
Teoria e Frojdit
Kompleksi i Edipit është një koncept i zhvilluar fillimisht nga Sigmund Frojd në teorinë psikoanalitike, për të përshkruar se si fëmija piqet duke u identifikuar me prindin e të njëjtit seks dhe dëshirat ndaj prindërit të seksit të kundërt.
Sipas hipotezës frojdane, libido, apo shprehja psiqike e energjisë seksuale e themeluar nga ekzistenca e instikteve themelore, ekziston që nga lindja, duke përcaktuar jo vetëm sjelljen të rritur, por edhe ato fëminore.
Frojd thotë se në veçanti libido kalon përmes fazave të ndryshme evolutive të lidhura me zona të ndryshme erogjene, pra ato pjesë të trupit stimulimi i të cilave është një burim i kënaqësisë seksuale.
SIMPTOMAT E KOMPLEKSIT TË EDIPIT
Simptomat e kompleksit të Edipit mund të shfaqen në fazën e zhvillimit afektiv të fëmijës që ndodh rreth moësh dy vjeç e gjysmë deri në 6 vjeç.
1) Lidhja nënë-djalë, apo baba-vajzë
Kompleksi i Edipit mund të shfaqet tek djali rreth moshës tre vjeç kur:
E do nënën të gjithën për vete dhe largohet nga babai, duke e konsideruar rival në dashuri
Bëhet posesiv ndaj figurës së nënës, të cilëts i kërkon më shumë vëmendje e përkëdhelje
Zemërohet nëse babai shpreh gjeste dashurie ndaj nënës
E sheh praninë e babait si diçka të bezdisshme dhe e tregon lumturinë e tij kur nuk është në shtëpi
Dëshiron të flejë me nënën
Përsa i përket vajzave, kompleksi i Edipit mund të shfaqet në të njëjtin këndvështrim. Një vajzë forcon mbrojtjen ndaj babait, i kërkon gjithashtu më shumë vëmendje.
2) Kompleksi i kastrimit
Sipas shpjegimeve të Frojdit, mes tre dhe pesë vjeç fëmija nis të kuptojë se nuk i lejohet të joshë nënën, dhe kjo sipas tij ndodh përmes referencave atërore. Kompleksi i Edipit do të shprehet përmes sulmeve të zemërimit dhe zgjimeve natën. Kjo fazë nga Frojdi përshkuhet si kompleksi i kastrimit; përballë dëshirës së vetë, fëmija beson se dënimi i dhënë nga babai është i saktë.
3) Faza e zgjidhjes
Rreth moshës 5-6 vjeç, fëmija do të heqë dorë gradualisht të zërë vendin e prindit të së njëjtës gjini, duke mposhtur pasionet dhe ndjenjat e tij.
Në këtë moshë fëmija zhvendos interesin e tij nga nëna tek një tjetër individ të seksit femër jashtë familjes. Për më tepër ai fillon të ketë aktivitete të përbashkëta dhe merr sjelljet e ngjashme me babanë, me të cilin identifikohet në mënyrë progresive.
Vajzat, nisin të bëjnë si nënat, që e marrin si shembull që duhet ndjekur. Zgjidhja e kompleksit të Edipit dhe ankthi i kastrimit çon në kuptimin psiqik të dallimit të midis qënieve, gjinive dhe brezave.
KOMPLEKSI I EDIPIT POZITIV DHE NEGATIV
Kompleksi i Edipit mund të përshkruhet si pozitivnëse fëmija shfaq një projeksion të dashur për prindërin e gjinisë tjetër, ndërsa për të së njëjtës gjini bëhet ai i ndjenjave armiqësore.
Ndërsa në formën negative të Kompleksit të Edipit, situata shfaqet në formë të kundërt. Fëmija ka një tërheqje për prindin e të njëjtës gjini por refuzon atë të gjinisë së kundërt.
