Nena dhe Femija

Rëndësia e acidit folik, jo vetëm në shtatzëni

Acidi folik është një substancë kimike e rëndësishme për mbijetesën tonë, është konsideruar si molekula thelbësore, një përkufizim mjekësor që tregon nevojën për ta marrë përmes ushqimit, pasi organizmi jonë nuk e sintetizon vetë.

Termat “folacin” apo “acid folik” janë sinonime dhe ndonjëherë njihet dhe si vitamina B9. Acidi folik është forma sintetike e folacinës, që në natyrë e gjejmë në ushqime mes të cilëve periet me gjethe jeshile, bishtajat, frutat, mëlçia dhe veza.

ACID FOLIK NE SHTATZENI
Literatura shkencore dhe mjekësore bie dakord se marrja e acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë redukton rrezikun e keqformimit të tubit nervor (keqformime të rënda embrionale) përfshi anencefalinë (kur truri nuk zhvillohet si duhet në pjesën më të madhe të indeve të trurit)dhe spina bifida (kur shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht).

Vlerësohet se deri në 70% të difekteve të zhvillimit të tubit nervor mund të parandalohet nëse merret të paktën 0.4 mg/në ditë acid folik të paktën që një muaj para ngjizjes dhe gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Shkencëtarët të përfaqësuar nga shumë organizata dhe ente publike e private në të gjithë botën, përfshi dhe Food and Drug Administration, Teratology Society etj., gratë dhe vajzat nga mosha 15 deri në 45 vjeç duhet të marrin gjithmonë acid folik në dietën e përditshme, dhe jo vetëm gjatë shtatzënisë kur mund të jetë shumë vonë për të parandaluar këtë keqformim.

ANEMIA, ZEMRA DHE PËRDORIME TË TJERA
Anemia
Folati është thebësor për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; përveç kësaj kërkese të përditshme organizmi nuk është në gjendje të grumbullojë sasi të mëdha të acidit folik, kështu që bëhet e nevojshme të merret rregullisht përmes regjimeve ushqimore që janë të pasura me të, në mënyrë që të mbahet niveli i mjaftueshëm në dispozicion të palcës së eshtrave.

Në rastet e mungesës së tij, mund të zhvillohet anemia megaloblastike, një gjendje e karakterizuar nga prania e qelizave të kuqe me një përmasë të madhe dhe që nuk janë në gjendje të bëjnë si duhet detyrën e tyre, pra atë të transportit të oksigjenit në të gjitha indet e organizmit.

Rreziku kardiak
Studimet kanë treguar se plotësimi i acidit folik është në gjendje të reduktojë nivelin e lartë të homocisteinës, një proteinë e pranishme në gjak, në gjendje të shkaktojë inflamacion në venat e gjakut dhe që lidhet me një rrezik në rritje për infarkt dhe iktus.

Sidoqoftë duhet vënë re se nuk është treguar deri më sot se reduktimi i nivelit të homocisteinës redukton në mënyrë propocionale rrezikun; me fjalë të tjerë është konsideruar një indikator, më shumë se sa faktor i vërteë rreziku.

Efektet anësore dhe kundërudhëzimet

Acidi folik nuk të shëndosh, ashtu siç fatkeqësisht lexohet në rrjete sociale, dhe nuk ka as efekte anësore; mund të “maskojë: një mungesë të vitaminës B12, por është një dukuri shumë e pamundur, veçanërisht në një dietë të ekulibruar./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: acidi folik

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago