Regjim ushqimor

Gurët e tëmthit, regjimi ushqimor që duhet të mbani

Gurët e tëmthit janë formim solid, shpesh nga kolesteroli, që mund të formohen në brendësi të fshikëzës së tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje në rastin e bllokimit të kanalit biliar.

Mes shkaqeve të njohura kujtojmë diabetin e tipit 2 dhe mbipesha, por edhe dieta shumë e shpejtë, me shumë pak kalori, e shkaktuar nga një rënie e shpejtë në peshë që favorizon formimin e tyre.

Personat më të prekur janë gratë rreth të 40-tave, por është mjaft e përhapur dhe tek moshat më të reja dhe tek burrat.

Tëmbli është lëngu që prodhohet nga mëlçia dhe që rruhet në fshikëzën e tëmthit, është e rëndësishme për përthithjen e yndyrnave të konsumuara, përbërësit që formojnë tëmblin në fakt funksionojnë si përzierës, duke ndërvepruar me yndyrat dhe duke ndihmuar zorrën ti përthithi. Pra është e rëndësishme të ketë një prodhim tëmbli të mjaftueshëm në mënyrë që t asimilojë raportin e duhur të makronutrientëve të këtij lloji, të cilatm nëse nuk përthithen, mund të shkaktojnë diarre dhe zvogëlojnë shumë raportin energjik të regjimit ushiqmor.

PARANDALIMI
Për parandalimin, në rast se keni pasur episode të dhimbjeve biliare, udhëzimet janë të përgjithshme por të vleshme për një ushqyerje të mirë:
Në rastet e mbipeshës apo obezitetit, reduktoni peshën gradualisht me një dietë hipokalorike, të ekuilibruar dhe të planifikuar në kohë.

Hani shumë vakte të vogla, në mënyrë të ndani në kohë sekretimin e tëmthit, duke zogëluar kështu rrezikun e depozitimit të kolesterolit.
Pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë
Rrisni konsumin e frutave dhe perimeve në mnëyrë që të lehtësoni lëvizjen e zorrëve dhe të përshpejtoni kalimin e ushqimit në to.

Kufizoni konsumin e pijeve dhe suqhimeve të ëmbla dhe të përpunuara, duke pasur një regjim ushqimor me pak yndyrë.

Mos harroni, praktikoni aktivitet fizik qoftë dhe një ecje me hapa të shpejtë, e kryer vazhdimisht të paktën për 30 minuta në ditë, pasi ndihmon në uljen e rrezikut të gurëve në tëmth.

USHQIMET E KESHILLUARA DHE TE DHENA
Makaronat, buka, orizi, drithërat në përgjithësi, sidomos ato integralet
Qumësht e kos pjesërisht të skremuara
Mish i dobët, pa yndyrë
Djathin me moderim (një ose dy herë në javë)
Proshuta pa yndyrë
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Fruta e perime

USHQIMET E NDALUARA
Qumësht i plotë
Djathra me yndyrë të stazhionuara
Salçicet
Vezët
Frutat e thata dhe ullinjtë (vetëm për përqindjen e lartë të yndyrës, edhe pse janë cilësore)
ëmbëlsirat
Salcat
Pijet alkoolike

Sigurisht që këto ushqime që nuk këshillohen duhet ti kufizoni sa më shumë të jetë e mundur, por një prej tyre duhet hequr menjëherë nga regjimi ushqimor: Alkooli, një toksinë që thjesht lodh mëlçinë, në rast se ka probleme epatike, si kjo e gurit në tëmth. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago