Ortopedi dhe Fizioterapi

Sarkopenia, apo humbja e masës muskulore. Simptomat dhe trajtimi

Me termin sarkopenia kuptojmë humbjen e vazhdueshme të masës muskulore dhe për pasojë zvogëlimin e forcës; përveç rënies së masës muskulore vihet re dhe një përkeqësim i kësaj të fundit për shkak se:

Muskujt zëvendësohen ngadalë nga dhjami
Kryqëzimet ndërmjet fibrave muskulore dhe nervore (lidhja neuromuskulare) priret të dobësohet
Stresi oksidues në fibrat e muskujve rritet.

Ka dy lloje fibrash muskulore
Fibrat muskulore të tipit 1, të thënë edhe të kuqe, kontraktohen dhe lëshohen ngadalë. Këto fibra kanë një fuqi të ulët por rezistencë të lartë ndaj lodhjes, janë të përfshirë në veprime me entitet të ulët, dhe të gjata në kohë si për shembull mbajtja e qëndrimit (luajnë një rol të vogël në zhvillimin e sarkopenisë)

Fibrat muskulare të tipit 2, kontraktohen dhe lëshohen më shpejt dhe janë të përfshirë në sforcime të shpejta të energjisë.

Sarkopenia është një proces fiziologjik që nis pas të 30-tave e më pas vijon me shpejtësi sapo kalohen të 70-tat. Kjo rezulton me një humbje të forcës me 20 % në 60 vjeç, deri në 50% brenda të 80-tave.

Më në fund njihet një formë patologjike e cila ndodh pas një kohe të gjatë palëvizshmërie, për shembull pasi keni vendosur gjymtyrët në allçi.

Sarkopenia, si një proces fiziologjik, nuk mund të kurohet, por e rëndësishme është të ngadalësohet avancimi, përmes aktivitetit fizik dhe një ushqyerje korrekte, për të parandaluar që kjo gjendje të përfundojë shumë shpejt një në sindromë e delikatesës së një të moshuari me pasoja paaftësie.

SHKAQET
Shkaqet e Sarkopenisë patologjike përfshijnë:
Ulje të aktivitetit fizik,
Reduktim i marrjes së proteinave përmes ushqimit
Rritje e nevojave për proteina
Patologji që shkaktojnë një keqpërthithje të zorrëve si (sëmundja e Crohn dhe koliti ulçerativ)
Mungesa e hormonit anabolik, pra ai që është përgjegjës për rritjen e masës muskulore, si testosteroni apo hormoni i rritjes.

SIMPTOMAT
Simptomate e sarkopenisë përfshijnë:
Atrofi muskulare (e dukshme si një reduktim i vëllimit të muskujve)
Ndjesi dobësie
Lodhje e përhershme
Vështirësi në mbajtjen e qëndrueshmërisë kur jeni gati për të rënë
Ecje e ngadalësuar
Zvogëlim i forcës
Aftësi e zvogëluar për të kryer aktivitete normale ditore dhe mund të çojë në depresion.

Shkalla e sëmundjes përcaktohet nga dy faktorë:
Sasia fillestare e masës fillestare të muskujve,
Shpejtësia e humbjes së masës.

DIAGNOZA
Shenja dalluese e sarkopenisë është humbja e masës muskulore(masës së ligë), por ky ndryshim mund të jetë i vështirë për tu zbuluar për shkak të faktorëe të tillë si:
Obeziteti
Ndryshimet në sasinë e masës së shëndoshë
Zhvillimi i edemës (akumulimi i lëngjeve)
Për këtë arsye ndryshimi në peshë, perimetri i gjymtyrëve ose veli nuk janë të dhëna të besueshme të ndryshimit të masës së muskujve.

Për të formuluar një diagnozë të sarkopenisë janë të nevojshme
Anamneza (mbledhja e faktorëve të rrezikut përmes një seri pyetjesh mjek-pacient)
Dhe analiza objektive (vizita mjekësore)
të cilave u shtohen dhe disa analiza që përveç përcaktimit të pranisë ose mungesës së patologjisë janë thelbësore për të treguar shkallën e sëmundjes:

DEXA (një analizë që përdor rrezet X për të dalluar masën yndyrore nga masa e ligët. Rrezet X të përdorura janë minimale, për këtë arsye nuk ka problem ta përsërisni në kohë këtë analizë)
Testi i shpejtësisë së ecjes, (kjo bëhet duke i kërkuar pacientit të ecët për rreth 5-6 minuta me shpejtësi normale, dhe vlerësohet koha e përshkrimit të një distance të caktuar)

Testi i forcës së pëllëmbës së dorës (pacientit i kërkohet të shtrëngojë sa më shumë të jetë e mundur një mjet që quhet dinamometri. Kështu vlerësohet forca e të dyja duarve)

Parametrat e nevojshme për diagnozën e sarkopenisë janë:
Shpejtësia e ecjes më pak se 0.8 metra në sekondë.
Forca e presionit të dorës më pak se 20 kg tek gratë dhe 30 kg te burrat.

Rezultatet japin mundësinë e përcaktimit edhe të shkallës së sëmundjes:

Nëse personi ka vetëm një rënie të masës muskulore flitet për “pre-sarkopenia”
Nëse kësaj i shtohet një ndryshim i njërit prej dy analizave të tjera (testi i ecjes dhe i forcës së dorës) hyn në fushën e “sarkopenia”-s.

Nëse të dy teste janë ndryshuar atëherë flitet për një “sarkopenia të rëndë”

KURA DHE PARANDALIMI

Sarkopenia është një proces fiziologjik dhe për këtë arsye nuk ka një kurë për të. Por mund të ngadalësohet ky proces kryesisht përmes një procesi të kombinuar që parashikon:

Një regjim ushqimor korrekt- Disa studime kanë treguar se për të mbrojtur të moshuarit nga sarkopenia nevojitet të paktën 1.2 gram proteina për kilogram të peshës trupore në ditë.

Aktivitet fizik që përfshin krahët, këmbët, shpatullat, shpinën, kraharorin dhe barkun, të paktën 2-3 herë në javë dhe përfshihen ushtrime si për forcën ashtu dhe për fuqinë.

Sot nuk ka ilaçe speficike për trajtimin e patologjisë; janë studiuar trajtimet hormonale, për shembull me bazë testosteroni, por në përgjithësi raporti rrezik-përfitim nuk është konsideruar i favorshëm.

Përmes një diagnoze dhe një ndërhyrjeje në kohë sarkopenia mund të kontrollohet, me kusht që pacienti të jetë bashkëpunues dhe ti përmbahet udhëzimeve të mjekut me përkushtim dhe qëndrueshmëri./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: sarkopenia

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago