Laborator dhe Radiologji

Analiza e kolesterolit/ Vlerat, kolesteroli i mirë dhe i keq

Çdo kontroll mjekësor rutinë parashikon analizën e strukturës lipidike plazmatike, pra matja e sasisë së kolesterolit në gjak.

Nëse në të shkuarën flitej në mënyrë të përgjithshme për vlera normale, ndërsa sot flitet për vlera “optimale” të kolesterolit në raport me rrezikun kardiovaskular të personit, pra, kufijtë të përshtatur bazuar në grupin e faktorëve të rrezikut kardiovaskular të pranishëm:

Faktorë të pandryshueshëm si mosha, (rreziku rritet me moshën), gjinisë (burrat janë më në rrezik se gratë para menopauzës, më pas situata ndryshon, familjariteti.

Faktorë të ndryshueshëm janë niveli i kolesterolit, tensioni i lartë, diabetit, obeziteti, duhanpirja dhe jeta sedentare.

Mes vlerave që mund të lexojmë në raportin e analizës janë:
Kolesteroli HDL (vlera ideale më e madhe ose e barabartë me 60 mg/dL)
Kolesteroli LDL (vlera ideale më e vogël se 70 mg/dL në prani të faktorëve të rëndë të rrezikut)
Trigliceridet (vlera ideale është nën 150 mg/dL).

Përsa i përket kolesterolit total bëhet fjalë për një vlerë që ka humbur rëndësinë ngadalë në vite, pas vlerësimit të vlerave të mësipërme; në përgjithësi konsiderohet si vlerë ideale nën 200 mg/ dL

Kolesteroli është një lipid (yndyrë) që tek njeriu përballet me fate të ndryshme është një nga përbërësit e membranës qelizore, pararendës i hormoneve si estrogjeni, kortikosteroidët dhe vitamina D,si dhe eksretohet nga trupi në bile, acidet biliare ose në formë të lirë.

Trigliceridet dhe kolesteroli në dietë përthithen nga zorrët dhe hyjnë në qarkullim bashkëlidhur e transportues të veçantë të quajtur kolomikron, të cilët kanë si detyrë të shpërndajnë lipidet tek qelizat dhe indet periferike. Ajo që mbetet nga kjo lipoproteinëështë e pasur me kolesterol dhe transformohet në LDL. Komponenti i sintetizuar nga mëlçia hyn në qarkullim i shoqëruar nga LDL, lipoproteina me detyrë të transportojë kolesterolin në organe të ndryshme.

SHENIM: HDL njihet si kolesteroli i mirë dhe përfaqësohet me lipoproteinat me densitet të lartë. Ka si funksion të transportojë kolesterolin nga periferitë (arteriet) drejt organeve që ose e përdorin ose e eliminojnë. Në praktikë lipoproteinat sillen si ‘pastruese’ në gjendje të mbledhë kolesterolin e tepërt dhe ta përcjellë në mëlçi. Prej atje ajo përfshihet në kripërat biliare, në zorrë e një pjesë del me feçen.

LDL njihet si kolesteroli i keq dhe përfaqësohet nga lipoproteinat me densitet të ulët. Detyra e tyre është të transportojnë kolesterolin në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe ta lëshojnë në inde e qeliza të organizmit. Një sasi e madhe e tyre çon në rreziqe për shëndetin, duke rritur sidomos rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

5 days ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

2 weeks ago

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

1 month ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

1 month ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 month ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

2 months ago