Elektromogarfia (EMG) është një metodë diagnostikimi që të jep mundësinë të analizosh gjendjen shëndetësore të muskujve dhe nervave, kur janë në pushim dhe gjatë një aktiviteti vullnetar që kontrollon lëvizjet.
Emri vjen nga Elektro– imuplse elektrike që maten
Mio– muskul, tregon përfshirjen e indeve muskulor dhe vjen nga greqishtja e vjetër
Grafia– regjistrimi dhe prezantimi i rezultateve
Elektromografia vlerëson funksionin e muskujve, por mund të shoqërohet edhe me elektroneurografi, një metodë e nevojshme për të matu edhe shpejtësinë e përcjelljes së nervave.
Bëhet fjalë për një studim funksion invaziv me një kohëzgjatje nga 30 deri në 60 minuta. Përmes elektrodave specifike vlerësohet e ashtuquajtura “Njësia motor”, një kompleks i përbërë nga motoneurone të pranishme në palcën kurrizore dhe i lokalizuar në brendësi të sistemit nervor qendror, që transporton sinjale jashtë për të kontrolluar direkt ose indirekt muskujt dhe lëvizjen.
Elektromografia duhet të përfshijë para së gjithash një kuadër anamnestik dhe klinik të pacientit si dhe analizave laboratorike deri në atë moment. Mjeku më pas vendos në bazë të këtyre të dhënave dhe simptomave të tij se çfarë analizash të tjera duhen bërë për të diagnostikuar në mënyrë korrekte.
Analiza është e nevojshme në studimin e diagnozës së sëmundjeve neuromuskulore, si:
Ndryshime në ndjeshmërinë e lëkurës si ndjesia si shpim gjilpërash, përgjumja, dysesthesia apo ndjenja e dhimbjes pas një nxitjeje të padëmshme, dobësi muskulore dhe mungesë force të përqendrimit, astrofi muskulore (reduktim i përmasave të masave muskulore), ngërçe muskulore, spazma muskulore, apo kontraktime të pavullnetshme, paralizë e segmenteve të trupit.
Kur ekzaminimi neurologjik ka evidentuar një problem me sistemin nervor periferik, elektromografia është e domosdoshme për diagnozën, vendin, entitetin dhe llojin e dëmtimit.
EMG dokumenton praninë e anomalive funksionale të venave, rrënjëve nervore, muskujve apo nyjeve nervo-muskulore. Gjithashtu vendi ku është ky çrregullim është shumë i rëndësishëm për diagnozën.
EMG gjithashtu është e nevojshme dhe për diagnostikimin e radiokulopative, pra patologji me dëmtim të rrënjëve nervore siç është hernia diskale.
Rekomandohet të ndiqni udhëzimet e specialistit por kini parasysh të hiqni të gjitha bizhuteritë për vendosjen e elektrodave, vishuni me mëngë të shkurtra ose veshje të gjera, shmangni locionet apo kremërat para analizës.
EMG mat potencialin elektrik të pranishëm kur trupi është në pushim dhe gjatë një kontraktimi aktiv vullnetar të muskulit.
Në muskulin ku kryhet analiza vendoset një ose më shumë age të vogla sterile (elektroda) që regjistrojnë aktivitetin elektrik muskulor, ndërsa specialisti udhëzon pacientin në përmbushjen e lëvizjeve të nevojshme për zbulimin e aktivitetit.
Ajo ka tre faza:
Faza e parë vlerëson aktivitetin elektrik në pushim total të trupit.
Faza e dytë regjistron potencialet gjatë një tkurrje të dobët muskulore.
Faza e tretë vlerëson aktivitetin elektrike gjatë një tkurrjeje maksimale.
Specialisti regjistron çdo lloj sinjali dhe vlerëson çdo ndryshim në lidhje me kushtet e pritshme në një motoneuron i shëndetshëm.
Kjo analiz mund të bezdisë disi pacientin, por në përgjithësi është e tolerueshme dhe të gjithë mund ta bëjnë.
Por ka disa raste kur kryerja e elektromografisë nuk rekomandohet:
Ata që kanë protezë, defibrilatorë kardiakë, stimuluesit e trurit, kjo pasi ekziston rreziki i interferencave elektromagnetike.
Ka rrezik hemorragjik tek pacientet me patologji të caktuara, si hemofilia, apo që përdorin antikoagulantë, hollues gjaku. Në këto raste mund të jetë i rrezikshëm përdorimi i elektrodave dhe ageve pasi mund të shkaktojë hemorragji dhe hematoma muskulare. Por për antiagregantët e trombociteve, si kardioaspirina nuk është njohur ndonjë rrezik.
EMG mund të bëhet në rast se jeni shtatzënë./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…