Hematologji

Aspirina dhe hollimi i gjakut

Meqënëse kam anemi dhe përdor Aspirinë, mos ma rëndon aneminë Aspirina meqënëse ajo hollon gjakun ?”

Sigurisht që ka Anemi nga Hollimi (Hemodiluimi), që ndodh kur shtohet volumi plazmatik, pa rritje proprocionale të elementeve të figuruara të gjakut.

Ka një sërë kushtesh patologjike kur shtohet volumi plazmatik (tremujori i tretë i shtatëzanisë – Anemia “Fiziologjike” e shtatëzanisë, Sëmundja Kongjestive e Zëmrës, administrimi i solucioneve hipertonike, i albuminës, plazmës etj).

Në praktikën tonë klinike jemi të detyruar të përdorim “hollues gjaku” (dhe në literaturën e huaj gjendet termi “Blood Thinner”) për Antikoagulantët dhe Antiagreguesit. Në fakt ky term përdoret që pacienti ta ketë më të lehtë për të kuptuar problemin, por e vështirëson punën tonë.

Asnjë nga këto preparate antikoagulante dhe antiagreguese nuk e hollon gjakun në kuptimin e vërtetë të tij. Nëse ke një përzierje të 1 kg oriz me 1 liter ujë dhe do që ta hollosh, ose duhet të shtosh ujin për të njëjtën sasi orizi, ose të pakësosh sasinë e orizit për të njëjtën sasi uji. Këto preparate as nuk ndryshojnë numërin e qelizave të gjakut, as ndryshojnë volumin e plazmës, pra nuk shkaktojnë “Hollimin e Gjakut”.

Aspirina futet tek preparatet antiagreguese, ajo nuk hollon gjakun, ajo bllokon funksionin e trombociteve (efekti antiagregues, për të cilën dhe përdoret zakonisht) dhe në këtë mënyrë pengon lidhjen e tyre me murin e vazës së gjakut kur ajo dëmtohet. Për pasojë, kur ka një dëmtim të vazës së gjakut, ndalimi i hemoragjisë nuk do të jetë optimal dhe për këtë arsye nga humbja e gjakut, mund të ketë Anemia Akute Posthemoragjike.

Një mënyrë tjetër e Anemisë nga Aspirina, është gastriti dhe hemoragjia e mundshme gastrointestinale (Aspirin-induced gastritis and gastrointestinal bleeding), që nëse është hemoragji e rëndësishme + dhe efektin antiagregues (që e shoqëron), do të shkaktojë Anemi Akute Posthemoragjike. Nëse hemoragjia është e paktë dhe e përsëritur, mund të shkaktojë Mungesë të Hekurit dhe/ose Anemi nga Mungesa e Hekurit.

Aspirina, nuk shkakton “Hollim të Gjakut”, pra nuk shkakton Anemi nga Hemodiluimi, pra nuk rëndon aneminë aktuale për të cilën pacienti do të mjekohet, për aq kohë sa nuk shkakton humbje të vogla apo të mëdha të gjakut nga Aspirina siç i shpjeguam më sipër. Per aq kohë sa jemi në këto kushte, pacienti do të marri mjekimin specifik për aneminë dhe aspirinën sipas rekomandimeve specifike./ Mjeket.al

Nga Dr. Shk. Sotiraq Lako
Spitali Amerikan

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

5 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

2 weeks ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

2 weeks ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

4 weeks ago