Regjim ushqimor

Refluksi i gastroezofagut dhe gastriti, regjimi ushqimor që rekomandohet

Para se të zgjasni dorën dhe të hani patate të skuqura mendohuni njëherë a ju shkakton djegie stomaku? Edhe pse efekti i ushqimeve është i ndryshëm tek njerëz të ndryshëm, në bazë të një sërë faktorësh, dhe ndjeshmërisë personale, ka disa rregulla të përgjithshme që duhet ti dimë. Ka disa ushqime e pije, që për shkak të nivelit të lartë të aciditetit janë në gjendje të përkeqësojnë simptomat e gastritit apo refluksit të gastroezofagut.

Lexo edhe- Sëmundja e refluksit të gastroezofagut, shenjat dhe trajtimi

Në raste të tjera mund të jenë ushqime që përmbajnë yndyre që e bëjnë ushqimin pak të përshtatshëm për pacientin që ka probleme me stomakun. Madje dhe ushqime me vlera të larta si arrat apo fistikët, për fat të keq janë të pasur me yndryna.

Në këtë artikull janë ndarë ushqimet dhe pijet e përbashkëta në bazë të tendencës së tyre

Për të krijuar aciditet
Të irritojnë mukozën gastrite

Dhe/ose relakson valvulën e ezofagut duke shkaktuar refluks.

Nga këndvështrimi i përgjithshëm ka disa rregulla të thjeshta:

Shmangni konsumin e 2-3 vakteve të mëdha dhe mundohuni të konsumoni 5-6 vakte të vogla në ditë.

Orientohuni drejt një ushqimi të varfër me yndyrë, përgjegjëse për ngadalësimin e zbrazjes së stomakut

Hani ngadalë, përtypni gjatë çdo kafshatë, një trejte e mirë në gojë redukton kohën e nevojshme që i duhet stomakut.

Shmangni ushqimet apo pijet shumë të ftohta apo shumë të nxehta.

 

FRUTA

Me rrezik të lartë:
Limoni, lëngu portokallit, limonata, lëngu qitros, lëngu i boronices së kuqe, frutat e thata.

Me rrezik mesatar:
Lëngu i protokallit me aciditet të ulët, molla, pjeshka, boronica, mjedra, luleshtrydhja, rrushi, boronica e kuqe e thatë.

Me pak rrezik:
Molla e freskët, molla e thatë, lëngu i mollës dhe banania.

PERIMET

Me rrezik të lartë:
Pureja e patates, patatet e skuqura, qepa krudo, sallatë patate, domate

Me rrezik mesatar:
Hudhra, qepa e pjekur, lakra turshi dhe qepujka.

Me rrezik të ulët:
Karrota, lakra, bizelet, brokoli, fasulet, patatet në furrë.

KARBOHIDRATE

Me rrezik të lartë:
makaronat me djathtë dhe makaronat spageti me domate.

Me rrezik mesatar:
Mafin dhe muesli me drithëra

Me rrezik të ulët:
Buka integrale, buka e bardhë, buka me miell misri, oriz integral, oriz i bardhë, kuskus, drithëra me bazë tërshërën, ëmëlsirë orizi, drithëra me bazë krundet.

QUMËSHTI DHE DERIVATET E TIJ

Me rrezik të lartë:
Panna acide, lengjet e kaluara në frulator, akulloret.

Me rrezik mesatar:
Kosi, qumshti pjesërisht i skremuar, qumështi i skremuar, kosi akullore, mocarela

Me rrezik të ulët:
Djathi i shkrirë, djathi i dhisë, djathi i sojës me përmbajtje të ulët yndrye

MISHI DHE USHQIME TE TJERA

Me rrezik të lartë:
Viç i prerë në copa dhe shpatulla, biftek Sirloin, krahë pule, kroketa pule

Me rrezik mesatar:
Viç i prerë në copa, i ligët, sallatë pule, vezë të fërguara me gjakpë, vezë të skuqura, peshk i skuqur, sallatë me ton, hot dog me mish viçi apo derri, proshutë, gjalp kikiriku, fasule në furrë.

Me rrezik të ulët:
Mish viçi, gjoks pule pa lëkurë, e bardha e vezës, peshk i freskët i gatuar pa yndyrë të shtuar

YNDYRNAT, VAJRAT DHE ËMBËLSIRAT

Me rrezik të lartë:
Çokollata, patatinat e misrit, patatet e skuqura, biskotat me gjalpë me shumë yndyrë, biskotat e llojit braun, bombonte, salcë për salltë me bazë vaj e uthull

Me rrezik mesatar
Biskotat me sasi të ulët yndyre, ketchup

Me rrezik të ulët:
Patatinat e pjekura në furrë, biskotat pa yndyrna, karamelet xhelatinoze, likuirica (jamball), salcë për sallatë me përqindje të ulët yndyre.

PIJET

Me rrezik të lartë:
Likeret, vera, kafe, çaj

Me rrezik mesatar:
Aperitivët joalkoolikë, birra, birra joalkoolike, pijet e ëmbla të gazuara

Me rrezik të ulët:
Uji mineral
/MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago