Psikologji

PSIKOLOGJI/ Për çfarë shërben Logoterapia

Ndoshta jeni duke jetuar një moment ku i keni të gjitha, por që ndjeni një zbrazëti në brendësinë tuaj. Të mësoni disa gjëra më shumë për logoterapinë mund tju vijë në ndihmë. Duket sikur të gjitha gjërat që kemi përreth nuk janë të mjaftueshme për tu ndjerë të kompletuar, por çfarë duhet bërë në kësi rastesh?

Logoterapia është një mënyrë e dobishme për menaxhimin e këtyre situatave. Një metodë psikoterapeutike që ndihmon njerëzit të gjejnë kuptimin e jetës së tyre. Shumica e modeleve terapeutike injorojnë një pjesë të dimensionit psikologjik të njeriut, si për shembull dëshira për të kuptuar, dhe kjo është pikërisht ajo që ka si synim të rekuperojë logoterapia.

Çfarë është logoterapia? Një historik i shkurtër
Ajo është teorizuar në Vienë nga psikiatri dhe neurologu Viktor Frankl, në vitet pas psikoanalizës frjodiane dhe psikologjisë individuale të Adler Alfred. Përpjekja e Frankl bazohet në “ për ndjesi”, duke iu kundërpërgjigur doktrinës së Adler që promovon “vullnetin për pushtet”.

Kjo qasje synon të dëshmojë se ekzistenca njerëzore ka një kuptim, dhe kjo merr më shumë forcë nëse konsiderojmë se krijuesi i saj, Viktor Frankl, ishte i burgosur në katër kampe përqëndrimi.

Frankl, siç ka rrëfyer vetë, arriti t’i mbijetojë kësaj përvoje të trishtë pasi gjeti mënyrën për ti dhënë kuptim ekzistencës së tij. Që do të thotë se ai gjeti një logos, termi grek për kuptimin ose të kuptuarit të diçkaje.

NJE EKSPERIENCE E JETUAR

Viktor Frankl në të vërtetë e dinte kuptimin e të jetuarit sipas postulateve të teorisë së tij, pasi ai e zhvilloi këtë praktikë në kampet e përqëndrimit. Ishin ato vende ky Frankl e kuptoi të hiqte dorë nga gjithçka që i nevojitej dhe të përqëndrohej vetëm me thelbin e tij.

Bëhet fjalë për të vetmen mënyrë për të parë burimet brenda vetes sonë që as nuk i imagjinojmë dhe që janë të rëndësishme. Kur nisim të shohim cilësitë e duhura, jeta jonë kthehet në rifitimin e kuptimit dhe ndjehemi të lumtur.

PRAKTIKA NË TERAPI

Nga ajo që folëm më sipër, e kuptojmë pse psikodramat janë kaq të rëndësishme në terapi. Me fjalë të tjera, kryen dramatizime me pacientët për të njohur thelbin e tyre.

Nëse secili prej nesh do të merrte një minutë për të menduar se jeta merr fund në një çast, do të pësonte ndryshime vërtetë domethënëse. Këto ndryshime duhen praktikuar në jetë për të dalë e për të arritur kuptimin e vërtetë të jetës, apo Logos. Frankl ka konfirmuar:

“Në kërkim të kuptimit nuk është një titull gjenial për një libër. Është një përkufizim i qënies njerëzore. Qenia njerëzore është një kërkues i kuptimit”.

Eksperienca e Frankl në kampet e përqëndrimit e bën atë të përmbledhë të gjitha idetë e tij në një libër të titulluar: “Në kërkim të kuptimit të jetës”. Një nga frazat më enigmatike që përmban mendimi i këtij autori dhe që i përket filozofit Niçe thotë: Kush ka një PSE për të jetuar, mund të durojë pothuajse çdo mënyrë

Përmasa ku ndërhyrn logoterapia është ajo ekzistenciale. Personat që jetojnë konflikte vlerash apo përmes krizave ekzistenciale mund të përfitojnë shumë prej saj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago