Psikologji

Psikologji/ Kleptomania, apo fiksimi për të vjedhur. Simptomat dhe trajtimi

Kleptomania apo shqetësimi psikiatrik i karakterizuar nga paaftësia për t’i rezistuar impulsit të vjedhjes. Kuadri klinik i saj është kompleks. Personi bën një vjedhje pasi nuk i reziston dot një dëshire urgjente, jo se është në vështirësi ekonomike, ka ide delirante apo justifikime të tjera.

Zakonisht, objektet e vjedhura nga një kleptoman nuk kanë një vlerë tregtare apo personale, saqë shpesh hidhen apo kthehen fshehurazi. Vetëm në disa raste, kush vuan nga kleptomania i ruan objektet që vjedh dhe nxitet për të vjedhur objekte specifike.

Pacienti i prekur nga kleptomania nuk planifikon një vjedhje apo bën një vjedhje në bashkëpunim. Vjedhja paraprihet nga një tension në rritje, i shoqëruar me këaqësi për të vjedhur, dhe pasi bën vjedhjen lehtësohet nga simptomat.
Por siç ndodh në shqetësime të ngjashme kur personi bëhet i vetëdijshëm për aktin që ka kryer, ka një njdesi të rëndë faji, mëshire e shqetësime duke mos i miratuar veprimet e veta. Dhe pse ia thotë vetes se nuk ka ndërmend të bëjë më një veprim të tillë, ja që cikli ka tendencën të përsëritet pa fund, dhe vetëm kleptomani e ka në dorë ta ndërpresë.

SHKAQET
Shkaqet që çojnë në kleptomani janë disi të panjohura, por psikiatria e përkufizon kleptomaninë si një formë obsesive të mendimit, pasi ideja e vjedhjes dhe realizimi i saj pushton mendjen, duke ndaluar çdo lloj tjetër aktiviteti. Për këtë arsye, kleptomani konsiderohet një person i aftë për të kuptuar, po jo dëshiruar, nga momenti kur nuk është në gjendje të kundërshtojë aktin që do të bëjë.

Pra akti i të vjedhurit është një efekt emocional, që kalon çdo tentativë racionale për ta ndalur, aq sa nuk merr në konsideratë as pasojat. Kënaqësia që vjen nga vjedhja, pra, bëhet e domosdoshme për një kleptoman që ka tendencën ta ripërsërisë herë pas here këtë gjest.

Sipas një interpretimi psikoanalitik, në fakt, vjedhja do të shërbente për zgjidhjen e fenomeneve depresive dhe gjendjeve të ankthit, për shkak të një ndjenje të pavetëdijshme të fajit. Pra shpjegimi i kleptomanisë do të kërkohej në dëshirën për tu ndëshkuar si një akt kompensues për sjelljen. Qëllimi i kleptomanit do të ishte poshtërimi apo një dënim nga i cili do të arrihej një qetësi e përkohshme.
Kleptomania duket se është më e shpeshtë tek femrat se tek meshkujt, siç është rasti me blerjet kompulsive. Kleptomania nuk është për shkak të problemeve të tjera psikiatrike.

SIMPTOMAT
Kleptomania është një sëmundje komplekse, e karakterizuar nga një tendencë impulsive për të vjedhur, e cila është e pavarur nga dobia apo vlera e objektit.
Simptomat mund të nisin gjatë adoleshencës, por mund të ndodhin dhe gjatë fëmijërisë apo moshës së rritur. Kleptomania mund të pësojë ndryshime: në disa raste dëshira për të vjedhur përfaqëson sjellje sporadike dhe është e kufizuar në një periudhë të shkurtër kohe. Herë të tjera, episodi i vjedhjes mund të alternohet me periudhën e faljes, apo patologjia mund të bëhet kronike.

Siç dihet tashmë, me kohën kleptomania mund të shkaktojë vështirësi ligjore, familjare, në punë apo personale.

DIAGNOZA
Diagnoza e kleptomanisë nuk është e thjeshtë, pasi pjesa më e madhe e të prekurve kanë tendencën ta fshehin dhe nuk kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e problemit.

Ajo diagnostikohet shpesh kur pacienti i drejtohet mjekut për të tjera arsye si depresioni, bullizmi etj., apo ndjehen të paqëndrueshëm nga ana emocionale.

Shpjegimi që japin kleptomanët për veprimet e tyre zakonisht janë ajo e mungesës së të mirave apo pakënaqësi personale, por në realitet janë edhe më të thella arsyet e shumta.

Manuali Diagnsotikues dhe Statistikor i Shqetësimeve Mendore (DSM) ka vendosur pesë kritere për të diagnostikuar sjelljen e një individi kleptoman:

Pamundësia e përsërituri për ti rezistuar impulsit të vjedhjes së objekteve që nuk i duhen për përdorim personal apo nuk kanë vlerë ekonomike

Tensioni në rritje menjëherë para se të bëjë vjedhjen

Kënaqësia dhe lehtësimi pasi bën vjedhjen

Vjedhja nuk bëhet për të shprehur zemërim apo hakmarrje, as në përgjigje të një deliri apo aluçinacioni.

Vjedhja nuk i atribuohet një çrregullimi të sjelljes, episodeve maniake apo çregullimit të personalitetit.

TRAJTIMI
Nëse personi dëshiron vërtetë të kërkojë ndihmë, ndërhyrjet terapeutike për kleptomaninë mund të jenë efektive në një kohë relativisht të shkurtër. Në menaxhimin e shqetësimit, duhet ndjekur terapia konjitive-sjellje. Kjo përpjekje ndihmon në kontrollin e impulseve, përmes teknikave të veçanta, si ekspozimi me parandalimin e përgjigjes, apo ristrukturimi konjitiv.

Përveç përpjekjes për të zgjidhur problemin nga ana psikoterapeutike, mund të përdoren ilaçe të tilla si frenuesit selektiv të rimarrjes së serotooninës, si fluoxetine, SSR etj., stabilizuesit e humorit dhe antagonistët e receptorëve të kënaqësisë (si naltrekson). Terapia farmaceutike mund të jetë e nevojshme për të ulur intensitetin e detyrimit, inkurajimin e ndërprerjes së impulseve të pakontrollueshme dhe lehtësim të simptomave depresive./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago