Laborator dhe Radiologji

Çfarë është ferritina, sasia e hekurit në organizëm. Pse duhet analiza?

Ferritina është forma kryesore e mbledhjes së hekurit në organizëm. Ka ana kimike bëhet fjalë për një proteinë në formë globulare, me peshë të lartë molekulare, e karakterizuar nga një përbërje proteike, dhe një pjesë qëndrore ku depozitohet metali.

Prodhohet pothuajse nga çdo organizëm jetësor, përfshi dhe njeriun, ku kryen funksionin e administrimit të rezervave të hekurit, duke ruajtur ekuilibrin delikat mes mungesës dhe mbingarkesës përmes aftësisë së mbledhjes së metalit, e më pas sipas nevojave, ta lëshojë menjëherë me qëllim për ta bërë të përdorshëm. Kur hekuri i kërkuar lirohet nga përbërja proteike ku gjendet dhe lidhet me transferrinën, një proteinë qarkulluese që merret me transportimin në qelizat përgjegjëse të eritropoezën, proces i prodhimit të qelizave të kuqe.

Ferritina mund të mbajë deri në 4500 jone hekuri, në gjendjen e jonit të hekurt (Fe3+), që nëse do të ishin të lirë të qarkullonin do të bëheshin menjëherë toksike për qelizat që i përmbajnë. Pjesa më e madhe e ferritinës ndodhet në nivelin e indeve, në melçi, në shpretkë dhe në indin eritropoietik, (palca e eshtrave dhe brenda kockave).
Hekuri është një element thelbësor, pra që duhet marrë me patjetër me regjimin ushqimor, dhe që mes shumë funksioneve ai i jep mundësinë qelizave të kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin në të gjtha qelizat e organizmit. Në praktikën klinike jepet me doza duke nisur nga marrja e mostrave të gjakut dhe merr emrin ferritinemia.

PËRSE MATET FERRITINA?
Nivelet e ferritinës maten kur diagnostikohet ose dyshohet një gjendje anemie, apo një sasi e reduktuar e qelizave të kuqe. Zakonisht përqendrimi i ferritinës në gjak është i lidhur ngushtë me sasinë totale të herkurit rezervë të trupit, një metal thelbësor për prodhimin e qelizave të kuqe.

Nga një këndvështrim për shembull të jep mundësinë të dallosh:
Anemi me mungesë hekuri, karakterizuar nga vlerat e ulëta të ferritinës.
Anemia e shkaktuar nga një sëmundje kronike, ku nivelet zakonisht janë në normë ose të larta për shkak të inflamacionit.
Apo midis një mirkocitoze, gjendje që karakterizohet nga një ulje anormale e vëllimit mesatar të qelizave të kuqe të shkaktuara nga mungesa e hekurit (kur vlera e ferritinës është e ulët) ose nga talasemia minore (vlera në normë ose të larta)

VLERAT NORMALE
Vlerat normale të ferritinës ndryshojnë në bazë të moshës, gjinisë dhe kushteve të veçanta siç është dhe shtatzënia.
Tek fëmijët është 6-55 ng/mL ose mikrogramë/L
Gratë: 20-200 ng/mL ose mikrogramë/L
Meshkujt: 20- 500 ng/mL ose mikrogramë/L
Gratë në shtatzëni: 10-150 ng/mL ose mikrogramë/L

FERRITINA E LARTË (HIPERFERRITINEMIA)
Nivelet rriten në mënyrë fiziologjike me moshën dhe në përgjithësi janë më të larta tek meshkujt se tek femrat. Duhet të dini se edhe një konsum i madh i mishit të kuq mund të rrisë përqëndrimin.
Ferritina mund të rezultojë e lartë për shkak të kushteve të ndryshme:
Hemokromatoza: gjendje që sjell një përthithje më të madhe të hekurit në zorrë, pra hekuri hyn përmes ushqyerjes, (shpesh e lidhur me vlera shumë të larta 1000 ng/mL)

Porfiria: një grup i rrallë sëmundjesh që vijnë nga një ndryshim enzimatik në sintezën e hemes (përbërësi joproteinik i hemoglobinës)

Inflamacionet akute dhe kronike: në këtë rast ferritina vepron si një proteinë në përgjigje të inflamacionit, si rezultat rritje e përqëndrimit të saj në serum. Inflamacionet mund të jenë pasoja të një infeksioni por edhe proceseve kronike si artriti reumatoid, sindroma e zorrëve e keqpërthithjes autoimune, si sëmundja e Crohn dhe koliti ulçerativ.

Tumoret e gjakut si leucemia, linfoma e Hodgkin, karcinoma në zorrë dhe pankreasi: Parametrat e ferritinës mund të ndryshojnë në prani të një tumori specifik. Për këtë arsye ferritina konsiderohet nga mjekësia si një shënjues tumoral sepse është në gjendje të nxjerrë në pah ndryshimin e qelizave neoplastike.

Abuzimet me alkoolin: alkooli stimulon prodhimin e ferritinës në mënyrë të pavarur nga rezervat e hekurit dhe shkakton dëmtim të qelizave të mëlçisë, që kanë një përmbajtje të lartë ferritine pasi mëlçia është përgjegjësi kryesor për mbledhjen e hekurit.

Ilaçet dhe integratorët: kur merret sasi e madhe e ilaçeve që përmbajnë hekur.

Shqetësimet metabolike: ndryshime të metabolizmit si obeziteti, kolesteroli i lartë, diabeti, tensioni i lartë i arterieve që provokojnë një rritje të ferritinës.
Transfuzionet e shumta të gjakut

Simptomat
Simptomat që lidhen me sasinë e lartë të ferritinemisë ndryshojnë sipas shkaqeve që e kanë shkaktuar por më të njohura janë:
Dhimbje stomaku
Dhimbje kyçesh
Ndjehen të dobët
Dobësi e përgjithshme
Dhimbje në gjoks

FERRITINA E ULET NE GJAK
Vlerat e ulëta të ferritinës tregojnë reduktimin e sasisë së hekurit në trup dhe që mund të jetë e rrezikshme saqë ndonjë herë tregon dhe praninë e shqetësimeve patologjike edhe të rënda.

Një nga patologjitë më të zakonshme të ferritinës së ulët është anemia e mungesës së hekurit, sideropenike. Shkaqet e kësaj anemie janë të lidhura me ndryshimin e përthithjes së tij apo rritje e eliminimit.

Shkaqet më të zakonshme të ferritinës së ulët në gjak janë:
Mangësia në ushqyerje
Kequshqyerja
Dieta e tepërt,
Dieta e planifikuar gabimisht vegjetariane

Reduktimi i përthithjes së zorrëve, për shembull shkaktuar nga sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve si celiakia.

Hemorragjitë për shkak të traumave apo ulçera.

Hipokloridria: funksionimi i keq i stomakut në sekretimin e sasisë së pamjaftueshme të lëngjeve gastrite, të nevojshme për përthithjen e duhur të metalit.

Shtatzënia dhe fluksi menstrual
Anemia hemolitike kronike
Artriti reumatoid

Simptomat
Edhe pse në fazat fillestare të mungesës së hekurit ekzistojnë disa simptoma falë aftësisë së përshtatjes së organizmit, pasi rezervat përfundojnë dhe trupi do të kërkojë më shumë hekur nga sa ka, dhe njeriu shfaq disa siptoma, mes të cilave:

Lodhje, zbehje, humbje e oreksit, nervozizëm, rritje e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit, humbje të flokëve, mungesë përqëndrimi.

PËRGATITJA PËR ANALIZËN
Kampioni biologjik nga i cili vlerësohet ferritina është kampioni i gjakut, që merret në mënyrë të zakonshme nga vena në krah.

Analiza duhet të bëhet esëll në mëngjes.Vlerësimi i ferritinës shoqërohet me vlerësimin e hekurit (sideremisë), transfererrina (proteina kryesore e transportit të hekurit në gjak), UIBC (kapaciteti rezervë i transfererrinës, apo sasia e disponueshme e lidhur me hekurin), përqindja e ngopjes së transfererrinës )raporti mes sasisë së hekurit në qarkullim dhe sasisë totale të hekurit që mund të jetë e lidhur me proteinat në gjak./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago