Hematologji

Infeksioni në gjak, një mit që duhet rrëzuar

“Ke infeksion në gjak”, na është bërë e përditshme.

Dhe është shumë e vështirë ti shpjegosh më pas pacientit, se “gjaku qarkullues nuk infektohet”. Lumi nuk infektohet, pellgu po.

Nese ne gjak ka patogjene (viruse – viremia, baktere – bakteremia, funge – fungemia etj), nuk do te thote se gjaku eshte i infektuar, ai eshte duke bere detyren kryesore te tij : Transportin. Patogjeni nese ka hyre ne gjak (ka kaluar barierat kufizuese mbrojtese) duhet te arrije ne zonat target ku ai gjen mjedisin e nevojshem per te qendruar, ushqyer dhe shumezuar dhe aty shkakton demtimin perkates strukturor dhe funksional.

Nese ne analizen e gjakut periferik, ka nje rritje te leukociteve, neutrofileve, pararendesve te neutrofileve (shkopinj, metamielocit etj), rritje te eritrosedimentit (shpesh te shoqeruara me temperature etj), nuk do te thote se ke “infeksion ne gjak”.
Gjaku ka detyre te transportoje:

Eritrocitet dhe bashke me to hemoglobinen dhe oksigjenin. Per veten e vet, gjakut, nuk i duhen as eritrocitet, as hemoglobina, as oksigjeni (eritrocitet e sigurojne energjine e nevojshme me ane te glikolizes anaerobe qe te mos e harxhojne oksigjenin per qelizat e tjera).

Leukocitet (neutrofile, eozinofile, limfocite, shkopinj, monocite etj). Per veten e vete, gjakut nuk i duhen per asgje leukocitet, ato prodhohen ne Palcen e Kuqe te Kockave (limfocite dhe jashte saj) dhe me ane te gjakut periferik ato transportohen atje ku duhet te kryejne detyrat e tyre, qe jane gjithmone jashte vazes se gjakut.

Nese nje patogjen ka arritur ne Lenden Themelore te Indit Lidhor fijeshkrifet, te parat qe duhet te arrijne atje jane neutrofilet per ti eleminuar dhe duke kryer detyren e tyre jashte vazes se gjakut, keto qeliza dhe vdesin. Per te siguruar sasine e nevojshme te neutrofileve te mjaftueshem per eleminimin dhe te patogjenit te fundit (branda organizmit nuk duhet te ngeli asnje patogjen), organizmi perdor rezervat, shton prodhimin dhe kur nuk arrin numerin e mjaftushem te qelizave te pjekura (neutrofilet) hedh ne qarkullim dhe pararendes te tyre, qe nuk jane plotesisht efikase (ushtare re rinj), por mund te luftojne (shkopinj, metamielocite).

Nese patogjeni arrin ne gjak ka dhe nje “luftetar” tjeter qe i eleminon drejteperdrejte – shpretka me Sistemin Fagocitar Mononuklear me te madh ne organizem. Dhe nese mbrojtja Jo Specifike nuk e eleminon dote, do te vije mbrotja Specifike (Limfocitet) dhe vetem nese gjithe keto hallka mbrojtese kapercehen (ose jane te demtuara) dhe patogjeni nuk eshte eleminuar, ai do te arrije ne zonat target te tij, do te vendoset, ushqehet, shumezohet me demtimet perkatese lokalse dhe sistemike.

Trombocitet jane i vetmi element i figuruar i gjakut, qe i duhet gjakut per veten e vete dhe ne kete menyre per te gjithe qelizat e tjera te organizmit. Detyra e tyre eshte te sigurojne stabilitetin e vazave te vogla te gjakut (kapilaret) dhe akoma me shume ato duhen vetem kur demtohet muri i vazes se gjakut, me qellim ndalimin e hemoragjise, pra te humbjes se gjakut me pasojat perkatese.

Sigurisht qe transporton hormonet, lipide, aminoacide, nxehtesi etj. Transporton dhe patogjene, qeliza tumorale etj.

Artikull nga dr. Sotiraq Lako
Hematolog
Spitali Amerikan

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago