Acitretina është një ilaç që i përket grupit të retinoidëve, apo derivateve të vitaminës A. Ajo përdoret për të trajtuar proleme të lëkurës, kur ajo është e trashë dhe e ashpër.
Ky ilaç ndalon rritjen e tepër të qelizave dhe keratinizimin e lëkurës. Kjo e fundit është një mekanizëm përmes së cilit qelizat e lëkurës trashen për shkak të depozitimit të proteinave në to.
Acitretina përdoret për të trajtuar format më të rënda dhe më të përhapura të shqetësimeve të lëkurës. Një prej tyre është psoriasa. Përdoret dhe në trajtimin e “ichthyosis”, një sëmundje e lëkurës ku kerratina depozitohet në qeliza duke i keratinizuar, si flokët apo thonjtë.
Sigurisht që është një ilaç që duhet të jepet me recetë nga mjekut, zakonisht nga dermatologu, pasi është profesionisti më me eksperiencë në trajtimet me retinoidë sistemikë.
Për një veprim korrekt të acitretinës, këshillohet të merret bashkë me ushqimin apo qumështin. Përsa i përket dozës, kjo varet nga pacienti, ndërkohë që ndiqet udhëzimet e mjekut.
Doza fillestare e zakonshme për pacientët e rritur dhe të moshuar është 25 mg apo 30 mg një herë në ditë. Megjithatë mundet që pas 2-4 javësh mjeku të japë dozën në bazë të efektit tek pacienti. Por doza maksimale është 75 mg në ditë, dhe kohëzgjatja e trajtimit është maksimumi 3 muaj. Por mund të zgjatet në kohë nëse mjeku specialist e sheh të nevojshme.
Nëse harroni të merrni dozën ditore, nuk është e nevojshme ta kompensoni. Megjithatë duhet marrë sa më parë të jetë e mundur, vetëm nëse ka mbetur pak kohë nga doza pasardhëse. Në këtë rast mos e merni. Për të ndërprerë trajtimin duhet të konsultoheni me mjekun dhe të mos ndërmerrni inciativa personale.
Si të gjitha ilaçet, acitretina mund të shkaktojë efekte anësore. Në përgjithësi janë të lidhura me dozën. Sa më e madhe të jetë doza e përditshme, më i madh është rreziku i shfaqjes së tyre. Pjesa më e madhe e efekteve kolaterale shfaqen në fillim të trajtimit.
Mes efekteve kolaterale më të zakonshme janë tharrja e lëkurës, e mukozës dhe e buzëve. Mund të shfaqen efekte të tjera si:
Ndryshimi në shkallën e rritjes dhe strukturës së flokut
Inflamacion i mukzoës së gojës apo mishrave të dhëmbëve.
Çarje të lëkurës
Ndryshime në ngjyrën e lëkurës dhe flokëve.
Shqetësime me sytë, si tharja e syve, shikim i mjegullt, shikimi i dobët natën.
Acitretina nuk duhet marë në këto raste:
Gratë në shtatzëni apo që dëshirojnë të mbeten shtatzënë në tre vitet e ardhshme
Pacientët me pamjaftueshmëri epatike, renale apo koronare
Alergjikët ndaj acitretinës apo derivateve të retinolit
Pacientët që ndjekin një trajtim me tetraciklinë
Duhet të keni parasysh që acitretina është teratogjenike, dhe nëse një grua shtatzënë e merr atë mund të ketë keqformime të fetusit.
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…