Gjerësisht njihet si Buscopan, por bëhet fjalë për substancën scopolamine N-butylbromide, një barnë që përdoret për dhimbjet abdominale, kolikat renale dhe spazmat e fshikëzës.
Në përgjithësi këshillohet shpesh për të lehtësuar ënjtjen apo dhimbjet në spazma që shoqëron sindromën e zorrës së irrituar dhe sëmundjeve divertikulare si gjendja akute e stomakut dhe zorrrëve.
Scopolamine vepron duke relaksuar muskulaturën e sistemit gastroenterik dhe urinar dhe mund të merret në tre forma, ilaç tablet nga goja, supostë ose intravenoze dhe intramuskulare.
Ajo është përfshirë në listën e ilaçeve të rëndësishme sipas OBSH-së, pra, lista më e rëndësishme e ilaçeve që duhet të ketë sistemi shëndetësor, por për kuriozitet, nuk është i disponueshëm në SHBA. Për këtë barnë nuk duhet recetë mjekësore në rastin e tabletave dhe suposteve. Në treg ekziston dhe Buscopan Compositum, ku veprimit të scopolaminës i bashkohet efekti kundër dhimbjeve i paracetamolit.
SI PERDORET BUSCOPAN?
Rekomandohet që scopolamina të merret ashtu siç ua ka sugjeruar mjeku nëse e merrni me recetë, ose konsultohuni me farmacistin nëse e merrni vetë. Zakonisht jepet një ose dy kokrra në ditë, dhe pse mjeku ndoshta mund të rrisë dozën deri në katër herë në ditë.
Buscopan mund të merret para ose pas vakteve dhe ilaçet duhen pirë me ujë.
Ndërsa në formën e suposteve parashikon marrjen e një suposte tre herë në ditë. Nëse harroni të merrni dozën nuk duhet të merrni dyfishin për ta kompensuar, por thjesht dozën pasaardhëse.
Trajtimi optimal
Këshilla është që të merrni Buscopan vetëm kur është e nevojshme, pra të nisni ta merrni kur shfaqen simptomat dhe ta ndërprisni kur ato qetësohen, dhe kjo ndodh zakonisht nga pak orë në pak ditë, sipas patologjisë.
Nëse shfaqet simptomë e re, ose ato përkeqësohen duhet të vizitoheni tek mjeku për këshilla të mëtejshme. Mos harroni gjithashtu se nëse përdorni ilaçe të tjera duhet të konsultoheni me farmacistin nëse përputhet me marrjen e scopolaminës.
EFEKTET ANESORE
Pjesa më e madhe e ilaçeve përveçse përfitimeve, shkaktojnë dhe efekte anësore, dhe pse nuk shfaqen tek të gjithë pacientët.
Efektet e padëshiruara shpesh përmirësohen pasi trupi përshtatet me ilaçin e ri, por ama duhet tia referoni mjekut apo farmacistit nëse vazhdojnë.
Efektet anësore më të zakonshme janë
Goja e thatë
Lëkurë e thatë, djersitje (nëse bëhet e bezdisshme kërkoni këshillën e mjekut)
Skuqje dhe kruajtje (këshillohuni me mjekun ose farmacistin nëse mund të ketë reaksion të tipit alergjik)
Përgjumje
SHTATZENIA DHE USHQYERJA ME GJI
Ilaçi mund të jepet në shtatzëni për të lehtësuar dhimbjet apo për të reduktuar rrezikun e një lindje të parakohshme nëse kërcënohet nga aborti. Këshilla e vlefshme është të mos e merrni ilaçin si zgjedhje personale nëse jeni shtatzënë por vetëm nëse ua jep gjinekologu. Megjithatë nuk ka studime për të parë efektet mbi fertilitetin.
Situata në ushqyerjen me gji është më delikate, pasi barna si Buscopan shoqërojnë një ulje të prodhimit të qumështit të nënës dhe marrja e scopolaminës nuk rekomandohet tek gratë që ushqejnë me gji.
KUNDERUDHEZIMET
Mes kunderudhëzimeve më të rëndësishme kujtojmë:
Alergjia ndaj përbërësit aktiv,
Sulmi akut i glaukomës
Hipertrofia prostatike dhe shkaqet e tjera të mbajtjes së urinës
Stenoza pilorike,
Kolit ulcerativ
Refluks ezofagu
Miastenia gravis
KUJDES! Nuk përdoret tek fëmijët në moshën nën 6 vjeç
Nëse keni dhimbje abdominale të forta dhe shkaku nuk dihet dhe shoqërohet me simptoma të tjera si ethe, të vjella, të fikët duhet patjetër ti drejtoheni menjëherë mjekut. Gjithashtu barna ka një sasi të vogël sheqeri, dhe duhet ta keni parasysh në rastet e pacientëve me diabet.
Ndërveprimi
Në literaturë raportohen këto ndërveprime:
Me disa antidepresivë klasikë, mund të rrisin rrezikun e efekteve anësore nëse merren njëkohësisht me Buscopan.
Mos e merrni ilaçin njëkohësisht me metoklopramide, pasi efekti i të dy ilaçeve do të reduktohej
Meqë antiacidet zvogëlojnë përthithjen e antikolinergjikëve nga zorra si scopolamina, këto i laçe nuk duhen marrë njëkohësisht.
Gjithashtu nuk duhet të konsumoni alkool gjatë trajtimit./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…