Sidoqoftë, shumicën e rasteve, Kompleksi i Edipit shfaqet në një formë komplekse, dhe në varësi të rasteve individuale të dy prindërit mund të jenë objekt dashurie dhe armiqësie, megjithëse në masa të ndryshme.
PASOJAT
Roli i prindërve në Kompleksin e Edipit
Kompleksi i Edipit është një moment thelbësor, në të cilin përcaktohet ndryshimim mes brezave dhe gjinive. Kjo etapë sigurisht që kërkon vëmendjen nga ana e prindërve.
Në veçanti, është e nevojshme që ti shpjegosh fëmijës se nuk mund të ketë të njëjtën lidhje që ka mami dhe babi, por me kalimin e kohës do të gjejë një person që mund të lidhet njësoj si prindërit.
Në përgjithësi, gjatë zhvillimit emotiv, autoriteti i babait vendos kufij në lidhje me dëshirat e fëmijës. Megjithatë, nëse ky i fundit bëhet përkohësisht agresiv apo shfaq xhelozi dhe armiqësi të tepruar, prindi duhet të vijojë të sillet sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Përkundrazi, figura e preferuar familjare duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të vlerësuar prindin tjetër. Thënë me fjalë të thjeshta nuk duhet të shfaqen stereotipe për të treguar se një prind është i mirë dhe tjetri i keq, por të vlerësoni njëri-tjetrin.
PASOJAT KUR TË RRITEN
Kompleksi i Edipit është një fazë normale e zhvillimit të seksualitetit dhe të personalitetit të çdo individi. Mënyra se si përballet dhe kalohet varet nga se si prindërit e ndërtojnë marrëdhënien e tyre me fëmijën.
Fëmijët që janë pre e abuzimit fizik dhe verbal, refuzimit dhe egërsisë së prindërve duket se janë të prirur për të pasur probleme me intimitetin emotiv.
MENAXHIMI I SITUATËS
Në cilën moshë zgjidhet Kompleksi i Edipit?
Zakonisht ndodh rreth moshës 5-7 vjeç, kur fëmija heq dorë në mënyrë progresive nga kërkesa për ti zënë vendin prindërit të gjinisë së tij, pra djali-babait dhe vajza-nënës. Kjo zëvendësohet gradualisht më pas me prirjen për të imituar djali babain dhe vajza nënën. Janë këto sjellje që tregojnë për tejkalimin e kompleksit të Edipit dhe hyrjen në një fazë të re të rritjes së fëmijës dhe qasjen e tij ndaj figurës së babait dhe të nënës.
Si të përballoni një zgjidhje negative?
Siç e thamë dhe më lart, Kompleksi i Edipit mund të ndikohet nga sjellja e prindërve dhe marrëdhënia që secili prej tyre ka me fëmijën.
Një refuzim i shfaqjes fizike të afeksionit, si kontakti me një prind, mund të sjellë ndjesi faji e turp te fëmija duke frenuar aftësinë e tij për të shijuar seksualiteti e tij dhe për të zhvilluar marrëdhënie intime të shëndetshme.
Kapërcimi normal i Kompleksit të Edipit mund të ndikohet negativisht nga një shkëputje e tepërt emocionale, sjelljet ndëshkuese, apo shfrytëzimi seksual nga një prind.
Çrregullimet me personalitetin dhe problemet me seksualitetin që lidhen me mosarritjen e kompleksit të Edipit mund të diagnostikohen nga një specialist që ekzaminon me saktësi historinë personale të pacientit.
Si ta kapërceni Kompleksin e Edipit?
Problemet psikoseksuale, përfshi edhe çrregullimet e identitetit gjinor mund të njihen dhe përballen me ndihmën e një profesionisti të shëndetit të informuar mirë, që duhet të ndërhyjnë në mënyrë të dobishme. Në fakt, ata mund të japin këshilla me delikatëse dhe kompetencë përsa i përket seksualitetit. / MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…