Mirëqenie

Ruajtja e shëndetit gjatë stinës së dimrit

Ditët e ftohta të dimrit shoqërohen me temperatura të ulëta. Në zona të ndryshme të vendit kjo stinë shoqërohet edhe me rreshje dëbore dhe ngrica. Qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm duke planifikuar më parë masat e nevojshme që ju duhet të merrni.

Siguroni shtëpinë tuaj gjatë dimrit

Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit, por qëndrimi brenda nuk është garanci për sigurinë. Merrni këto masa për të mbajtur shtëpinë tuaj të sigurt dhe të ngrohtë gjatë muajve të dimrit.

Përgatisni shtëpinë tuaj për kushtet e dimrit

  1. Instaloni grilat, siguroni izolimin dhevendosni dritare me dopio xham.
  2. Izoloni linjat e ujit që janë në muret e jashtme.
  3. Pastroni ulluqet dhe riparoni rrjedhjet e çatisë.

Kontrolloni sistemet e ngrohjes

Instaloni sistemin e ngrohjes nga profesionistë për t’u siguruar se është i pastër, punon si duhet dhe është i ventiluar në pjesën e jashtme.
Kontrolloni dhe pastroni vendin e zjarrit dhe oxhaqet.
Instaloni një sinjalizues tymi. Kontrolloni bateritë e tij çdo muaj dhe zëvendësojeni ato dy herë në vit.
Siguroni një burim të sigurt alternativ të ngrohjes dhe lëndë alternative të ngrohjes në dispozicion.
Parandaloni shkarkimin e monoksidit të karbonit (CO).
Instaloni një sinjalizues të monoksidit të karbonit (CO) për t’ju njoftuar për praninë e gazit vdekjeprurës, pa erë dhe pa ngjyrë. Kontrolloni bateritë e tij dy herë në vit.
Mësoni simptomat e helmimit me monoksid karboni (CO):
dhimbje koke,
marrje mendsh,
dobësi,
të përzjera në stomak,
të vjella,
dhimbje në gjoks

Mos harroni të përgatisni makinën tuaj

Përgatisni makinën tuaj për mot të ftohtë para se të mbërrijë dimri.

Kontrolloni radiatorin dhe niveline antifrizës.
Kontrolloni gomat; nëse është e nevojshme, ndërrojini ato me goma dimërore.
Mbajeni serbatorin plot me karburant.
Përdorni solucion të veçantë për larjen e xhamave.

Përgatisni një kuti emergjence dhe mbajeni në makinën tuaj për çdo rast bllokimi. Kjo kuti duhet të ketë:
telefon celular, karikues portativ dhe bateri shtesë
batanije
ushqim dhe ujë
fishekzjarre, pompë të gomave dhe një qese me rërë
kavo për tërheqje
busull dhe hartë
elektrik dore dhe bateri të veçantë
çantë të ndihmës së shpejtë

Përgatituni paraprakisht për emergjencat

Përgatituni për emergjencat e lidhura me motin, duke përfshirë edhe ndërprerjet e energjisë.

Mbani ushqime rezervë, që nuk kanë nevojë për gatim ose ftohje, dhe ujë në enë të pastra.
Mbani telefonin celular plotësisht të karikuar.
Kur planifikoni të udhëtoni,informohuni për kushtet e motit.
Mbani një çantë e cila duhet të përfshijë pajisje me bateri, të tilla si elektrik dore, llamba, bateri të veçanta.

Mbani çantën e ndihmës së shpejtë dhe ilaçe shtesë.
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit.
Mbani grilat e zgarës, sobat me gaz dhe gjeneratorët larg nga shtëpia, bodrumi dhe garazhi.
Nëse keni nevojë, kërkoni ndihmë në numrin

Çfarë duhet të keni parasysh në ambientet jashtë?

Në dimër shumë njerëz kalojnë kohë jashtë duke punuar, duke udhëtuar, apo duke shijuar sporte dimërore.

Aktivitetet në ambiente të hapura mund t’ju ekspozojnë ndaj rreziqeve të ndryshme, prandaj për të qenë të përgatitur duhet të merrni masat e mëposhtme:

Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapelë, doreza, këpucë kundër ujit.
Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.
Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.
Lëvizni ngadalë kur kryeni punë/detyra në ambiente të jashtme.
Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur dilni apo kur merrni pjesë në aktivitete jashtë.
Mos harroni të merrni celularin.
Kontolloni familjarët dhe fqinjët të cilët janë veçanërisht të rrezikuar nga temperaturat e ulëta.

Kini parasysh këto sugjerime kur jeni duke udhëtuar:

Nëse planifikoni të udhëtoni diku, informohuni për kushtet klimatike të vendit ku do të udhëtoni.

Shmangni vendet ku shërbimet meteorologjike ju këshillojnë të mos udhëtoni.
Nëse ju duhet të udhëtoni, informoni një mik ose të afërm për vendin dhe orën e mbërritjes.

Ndiqni këto rregulla sigurie nëse makina juaj pëson defekt dhe nuk mund të vazhdoni udhëtimin:

Sigurohuni që makina juaj të jetë e dukshme ndaj shërbimit të emergjencës.
Lidhni një copë me ngjyrë të dukshme në antenën e makinës,
Ndizni dritat e makinës nëse është duke rënë dëborë, si dhe dritën e brendshme kur makina është e ndezur.
Qëndroni brenda në makinë derisa shërbimet e emergjencës të jenë pranë jush.
Përpiquni të mbani ngrohtë trupin. Mbulohuni mirë me rroba dhe qëndroni pranë njeri-tjetrit.
Qëndroni zgjuar dhe në lëvizje sepse do të jeni më pak të rrezikuar ndaj të ftohtit. Kur qëndroni ulur, lëvizni krahët dhe këmbët për të mundësuar qarkullimin e gjakut dhe për të ruajtur temperaturën e trupit.
Mbajeni makinën të ndezur për 10 minuta çdo orë, hapni pak njërën nga dritaret e saj për të qarkulluar ajrin.
Sigurohuni që marmita e makinës nuk është e bllokuar nga dëbora në mënyrë që të shmangni rrezikun e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Mbi të gjitha, kujdesuni për anëtarët e familjes ose bashkudhëtarët që rrezikohen nga problemet që lidhen me të ftohtin si: fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Nëse keni kafshë shtëpiake, mbajini në ambiente të brendshme. Nëse nuk i mbani dot në ambiente të brendshme, siguroni që të mbrohen nga i ftohti dhe të kenë ujë (jo të ngrirë) për të pirë.

Askush nuk mund t’i shmanget temperaturave të ulëta në dimër. Gjithsesi, nëse ndiqni sugjerimet e mësipërme, do të jeni gati që të përballeni me pasojat e dimrit të acartë./ Instituti i Shendetit Publik

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago